Berisha: Qëndrimet e mia për LSI-në? Ishin fjalë kazani

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kryeministri Berisha fton Ilir Metën në qeveri, të cilin më parë e kishte cilësuar si gjysmën e një molle të kalbur


TIRANث - Vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, Kryeministri Sali Berisha, përsëriti për të disatën herë se nuk do të bënte koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. "Aq sa mund të bëj me Partinë Socialiste, aq mund të bëj me Lëvizjen Socialiste për Integrim. As me njërën dhe as me tjetrën, absolutisht. Nuk janë për koalicion, nuk janë këto forca politike. Më thuaj t'i mua se çfarë dëgjove nga programi i tyre, më thuaj, dil e bëj një anketë, pyet 100 shqiptarë dhe nëse do të thonë një fjali të vetme nga programet e dy forcave...",- u shpreh Berisha, vetëm pak ditë para zhvillimit të zgjedhjeve.

Por, sot, në kushtet kur Berisha nuk mori votën e shqiptarëve, dhe për të qëndruar në pushtet i duhen medoemos edhe votat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kryeministri Sali Berisha ndryshon krejtësisht qëndrim. Tanimë, me katër votat e LSI-së, Kryeministri ka shumë besim se LSI-ja ka një program të përafërt me PD-në. Ashtu si katër vite më parë, ku Berisha u detyrua të lidhte koalicion me kryetarin e PAA-së, Lufter Xhuveli, edhe kësaj here, ai bën pazar me një tjetër parti të majtë, me partinë, të cilën deri para pak kohësh e kishte cilësuar si gjysma e një molle të kalbur. Por, këtë deklaratë, për të cilën Kryeministri Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi, e ka cilësuar thjesht limonadë elektorale, teksa është pyetur nga mediat.

"Ah, me limonada elektorale merresh ti...Si thotë Konica, fjalë kazani...!",- tha Berisha, duke ftuar Metën që të bëhet pjesë e qeverisë së djathtë. "Jam këtu për të ftuar publikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të krijuar së bashku një qeveri të re, që do të mund ta quanim qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Siç deklarova dy ditë më parë, sovrani na dhuroi fitoren, por diktoi koalicion. Nga partitë, me të cilat programet janë më afër, është LSI-ja. LSI-ja, në programin e saj ka si yll polar integrimin e Shqipërisë në BE. LSI-ja, në programin e saj ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI-në e ftoj, gjithashtu, me bindjen time se kjo nuk ka të bëjë me shifrat në Parlament, por ka të bëjë me faktin se ajo është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë",- tha dje Berisha.

Kreu i ekzekutivit fajësoi të majtën për gjendjen aktuale, teksa u shpreh se nuk ishte fajtor për Dushkun e 2005-ës apo edhe për grevën e urisë të zhvilluar nga LSI-ja, pavarësisht se kjo e fundit ndërmori këto lëvizje për shkak të marrëveshjes PD-PS.
"Në fakt, kjo parti, siç e di çdo shqiptar, në dy zgjedhjet e fundit ka qenë objekt real i një persekutimi të pamerituar ligjor, i një trysnie jodemokratike, fatmirësisht, aspak të lidhura me Partinë Demokratike, e cila është parti, që nuk i bazon qëndrimet e saj në eliminime dhe trysnira, por në qëndrime ligjore dhe parimore. Nuk jemi ne që e dëmtuam atë përmes "Dushkut" në 2005-ën.

Nuk jemi ne që imponuam grevën e urisë. Jeni dëshmitarë që kam bërë thirrje të përsëritur në atë periudhë, që të gjendet gjuha e përfshirjes dhe jo e përjashtimit",- tha Berisha. Kryeministri i vendit shtoi se, koalicioni aktual fiton një zgjerim më të madh sesa katër vitet e shkuara. "Unë mendoj se Lëvizja Socialiste për Integrim, në interesin më të mirë të vendit, duhet ta shqyrtojë dhe ta vlerësojë me sens pozitiv ftesën time të sinqertë, sepse pavarësisht se për të gjitha forcat politike të vendit, është e qartë se sovrani, përveçse votoi koalicionin tim, duke e nxjerrë atë si forcë e parë, ka votuar për koalicion dhe është në ABC-në e politikës dhe në moralin e saj, që vota e tij të lexohet me korrektesë dhe ndershmëri.

Kam besim se kjo forcë politike, që ka si qëllim integrimin, reformat për punësimin, do t'i përgjigjet pozitivisht ftesës sime të hapur dhe të sinqertë",- tha ai. I pyetur për koalicionin me PR-në, Berisha theksoi se Partia Republikane është pjesë e koalicionit, por me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, PD-ja zgjeron ndjeshëm bazën elektorale, si dhe spektrin programor të koalicionit të qeverisë së ardhshme. "Përfshirja e LSI-së ka disa arsye madhore: tejkalon 50 % të votave, krijon bazën morale dhe ligjore të plotë për të qeverisur, ka pika të përbashkëta programore. Jo rastësisht z. Meta ishte vendosur në krye të Komisionit Parlamentar të Integrimit.

