Banorët e Krushës apel Lulzim Bashës. “Dorëzo filmimet e masakrës”

Guest2

Antarë i Respektuar
mett.jpg


21 vite më parë Krusha e Madhe u bë dëshmitare e një prej masakre të paprecedent në historinë e Europës Moderde.

Një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATOS ndaj Servisë, këtu në këtë vend më 24 mars të vitit 1999, forcat serbe që kishin rrethuar fshatin gjetën grupe familjesh krushiane prej të cilave Ekzekutuan 241 djem dhe burra.
Plagët e kësaj masakre më madhja gjatë luftës çlirimtare në Kosovë thotë i dërguari Top Channel në Krush Muhamed Veliu, nuk janë shëruar ende. Ato janë hapur përsëri në një kohë kur disa prej udhëheqësve të UCK po përballen me akuza në Hagë.
Ishte një mëngjes i acartë Marsi kur një skuadër e ushtrisë serbe nisëm bastisjen dhe djegien e 850 shtëpive të Krushës së Madhe.
që ndodhet rreth 70 kilometra në jugperëndim të Prishtinës. Pasi vecuan gratë dhe femijët ekzekutuan burrat.
Kjo varrezë është dëshmia e dukshme e asaj cfarë ndodhi në Krushë. Por ka edhe dëshmi të tjera për cilat Selami Hoti bën këtë apel.
21 vite më pas në këto kohë të vështira për Kosovën të gjithë ne jo që nuk duhet ta harrojmë gjakun e derdhur në Krushë, por me çdo kusht e çdo çmim duhet t’ja përcjellim brezave këtë kosto të lirisë të Kosovës.
Banorët e këtij fshati në shenjë përkujtimi të 64 personave që u zhdukën nga serbët, i kanë hapur varret për të gjithë ata , por këto varre vazhdojnë të jenë të zbrazëta. Nga Krusha për Top Channel Muhamed Veliu.


Top Channel
 

Attachments

  • mett.jpg
    mett.jpg
    75.2 KB · Shikime: 0
  • mett.jpg
    mett.jpg
    75.2 KB · Shikime: 0
Shpifje,
Shpifje,
Shpifje,
Kazan,
Kazan,
Kazan,

Saluli vocerr nuk ka qene kurre ne Kosove, nuk ka punuar kurre per Unmik, nuk ka qene kurre ne Krushe e mbi te gjitha nuk e njeh fare kete Milaim B.

Nga burime te sigurta ky Milaim B, qe pretendon se i ka dhene kaseten e xhiruar vete mbi masakren e Krushes eshte nje kokrra e komunistit, nje agjent i 7-fishte serb, grek, bullgar, rumun, maqedonas, hungarez,kinez,pakistanez,taxhikistanas,togolez,nigerian, haitian dhe hajvan.

Nga burime akoma me te sigurta ky Milaim B, nuk eshte as shqiptar, askush nga familja e tij nuk ka vdekur ne masaker e mbi te gjitha eshte nje person qe nuk ekziston.

Mjaft, mjaft, mjaft e perlyet figuren e paster te salulit, ai ka dhene prova familjarisht (me pashaporte dhe rezidence) qe jep edhe jeten per atdheun e tij Hollanden....upssss ndjese, Shqiperine desha te them.

?
 
Qe kur filloi tu nxjerr mrom qe osh nip n'kosove e bla bla dukej sikur kerkonte t'justifikonte dicka ne lidhje me rolin e tij n'kosove. Mire qe sna doli kusheri me Adem jasharin se dhe lul damotja gjyshin e paska me origjine nga Drenica.
 

BBC mori vetëm 2 minuta filmime/ “Basha mori kasetën me 45 minuta që dokumentonte masakrën e Krushës”​

Bashasss.jpg
Video e BBC-së e 4 prillit 1999 sensibilizoi botën për masakrën e serbëve ne Krushë të Madhe të Kosovës. Por BBC transmetoi vetëm 2 minuta të asaj video e cila kishte 45 minuta xhirime.

