Atletico - Chelsea përfundon 0-0

cent

...Lontano
Intesitet, ritëm emocione, por zero gola në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Atletiko e Madridit përballë Chelseat me los colchoneros që dominuan në cdo aspekt por nuk arritën të shënojnë, ndërsa taktikisht fiton plani i Mourinhos që vuri autobuzin para portë duke marrë një barazim që mund ti vlejë ar për sfidën e kthimit në Stamford Bridge.
atxidt.jpg
Edhe një herë tjetër ishin të gjithë bashkë 55 mijë tifozët në Vicente Calderon, Atletiko sot dhe gjithmonë për ta , por mbi të gjithë në këtë ëndërr të madhe me himnin e Champions në sfond. Përballë dy trajnerë të mëdhenj, Simeone përballë Mourinhos, me portugezin që shfaqte kujdesin që në formacion duke hedhur Lampard në rolin e trekuartistit falls në vend të Oscar, intuit që nuk zhgënjeu që në minutat e para me Atletikon që bënte lojën dhe Chelsean e tërhequr në mbrojtje. Në minutën e 15 Los Colchneros ishin pranë golit në zhvillimet e një goditjeje këndi por Chech ja doli që të devijonte topin sipër traversës. Ndërhyrje që i kushtoi gardianit të bluve. Cech kërkoi zëvendësimin me Mourinhon që të shqetësuar që ju prishën planet u detyrua të hidhte në vend të tij në fushë 41 vjecarin nga Sidney, Mark Schwarzer. Me Chelsean të prirur vetëm për të mbrojtur u desh të pritej pjesa e dytë për të parë ndërhyrjen e parë të Courtois, në minutën e 48 kur bllokoi me siguri një goditje të Lampard nga distanca. Ai që rrezikonte vërtet ishte Schwarzer që në minutën e 55 ja doli të largonte një kros të Gabit por topi shkoi te Diego që lëshoi të djathtën nga kufiri i zonës por goditja ishte e dobët. Në minutën e 64 lajm për ndeshjen e ardhshme me Lampard që ndërhyn me taka dhe merr të verdhën që i kushton mungesën në kthim.

Me spanjollët të stacionuar në fushën e Chelseat por impotent për të carë mbrojtjen i provon të gjithë Diego Kosta në 86’ lideri i Atletikos por përballë murit të londinezëve dhe fatit të ndërhyrjes me kokë te Gary Cahill që devijon topin. Ironi e fatit por me Atletikon përpara Chelsea kishte shansin për të ndëshkuar me kundërsulmin e hidhur Mourinjan në fund, kur në të 89 Miranda ndërhyri në mënyrë të parregult ndaj Torres por David Luiz shpërdoroi goditjen nga pozicioni i favorshëm duke dërguar topin sipër traversës. Më shumë se 5 minuta shtesë nuk mundën të shpërbënin atë që u gatua në 90 të tilla dhe gjithshka përfundoi në barazim 0-0 , gjithshka mbetet e hapur për tu vendosur të mërkurën e ardhshme në Stamford Brdidge.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top