"Bab e mora hakun"/ Gjakmarrja, plaga e cila po shkatërron jetë dhe të rinj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

"Bab e mora hakun"/ Gjakmarrja, plaga e cila po shkatërron jetë dhe të rinj​

1643031711667.png

Fenomeni i gjakmarrjes ende është mjaft i përhapur dhe i përfolur në zonat e veriut të Shqipërisë. Sot një 17 vjeçar vrau një 65 vjeçar duke marrë hakun e babait, i cili ishte vrarë në vitin 2009 nga vëllai i viktimës. Realiteti ësht ky një 17 vjeçar sot është në burg dhe gjakmarrja do vazhdojë, këto familje do të ngujohen.

Gjakmarrja zhvillohet në vendet ku ligji, shteti janë të dobët ose heshtin përballë këtij fenomeni i cili po vret jetetë e të rinjve. Ky 17 vjeçar tashmë do quhet me epitetin "vrasës" edhe kur të dalë pas vuajtjes së dënimit me burg.

Në këto zona tashmë vazhdon të udhëheqin ligjet e vjetra kanunore, të cialt janë disa mbetje të mbetura nga mentaliteti shekullor.

Ligji i kanunit është ai që i jep zemër fenomenit të gjakmarrjes dhe e bën disi të pranueshëm në zonën ku është i shtrirë. Kanuni është i egër dhe ai transformohet sipas interesave personale, në vend që të ngulitet thjeshtë si një fenomen në historinë shqiptare.

Në veri të vendit tonë ka me qindra njerëz të ngujuar të cilat presin ditën e shpagimit duke mos gjetur asnjë rrugëdalje tjetër për ta kaluar këtë plagë të madhe të shoqërisë tonë.
Gjakmarrja jo vetëm po shkatërron aktualisht mijëra jetë, por psikologjikisht ka shkatërruar mendjen e njerëzve duke i kthyer në humnera kulturore. Si të gjithë shqiptarët, dhe unë kam dëgjuar për këtë plagë, kam parë fëmijë të ngujuar, prindër të privuar nga të drejtat themelore të njeriut, nga e drejta për të qenë të lirë.

Kam dëgjuar rrëfimet e tyre të sinqerta, të dëshpëruara, rrëfime nga prindërit, rrëfime nga fëmijët të cilët me lot në sy, me pafajësinë e tyre dhe me shpresën që një ditë çdo gjë të jetë ndryshe, të mund të gëzojnë të drejta të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre.
Historia dhe problemi i gjakmarrjes

Historia e evoluimit te gjakmarrjes ka pasur mjaft luhatje përgjatë viteve. Në periudha të caktuara historike gjakmarrja dhe kanuni kanë qenë të një rëndësie të madhe dhe të vlefshme, në periudha të tjera ajo humbet fuqinë dhe dobinë, pastaj rishfaqet shpërthyeshëm në periudha të tjera.

Gjakmarrja tek shqiptarët

Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste (1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin shqiptar.

Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja e gjakut. Rregullat e tjera, si : Mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj. janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në Shqipëri edhe në Kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk janë fajtorë : "Nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të kushëririt."

Gjakmarrja si hasmeri

Kur nje pjesetar i nje fisi vret dike nga nje fis tjeter ai e ben kete veprim duke menduar ose jo per pasojat. Si pasoje vjen hasmeria ne mes fisit te vrasesit dhe fisit te te vrarit. Ne shtepine e vrasesit mbyllen te gjithe meshkujt. Lejen per te dale e kane vetem grate. Ato mund te bejne jete normale. Ne shtepine e te vrarit vendoset ne tel te rrobave kemisha e tije me gjak pa u lare dhe derisa te merret gjaku ajo nuk hiqet-Kur gjaku kthehet (d.m.th. kur vritet dikush nga fisi i vrasesit)kjo vazhdon deri sa te mbarojne meshkujt, me pas vriten femrat. Derisa shuhen dy fiset, ata jane ne hasmeri. -Rastet me te mira jane kur fisi i viktimes e fal gjakun ose ua le ne dore ceshtjen autoriteteve. Gjakmarrja eshte shume e keqe dhe na sjell vetem trishtim.

Ky fenomen duhet të marr fund dhe për këtë duhet dora e fortë e shtetit, duke i ndaluar dhe vendosur ligjin në këto zona. Fëmijëve po u mbyllet jeta, njerëz po vriten, gratë që qajnë për viktimat në familjet e tyre. Stop gjakmarrjet dhe Pro ligjit

©Copyright Gazeta Shqip

Babain ia vranë kur ishte 5 vjeç/ Ky është Florindi 17 vjeçari i cili vrau komshiun për hakmarrje në Lezhë (Foto)​

1643031759942.png

Ky është Florian Përvathi, i cili mori gjakun e babait të tij, Gjon Përvathi, ishte 4 vjeç kur humbi të atin. Ai nuk e pa kur fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj e qëlloi me pushkë dhe la të vrarë brenda në zetor. As kur autori duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur nga policia, i aksidentoi vëllanë e madh.

Por ishte në shtëpi kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.