Ky ishte edhe shkaku që UNMIK iu drejtua me urgjencë Krushës së Madhe për të kontaktuar Melaim Bellanica që kishte parë nga afër masakrën e serbëve dhe që kishte marrë guximin duke rrezikuar jetën, duke e dokumentuar atë me pamje filmike. Kjo është deklarata e Melaim Bellanica ne prill te vitit 2019 për insajder ne lidhje me materialin qe kishte xhiruar.
“Në BBC për herë të parë është transmetuar. E ka pas e ka marr kopjen, unë mandej origjinalin ia kam dhënë Lulzim Bashës”.
Më tej ai rrëfen edhe takimin që pati me dërgatën e UNMIK ku pjesë e saj ishte Lulzim Basha.
“A je Melaim Bellanica ti? I thash po. A ban me zbrit poshtë? Kam zbrit poshtë dhe më kanë çuar në sallone si kuzhinë. Prej atij momenti deri në 6 të mëngjesit deklarata që më kam dëshmuar më kanë filmuar si dëshmi dhe ia kam dërguar. Ata kanë marrë kopjen origjinale që ia kam dhënë Lulzim Bashës. Basha ka qenë përkthyesi i gjyqit të Hagës, ai ka ardhur bashkë me të. Ka qenë një Raxha Morgen, indian ishte me të, nuk e harroj kurrë emrin e tij. Me të kam biseduar se unë ia jap kasetën, por me më larguar prej këtu. Edhe pse Gjykata e Hagës nuk e bën një gjë të tillë më ndihmuan. Ata nuk bënë atë që më premtuan. Më lanë në Shqipëri dhe më lanë në mjerim”
Përveç këtyre minuta të shkurtra asnjë provë tjetër nuk ekziston, pasi kaseta tronditëse e Bellanicës, origjinali ndodhet në duart e Bashës, të paktën siç deklaron vetë dëshmitari Bellanica në dëshminë e tij së fundmi dhe për Top Channel pasi kryedemokrati publikisht disa ditë më parë mohoi se ta ketë takuar Bellanicën, e madje ta ketë marrë kasetën me dëshminë.
“Lulzim Basha ti shumë mirë po flet ama ti e di shumë mirë që e ke atë xhirim që unë e kam bërë vete, kur ke ardhur në Kukës ke ardhur me helikopter dhe më ke thanë më mirë ruhen tek unë si punëtor i Hagës. Unë po befasohem qysh po mundesh me thanë që po gënjej personi që jam adekuat, jam gjallë, mua më ke drejtë për së drejti unë nuk të iki ty, ti je ka ik nga unë”, tha i për Top Channel.
Por këto pamje janë zhdukur dhe për këtë enigma mbetet për videon ku pretendohet se janë viktima 255 banorë të zonës së Krushës. Ne intervistën e 2019-es Bellanica përmend edhe emra serbë, por që tashmë nuk mund të faktohen pasi kaseta është zhdukur dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës nuk po merret me krimet e serbëve, duke e fokusuar betejën në ndëshkimin e atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës, ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Top Channel
 

Attachments

  • Bashasss.jpg
    Bashasss.jpg
    84.2 KB · Shikime: 0
  • Bashasss.jpg
    Bashasss.jpg
    84.2 KB · Shikime: 0
Burimi i lajmit : Top Channel i Ben Blushit dhe Muhamet Veliu i ERTV. Njeri politikan i PS tjetri gazetar i partis.??
Nje pyetje kam une: Ky deshmitari qe ja paska dorezuar Bashes videon ku ka qene gjithe kto vite por kujtohet mbas 20 vjetesh qe ja paska dhene Bashes? E dyta cfar interesi do kishte Basha ta fshihte videon? Kur ky ja paska dorezuar BBC dhe e ka trasmetuar pse duhet tia jepte Bashes per ta fshehur?
Genjejne por genjejne trashe. Ndryshoni regji njehere qe ta beni pak me te besueshem ?
 
Dhe me e forta se paska qen dhe Dash Peza i Rames kur ky deshnitari jepte intervista te BBC ?
 
Per te hedhur poshte ket mashtrim qe sipas Tomkes eshte e vertete. ?

Akuzat për Bashën/ Ish-deputeti i PS, Dashamir Peza del me tjetër tezë: Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe në OKB!​

16 Nëntor, 2020 15:08 | 1 657 shfletime
dashamir-peza-intervistuar-nga-Rakipllari-770x390.jpg

lg.php

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Dashamir Peza në një rrëfim ekskluziv me Drejtorin e Përgjithshëm të Informacionit dhe Programacionit në News24, Robert Rakipllari hodhi dritë në lidhje me një ngjarje të 22 viteve më parë, masakrën e Krushës së Madhe, e rikthyer në vëmendje pas akuzave të artikuluara edhe nga kryeministri Rama, se kasetën me filmime të kameramanit amator Milaim Bellanica, e ka Lulzim Basha, në kohën kur punonte për UNMIK-un në Kosovë.
Ndryshe nga sa thuhet, Peza, në atë kohë përkthyes i një ekipi të BBC-së tha se është takuar vetë me këtë kameraman dhe se kasetën ia ka dorëzuar BBC-së. Ai po ashtu tha se beson që kjo kasetë mund të jetë dorëzuar nga ekipi i BBC-së, pranë OKB-së, pasi kjo e fundit edhe e ka marrë në pyetje kameramanin që filmoi masakrën ku shfaqen të vrarë më shumë se 250 vetë.
lg.php

lg.php




lg.php

lg.php

Robert Rakipllari: Pra, përfaqësues të OKB e kanë marrë në pyetje psi dëshmitar Milaimin…
lg.php

