Banesa Shqiptare

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Banesa popullore shqiptare në hapësirën shqiptare, brenda kufijve politikë të shek. XX, ruan ende një pasuri të rëndësishme dhe njëherazi radikale të kategorisë ndërtimore banesa popullore. Banesat popullore shqiptare dallohen për tipologjitë e tyre të larmishme dhe të pasura, si ato qytetare dhe ato fshatare. Zhvillimi më i fuqishëm i banesave të strehimit ishte gjatë shek. 18-19. Meqenëse është e vështirë të ilustrohen të gjitha llojet e ndërtesave popullore shqiptare, një klasifikim i përgjithshëm (sipas Emin Reza-s) do i klasifikonte ndërtesat banuese në katër grupe kryesore:
  1. Banesa me vatër zjarri
  2. Banesa me hajat
  3. Banesa me çardak
  4. Banesa Kulla Qytetare
Ne kete teme mund te sjellim ilustrime te shtepive te vjetra qofte vetem si foto, por me e mira do ishte dhe me emrin e saj, apo me ndonje pershkrim te shkurter! :)
.....................


Banesa shkodrane e familjes “Ramiz Bekteshi";
268426607_216014107363618_5576679636664058306_n.jpg

269593963_216014124030283_7031536929373951969_n.jpg

269546422_216014134030282_3370637805969906255_n.jpg

268797366_216014034030292_3584157617938322383_n.jpg


Monument Kulture, Kategoria I- rë shpallur, në vitin (1977) nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, me vlera arkitekturore dhe dekorativo-artistike.
Banesë shkodrane 150 vjeçare me kompozim horizontal, e vendosur në një truall të gjërë, e shkëputur nga rruga nga e cila ndahet me mure të lartë. Ndërtim dy katësh prej guri, e tipit me çardak ku përfshin odën e miqve dhe hajatin.
Mjedisi i odës së miqve është përfaqësues i tipologjisë së fund shek- XVIII dhe fillim shek-XIX ku vlerësohet zbukurimorja e oranmentikës së brendësisë të mjedisit, mjeshtëria e daltimeve në dru në shumë elementë si tavani, dera e gdhendur, sergjeni, volumi trapazan-musander, dritaret, dollapet e murit dhe oxhaku dekorativ, punuar në allçi i plazmuar në vend.
Banesa (trualli) i është blerë Familjes Ura në fillim shekullin e XX - të, dhe mban emrin e tregtarit Ramiz Bekteshi, i cili kishte në pronesinë e tij toka në të gjithë zonën e Nën Shkodrës si dhe një " Dugaj" në Pazarin e Shkodrës. Ramizi merrej me eksport – importin e mallrave me shumicë nga Kosova, Mali i Zi, Serbia, Manastiri, Bullgaria dhe anasjelltas, pra në gjithë Rumelinë e asaj kohe, deri në vitet 1944. Ai, ishte një njeri i ditur dhe tregtar i respektuar në Pazar. Ramzi shquhej për vlera kombëtare mjaft të zhvilluara. Flet dhe shkruan shumë mirë turqishten, frëngjishten e përsishten. Banesa e Ramizit, thënë nga trashëgimtarët e sotëm, ka shërbyer shpesh edhe si zyrë, gjë që presupozonte vizita të shpeshta për çështje të ndryshme tregëtare.
Ai vdiq në moshën 65 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme.
Ramizi ka tre trashëgimtar, Besnik, Valdet, e Bashkim Bekteshin. Sot banesa po përjetësohet nga i biri, Bashkimi, me profesion mekanik, i cili krahas banesës ka trashëguar edhe pajën 95 vjeçare të mamasë së tij, Xhevahires (sendukët, pasqyrën, qilimat, baulet, jastekët ‘guf’ qendisur e pikturuar në mëndafsh). (marre nga Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër)
 
Ishte nje liber, i nje shtepie botuese qe per momentin nuk po e mbaj mend, por fliste per arkitekturen Shqiptare. Ishte goxha interesant si liber, mendoj duhet ta shikosh nje here.
 
Ishte nje liber, i nje shtepie botuese qe per momentin nuk po e mbaj mend, por fliste per arkitekturen Shqiptare. Ishte goxha interesant si liber, mendoj duhet ta shikosh nje here.
i kam disa libra qe flasin per ark. shqiptare :)
 
Banesa shqiptare?
Pervec kullave te Veriut asgje nuk eshte origjinale😝
Tironcit historikisht i kane bo me kashte dhe bajge lope, ndonjehere i shtonin edhe peshtyme njeriu, si dallendyshet🤣😝
Kullat e Veriut dhe shtepite me gur te Jugut mund te quhen dhe perfaqesojne arkitekturen shqiptare te tjeret ose nuk futen ne arkitekture ose jane kopje e dikujt tjeter😁
 
