Bayer Leverkusen

Smirnoff

Anëtar i Nderuar
Leverkuseni mposht Verderin, 1-0

Mbrojtësi çek, Kadlec, i jep fitoren “aspirinave” në fundin e ndeshjes me Bremenin e Tomas Shaf

Leverkuseni ka arritur të marrë tri pikët e para të këtij sezoni duke mundur në shtëpi 1-0 skuadrën e Verder Bremenit. Portieri më i ri i Leverkusenit, i huazuar nga Shtutgarti, Bernd Leno, zhvilloi një ndeshje fantastike duke ua mohuar miqve mundësinë për gol. Leverkuseni do të priste minutën e 86’ për të kaluar në avantazh teksa ka qenë Mikal Kadlec ai që ka shënuar duke i dhuruar fitoren e parë skuadrës së Robin Dut.

Në pjesën e parë Leverkuseni luajti më mire, por edhe Verder Bremen u shfaq rrezikshëm përmes një rasti të humbur nga Lenart Taj. Në minutën e 36’, 19-vjeçari pati mundësinë për të shënuar por gjuajtja e tij nuk përfundoi në kuadrat. Ndërkohë edhe Leverkuseni shpërdoroi raste pa fund.

Në minutën e 13’ Renato Augusto godet fort në portë, por topi pritet nga Tim Vise, i cili i mohoi disa mundësi për shënim edhe Stefan Kiesling. Në pjesën e dytë ishte Andre Shurle ai që i dha më shumë ritëm lojës së vendasve. Talenti 20-vjeçar i kombëtares gjermane rrezikoi seriozisht portën e Verderit në minutën e 65’, por pa mundur të shënojë.

Katër minuta para mbylljes së takimit, Kadlec shënon dhe golin e avantazhit. اeku kësaj radhe u tregua i saktë me gjuajtjen e tij. Edhe Eren Derdiok pati mundësi ta dyfishonte rezultatin në minutat shtesë, por topi i tij u prit nga Vise. Leverkusen ka tri pikë po aq sa dhe Verderi që ka shënuar një gol më tepër.

K’lautern 1-1 Augsburg: Kaizerslauten arriti të marrë një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Augsburgut falë golit të sulmuesi izraelit, Itai Shehter, i cili realizoi 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt duke neutralizuar avantazhin e miqve. Augsburgu kaloi i pari në avantazh në minutën e nëntë përmes golit të Molders, i cili mori një pasim nga Daniel Banier pas një përgjumjeje të mbrojtësit brazilian Rodnei.

Në këtë mënyrë Molders regjistroi dhe golin e tij të tretë në këtë sezon. Ai do të rrezikonte sërish në minutat e fundit të takimit, por ishte një ndërhyrje e Kevin Bukurosh ajo që i hoqi mundësinë për shënim. Augsburgu ndodhet në kuotën e dy pikëve ndërsa Kaiserslautern ka shijuar pikën e parë.



Hasan Salihamixhiç

As Bajerni nuk e di se si fitoi ndaj nesh

Mesfushori më i ri i Volfsburgut, Hasan Salihamixhiç, është shprehur i zhgënjyer për humbjen që skuadra e tij pësoi pasditen e së shtunës në ndeshjen kundër Bajernit të Mynihut. Vendasit pësuan një gol të realizuar nga Luis Gustavo në minutat shtesë të takimit prandaj kjo e ka mërzitur edhe më shumë ish-mesfushorin e Juves: “Jam jashtëzakonisht i zemëruar.

Ne luajtëm mirë dhe shënuam një gol të rregullt, por gjyqtari e anulloi dhe fitorja i shkoi Bajernit, të cilët as vetë s’ishin të bindur për mënyrën se si fituan, – ka thënë Salihamixhiç për faqen zyrtare të klubit. – Mendoj se e kontrolluam mirë pjesën e parë. Duhet ta kishim zotëruar më tepër topin, çka mund të na lejonte të fitonim më shumë hapësira, edhe pse asnjëherë s’është e lehtë kur luan ndaj Bajernit.

Mendoj se rezultati më i drejtë do të ishte barazimi”. Volfsburgu për momentin renditet në vendin e pestë të klasifikimit teksa ka marrë tri pikë në dy ndeshje të luajtura, po aq sa dhe Bajerni i Mynihut që në takimin e parë u mund në shtëpi nga Mynshengladbah.
 
Pe: Bayer Leverkusen

Kam pershtypjen se hapja e temave te vecanta per secilin ekip eshte pak e tepert. Do ishte me e rruges qe informacionet mbi kampionatin Gjerman te gjitha te postoheshin nen nje teme te vecante per kete kampionat. :biciklete:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top