Dashamir Peza: Po, kanë bërë një intervistë për dëshminë e tij, se çfarë kishte parë ai. Unë do thoja që akti i tij është tepër heroik. Të gjithë u impresionuam, pasi vuri jetën e vetë në rrezik dhe të nënës së tij që mbajti kasetën. Deri dje isha krenar që isha pjesë e kësaj historie edhe pse sot lajmi ka marrë një rrjedhë të padëshiruar. Jetojmë në një periudhë ku loja me fatin dhe personalitetin e tjetrit është kthyer në të pacipë, dje po thoja pse më qëlloi fati të isha pjesë e saj.

Robert Rakipllari: Jeni takuar më me të pas këtij momenti?
Dashamir Peza:
Jo nuk e kam takuar, nuk kam mbajtur më kontakte
lg.php

Robert Rakipllari: Ai pretendon se ka bërë padi në prokurori për çështje pagesash…
Dashamir Peza: Kush duhet të paguante, unë?

Robert Rakipllari: Ai përmend prokurorin Rakipi…
Dashamir Peza:
Është kaq e paparitur për mua, jam shkëputur nga mediat e lajmet duke jetuar edhe në fshat, por po të them që deri dje se kam pas idenë që kjo histori ekziston dhe unë qënkam i akuzuar. Nëse do kishte ndonjë pagesë, të pyetet BBC nëse ka akorduar ndonjë shumë për të dhe ka dashur t’ja japë përmes meje, por që unë s’ja kam dhënë kjo nuk qëndron. Por unë besoj që media të tilla të fuqishme nuk paguajnë për lajme, e ka kriter BBC.
lg.php

Robert Rakipllari: Zoti Bellanica, pretendon që këtë kasetë ia ka dhënë Lulzim Bashës që punonte në UNMIK dhe se e ka zhdukur ai…

Dashamir Peza:
Nuk kam asnjë lloj dijenie. Di që përfaqësuesit e OKB kanë bërë një intervistë me Melaimin, mbaj mend që është intervistuar.

lg.php

Robert Rakipllari: Ka qënë Basha?
Dashamir Peza:
As e kam njohur, as ia kam idenë kush ka qënë Basha në atë kohë.
Robert Rakipllari: Ju dini që kasetën e ka dhënë tek BBC e cila e ka dorëzuar pranë OKB?
Dashamir Peza:
Këtë përshtypje kam, por kanë kaluar 22 vite. Kështu besoj se ka ndodhur se ka pas kontakt mes tyre. Nuk do habitesha ta kenë marrë përfaqësues të OKB
Robert Rakipllari: Si përfaqësues politik dhe anëtar i PS, si e gjykoni këtë debat kur udhëheqësit politikë të Kosovës janë të akuzuar në Hagë për krime lufte dhe këtu ka polemika mes palëve?
Dashamir Peza:
UCK është forcë e lavdishme dhe ashtu duhet të mbetet. Shqiptarët të jenë bashkë për t’i qendrurar në krah luftëtarëve të lavdishëm të UCK. Përtej arritjeve si njohje politike ka momente kur klasat politike të kalojnë përtej interesave imediate, të jenë bashkë dhe t’i rrinë në krah këtyre njerëzve që kanë udhëheqyur një luftë të jashtëzakonshe që meriton respektin dhe përuljen tonë.
(m.a/BalkanWeb)
 

Attachments

  • dashamir-peza-intervistuar-nga-Rakipllari-770x390.jpg
    dashamir-peza-intervistuar-nga-Rakipllari-770x390.jpg
    56.8 KB · Shikime: 0
  • dashamir-peza-intervistuar-nga-Rakipllari-770x390.jpg
    dashamir-peza-intervistuar-nga-Rakipllari-770x390.jpg
    56.8 KB · Shikime: 0
Taulant Balla sot: Basha sponsorizohet nga Rusia!
Njeher Serbia, tani Rusia. Na esht bere Basha agjent 007 ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top