Behu ti i tille!

Ku të gjejmë ca njerëz që edhe kur na këshillojnë përpiqen ta gjejnë mënyrën më të bukur , që mos të na lëndojnë?

Ku të gjejmë ca njerëz që kur na shohin një të metë na e mbulojnë?

Ku të gjejmë ca njerëz që edhe kur gabojmë ndaj tyre na justifikojnë?

Ku të gjejmë ca njerëz që kur na japin me dorën e djathtë nuk e sheh dora e majtë?

Ku të gjejmë ca njerëz që për gëzimin tonë gëzohen e për mërzinë tonë ndjejnë dhimbje bashkë me ne?

Ku të gjejmë ca njerëz që kur bota na rrokulliset luten për ne dhe na thonë "mos ke frikë ja ku më ke"?

Ku të gjejmë ca njerëz që na ftojnë kah e mira dhe na largojnë nga e keqja?

Ku të gjejmë ca njerëz që na duan sinqerisht, pa interes neve dhe familjet tona?

Ku të gjejmë ca njerëz që na kujtojnë se adhurimi ndaj Zotit është primar dhe se gjërat duhet bërë për Zotin i Cili nuk na humbë asnjë vepër të mirë ndonëse krijesat i harrojnë?

Ku të gjejmë ca njerëz që kur qajmë na fshinë lotin, na kujtojnë fuqinë dhe ndihmën e Zotit?

Mos thuaj: "NUK EKZISTOJNË TË TILLËT" por bëhu ti " NJË NGA TË MIRËT"!

|Emine Bajrami|
 
Une njoh te tille, falenderoj Zotin :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top