Florian Përvathi, tashmë 17 vjeç, ka marrë hak për vdekjen e të atit, duke vrarë vëllanë e vrasësit të babait të tij. Mëngjesin e sotëm, ai ka shkuar te shtëpia e 65-vjeçarit Lekgjonaj, ka hyrë në pjesën e portës së shtëpisë dhe i është vënë nga mbrapa viktimës, duke e qëlluar dhe duke i shkaktuar plagë. Pas disa sekondash, ai i është afruar dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas ngjarjes, i riu është vetëdorëzuar.

Sa i përket autorit të vrasjes së babait të të riut, dyshohet se ndodhet në një vend në Australi. Ai ka kryer disa vite burg dhe më pas është larguar nga Shqipëria.
 
:( :( o zot,jeta e ti ne lule te rinise.
Ne s`kemi shtet!
 
Ne rinin time jam ndesh per pak kohe ne nje segment me nje nocion tille ideje,kishte te bente me Kanunin e te drejtat sipas rrenjeve ti.
Kishte momente qe thoja vetes; Une jam apo dikush tjeter ne vendin tim,dhe po shoh nje film te frikshem.
Kur gjendem ne perplasje me skena tilla,me ngjallet nje trishtim,neveritje,urrejtje,per keto paradokse njerzore,qe them mos o zot deri ne kete shkalle llogjika njerzore!? :(
 
une jam pro denimit me vrasje. Por jo hakmarrjes apo kanunit. ai qe vret padrejtesisht, duhet vrare. Ama jo te vrasesh fis e fmi pa lidhje. te kalosh jeten ne ngujim.. ncnc
 
Presin gazetart qe te ndodhi 1 ngjarje qe te shkruajne per vrasjet,vrasesin,hakmarrjen dhe hakmarresin …..nuk i lexoj pothujse kurre kto artikuj
 
Fatkeqesi ... viktima dhe nje jete e mbyllur pa e nis akoma .
Djali per fat keq spaska pas askend ta ndihmoje te ik nga ai vend .
E prap vrasja sjell vrasje .. askush nuk behet i gjalle .. as ky nuk eshte i lumtur.
 
Ndoshta ai 17 vjecar ndihet krenar per aktin e tij sepse kete menyre te menduari ka frymuar mjedisi perreth tij. Po nepermjet saj ka hedhur poshte gjithe freskine e nje adoleshenti. Bota nuk i ka ofruar nje strehe te sigurt qe ne lindje e me siguri qe deri sa te vdese cdo zhurme do i tingelloje si shkrepja e nje arme. E te mendosh qe historia mund ta kete burimin ne nje gjest banal dhe vazhdon ende sot... Sa mire do ishte sikur te kishte menduar me shume per te ardhmen cdokush qe hedh nje hap te tille qe e shpie ne nje rruge qorre
 
Nuk e justifikoj aspak aktin e tij por personi qe i vrau babane beri vetem 4 vjet burg!!!
Kur ka fenomene te tilla do te thote qe shteti eshte i dobet per te mos thene inekzistent.
Natyrisht te vjen keq per nje adoleshent qe edhe pse kishte talent per pikture vendosi ti jape kuptim jetes se vet duke marre hakun e te atit.
 
Ai djali ka vuajtur shumë, është rritur pa prindër. Pa nënë dhe pa baba. Por hakun nuk duheshte të marrë në këtë llojë formë. Jo vllain e vrasësit, por vet vrasësin të kishe dënuar. Ska faj vëllai I shkret për veprat të shëmtuara të vëllait :/
 
Varet si e kanë Kanunin ajo zona andej. Më kanë treguar disa miq të zonës së Mirditës për një vrasje për gjakmarje në zonën e Mirditës. Një person nga një fis vrau në gjaknxehtësi e sipër një djalë të një fisi tjetër. Këta të fisit që hynë në gjak u mbyllën të gjithë nga frika e gjakmarjes dhe nxirnin të shëtiste në qytet vetëm një nga fisi që ishte me probleme mendore. Asgjë nuk i ndodhi dhe, këta menduan se e harruan ata të tjerët gjakmarjen dhe filluan të dilnin pak nga pak. Një ditë këta të fisit tjetër u hakmorën jo duke vrarë vrasësin por djalin më të urtë dhe më të mirë nga fisi tjetër.
 
Une me te vertet nganjeher dyshoj ne humanizmin e kombit tim ..
Mjaftueshem fatkeqesi qe kane krijuar gjakmarrje .. por kane nxjerr jashte nje te gjore me probleme mendore.
Dhe gjaksi duke dite qe nje te tille as gjaku e as ligji se kap e ka meshiru..ndersa familja e ka nxjerr me kast

. Nese e vrasin ...sdua as ta mendoj kete pjese.

Bahh
 
Nëse i referohesh historisë që tregova unë. Ata e nxorën kastile atë me probleme mendore, për kurban.
Fisi tjetër goditi aty ku mund të shkakotonte më shumë dhimbje. Ky është thelbi.

Tani, është e thjesht bë moral si spektator me "thirrini mendjes", "mëshironi", etj... për sa kohë nuk e ke provuar vetë atë lloj dhimbje.
 
Pikerisht kur behet diferencimi.. ku dhemb me shume .... dhe ju nuk mund ta dini nese e kam provuar a jo .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top