BE rekomandon rikthimin e rregullave të karantinës për udhëtarët e pavaksinuar nga SHBA-të

BE rekomandon rikthimin e rregullave të karantinës për


Zyrtarët e Bashkimit Evropian thonë se blloku pritet t’u rekomandojë vendeve anëtare të rivendosin kufizimet e COVID-19 për udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara, ku rastet e reja dhe shtrimet në spital janë rritur ndjeshëm javët e fundit.

Zyrtarët, të cilët folën me gazetarë në kushte anonimiteti pasi politika e BE-së për kufizimet është ende duke u rishikuar, thonë se Shtetet e Bashkuara mund të hiqen që këtë javë nga një “listë vendeve të sigurta”, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë në 27- vendet anëtare të bllokut pa kufizime shtesë, të tilla si karantina dhe kërkesat e testimit.

Rekomandimi pritet të bëhet nga Këshilli Evropian, i cili rishikon listën e udhëtimeve të BE-së çdo dy javë. Kufizimet e sugjeruara megjithatë, nuk do të jenë detyruese për vendet anëtare, pasi nuk ka një politikë të bashkuar për udhëtimet dhe vendet anëtare janë të lira të vendosin rregulloret e tyre.

BE-ja hoqi shumicën e kufizimeve të udhëtimit për turistët amerikanë në qershor, edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë mbetur të mbyllura për udhëtarët evropianë.

Pragu për të qenë në “listën e sigurt” të BE -së është një shkallë infeksioni jo më e lartë se 75 raste të reja për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit. Shifrat e fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë një normë prej më shumë se 300 rastesh të reja për 100,000 banorë.

Javën e kaluar, rastet e reja ditore ishin mesatarisht më shumë se 150,000, një shifër që i ngjason muajit të pikut në janar dhe shkurt të këtij viti. Shtrimet në spital të lidhura me COVID-19 gjithashtu janë rritur në rreth 100,000, një numër që nuk është parë që nga fillimi i shkurtit.

Artikull i VOA
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top