Banesa shqiptare?
Pervec kullave te Veriut asgje nuk eshte origjinale😝
Tironcit historikisht i kane bo me kashte dhe bajge lope, ndonjehere i shtonin edhe peshtyme njeriu, si dallendyshet🤣😝
Kullat e Veriut dhe shtepite me gur te Jugut mund te quhen dhe perfaqesojne arkitekturen shqiptare te tjeret ose nuk futen ne arkitekture ose jane kopje e dikujt tjeter😁
Kur te jem me e ngeshme do jap verdiktin tim mbi banesen shqiptare se sot jam kaq e lodhur e pa humor hic 😁
 
Banesa shqiptare?
Pervec kullave te Veriut asgje nuk eshte origjinale😝
Tironcit historikisht i kane bo me kashte dhe bajge lope, ndonjehere i shtonin edhe peshtyme njeriu, si dallendyshet🤣😝
Kullat e Veriut dhe shtepite me gur te Jugut mund te quhen dhe perfaqesojne arkitekturen shqiptare te tjeret ose nuk futen ne arkitekture ose jane kopje e dikujt tjeter😁

Pershendetje Levi. Me vonese, por sapo m'u kujtua kjo teme.

Ne fakt, nese flasim per arkitekture origjinale, apo vernacular, ne gjithmone i referohemi ndertesave te banimit. Kjo sepse, eshte subjekti themelor dhe i pari i cili ka lindur sebashku me nevojen e njeriut per strehe. Kjo nevoje bazike, ka bere qe te jete entiteti i pare i zhvilluar sipas kohes dhe mjedisit ndertimor. Madje nepermjet tyre ne zbulojme dhe vete rendin shoqeror, familjar, kulturen te nje rrace apo vendi, organizimin e rendit te qeverisjes se tyre. Teknologjia e materialeve apo teknika nuk e ben ate me pak te rendesishem. Keshtu ne kemi tendat indiane psh; ndonese te ndertuara me kallema bambuje dhe cope, serish ata kishin nje strukture ndarese te hapesires, apo te funskionimit si fis. Ndaj nuk ka shume rendesi neser u zhvilluan me tulla, apo kashte. :D

Ne rastin e Shqiperise, A ka apo jo nje ark. vendase? Patjeter qe ka, pavaresisht influencimeve te jashtme qe kemi patur ne varesi te pushtimeve. Ajo qe ne shohim sot, me banese vendase kryesisht i referohemi zhillimeve gjate shek. XVIII-XIX sepse keto kemi evidente sot.
A eshte totalisht shqiptare? Historikisht influencimet kane kaluar pertej kufijve. Kjo lind dhe diskutimin deri ku eshte shqiptare e deri ku eshte osmane le te themi. Them osmane, sepse zhvillimi i asaj qe kemi sot i perket periudhes nen sundimin Osman. Keshtu, stilet e shtepive Shqiptare mund ti hasesh dhe ne gjithe ballkanin, por dhe ne Turqine e sotme. Psh: shtepite beratase ngjajne me ate te Prizrenit, apo me te Amasyas ne Turqi. Shtepite Gjirokastrite ngjajne me te Safranbolu ne Turqine aziatike. Ngjajne ne organizim por dhe ne fasade. (psh: concepte si erkeri, kamarie etj, i hasim dhe ne shtepine turke apo ballkanase)

Nga historianet Shqiptar qe dhe jane marre me shtepite si Samimi, Meksi dhe Reza, te cilet pranojne influencimet osmane, por ky i treti eshte me konservator mbi idene qe eshte 'banese Shqiptare" cdo zhvillim domestik, sidomos neper fshatra. Kundershon H. Eldemin i cili e ka kategorizuar banesen tone, si tip banese turke. Por nda ana tjeter, ka dhe studiues te tjere qe kane pare ballkanin ne teresi duke nxjerre ne pah karakteristikat qe i bejne te dallueshme nga njera tjetra. N. Akin psh e ndan banesen shqiptare jo ne 4 tipe si ne hapje te temes, por sipas qyteteve, ndonese ato serish perfundojne ne ato 4 grupe kryesore. Frida Pashako po ashtu ka 1 studim mbi krahasimet e shtepive te Ballkanit ku nga Shqiperia ka zgjedh Beratin. Dhe e perfundon me faktin se ka nje ngjashmeri mes banesave popullore ne te gjithe Ballkanin, ne organizimin e brendshem, (oda- cardaku- hayati- divani) si dhe komponentet e tjere perberes (si erkeri, tavani-mobilimi-pusi-kamaria, etj) per shkak te zhvillimeve jo vetem politike dhe kulturore te asokohe por dhe klima e terreni.

Tani shkurtimisht, a ka apo jo banese popullore shqiptare origjinale? Po, dhe ne origjinalitetin e saj ajo ka nje influence te madhe osmane, sidomos ne shtepite e bejlereve apo njerezve me pozite si Toptanet, e me radhe. Kjo nuk i humbet as origjinalitetin dhe as vlerat e tyre. Perkundrazi, eshte nje deshmi e etapave historike ne te cilat ka kaluar vendi yne.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top