Ky është, të jemi realistë, varianti më i përshtatshëm për vendin, sepse në këtë mënyrë do të ketë një qeveri solide, eficente, të fortë dhe do të ketë një opozitë, gjithashtu, solide",- tha ai, duke shtuar se koalicioni me LSI-në nuk është pazar karrigesh, por koalicion integrimi.
Shekulli
 
Deklarata e Berishës më datën 24 qershor
Aq sa mund të bëj me Partinë Socialiste, aq mund të bëj me Lëvizjen Socialiste për Integrim. As me njërën dhe as me tjetrën, absolutisht. Nuk janë për koalicion, nuk janë këto forca politike. Më thuaj ti mua se çfarë dëgjove nga programi i tyre, më thuaj, dil e bëj një anketë, pyet 100 shqiptarë dhe nëse do të thonë një fjali të vetme nga programet e dy forcave

Deklarata e djeshme
Nga partitë, me të cilat programet janë më afër, është LSI-ja. LSI-ja, në programin e saj ka si yll polar integrimin e Shqipërisë në BE. LSI-ja, në programin e saj ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI-në e ftoj, gjithashtu, me bindjen time se kjo nuk ka të bëjë me shifrat në Parlament, por ka të bëjë me faktin se ajo është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë


Deklarata e Berishës më 14 mars
Duke thënë këtë që nuk ka koalicion, theksoj se politika është arti i zgjidhjes së problemeve. Si PS-ja dhe LSI-ja, janë një mollë e kalbur, e ndarë më dy pjesë janë


Deklarata e djeshme e Berishës

Ah, me limonada elektorale merresh ti...Si thotë Konica, fjalë kazani...!
 
te besh elektorat eshte tjeter gje,, te qeverisesh eshte prap tjeter gje..

Berisha e vendos tani Meten kryetar parlamenti ose zevendes kryeminister dhe mbas gjasht muajsh e kap ne ndonje gabim dhe e shkarkon nese nuk ka interes.
 
te besh elektorat eshte tjeter gje,, te qeverisesh eshte prap tjeter gje..

Berisha e vendos tani Meten kryetar parlamenti ose zevendes kryeminister dhe mbas gjasht muajsh e kap ne ndonje gabim dhe e shkarkon nese nuk ka interes.

Kur ben elektoral mashtron kur bon qeveri shet postat ktu eshte ndryshimi?
Hahhahahha ME bo me e shkarku e mer e majta pushtetin... KShu qe do sdo do i lepihet...
 
Kur ben elektoral mashtron kur bon qeveri shet postat ktu eshte ndryshimi?
Hahhahahha ME bo me e shkarku e mer e majta pushtetin... KShu qe do sdo do i lepihet...

keto taktika qe ka bere Berisha kesaj radhe do te futen ne historine e politikaneve te medhej.

per te shkarkuar,, ne vend.

kryeministri ka te drejte te shkarkoje nje minister per nje fjal goje.

por Berisha do ta perdore Meten per ti ju kundervene socialisteve aktuale per ti demaskuar, percare, dhe sunduar ashtu sic i ka bere ka 12 vjet.
 
Nese ka nje çmim me të cilin Berisha i blen këta lengaraqer si Ilir Meta, edhe Kodi Zgjedhor duhet te vendose një standard per deputetin.Ai që shperdoron voten dhe besimin e shqiptareve, te ndeshkohet me gjobe ose me burg.
 
me keto pazare qe po behen tani e favorizojne dhe me teper PS per zgjedhjet e tjera qe nuk do ishte ndonje cudi dhe te jene te parakoheshme
meta u bashkua me PD pasi do qe te laje borxhet qe ka marre nga biznesmenet e ndryshem per fushate dhe kjo eshte mynyra per ti shlyer(qe dihet duke vjedhure)
ndersa SALA para votime deklaronte nje qeveri te ardheshme me dieta por po ndodhe e kunderta pasi llogariten te shtohen dhe 2 ministri te tjera dhe keshtu mban te kenaqure aleatet e tij
 
Standartet duhet te ishin vendosur para se ish presidenti Mojsiu te nxirrte listen pak dite para zgjedhjeve te kandidateve qe nuk duhet te kandidonin per deputet.
Po faj kane shqipetaret qe votojne per nje te kandidat te tille si Ilir Meta i cili premtonte ndryshimet e medha.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top