Barbari në burgun grek të mbushur me shqiptarë: Të dënuarit me kancer lihen të vdesin si qen

MrCool

Old School.
Shiko fotografinë 1690545

Shiko fotografinë 1690546

KUJDES! PAMJE TË RËNDA !

Greqia është vendi me sistemin më të keq të burgjeve në Bashkimin Europian, por edhe më gjerë. Këtë fakt e ka nxjerrë edhe një reportazh i BBC fillimisht dhe më pas vizita në burgje e zyrtarëve të Humans Rights Watch, të cilët kanë konstatuar kushte të tmerrshme.

Raportet janë fokusuar në burgun famëkeq të Koridalos, ku vuajnë dënimin një numër i madh shqiptarësh. Në këtë burg, janë konstatuar kushte të tmerrshme për të burgosurit, dhoma të mbushura mbi limitimin e tyre dhe shërbimi minimale ose thuajse fare, raporton Albeu.com.

Gjithashtu, mungesa e vëmendjes ka bërë që edhe të dënuar me sëmundje të pashërueshme të lihen të vdesin në qeli për një firmë mjeku që të konstatojë problemin e tyre.

Mediat greke i janë referuar një të sëmuri me kancer në gojë, i cili është 95 vjeç, por nuk e lenë të dalë sepse nuk ka mjek që të firmosë sëmundjen e tij.

Pamjet e publikuara nga Zougla.gr janë të rënda. Mediat greke i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar gjendjen në burgje duke i cilësuar ato si pasqyrë e vendeve të botës së tretë dhe jo të një shteti, pjesë e Bashkimit Europian. /albeu.com/
 
Kjo eshte per tu rrenqethur mishi...vertet kam shume per te then por eshte me mire te hesht sepse do hy thell ne politike dhe do kthehet ne debat. Shume e tmerrshme, as kafsha nuk duhej trajtuar ne kete menyr barbare e jo mo njeriu. Humanizmi nuk egziston me, eshte kthyer thjesht ne nje iluzion!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top