Ashpersi

Nuk eshte gabim te jap gjithçka per filozofine, nuk eshte aspak gabim te filozofoj, ndonjehere gabimi i vetem eshte qe se ndaj me ju, andaj lermeni te shkruaj. Nese do te shkruaja vetem per ata qe me kuptojne, heshtja do mbizoteronte ne kete teme dhe do ishte e padurueshme, pra kam dashur qe kurre mos harroj te rikthehem. Mos me lexoni ashtu siç bejne femijet per tu zbavitur, apo si ambiciozet per te mesuar, lexomeni per te ndjere, per te jetuar, sepse do te doja te isha mendim qe lind ne mendjet tuaja, te jetoja si fjale ne buzet tuaja, e te vdisja aty.
Kam ecur ne jete duke kerkuar majen e larte, shpirtin tim binjak ne shkrime dhe nuk te kam gjetur, mbase kam arritur por per nje periudhe kohe te shkurter, eshte e trishtueshme por kjo eshte jeta.
 
Hej Lexues perqendrohu, largo larg vetes çdo mendim dhe dedikoju me qetesi ketyre shkrimeve, mos i nxito. Mos shkruaj filozofi se eshte e veshtire, prit te shkosh ne moshen e trete te pakten.
Shkruaj diçka tjeter, per eren, per malin, per detin, qofte edhe per te dashuren/in tend. Nuk egziston diçka me e bukur se qenia juaj, sepse filozofia je vete ti.
Vishini mire keto shkrime, kerkoni ne to, dhe zgjidhni nga to, ndonjehere duhen muaj per te me kuptuar. Zgjidhini keto shkrime, sepse bukuria eshte kur dikush i zgjidh ato.
Meditoni. Nese nuk meditoni gjithçka duket e vdekur, medito dhe gjithçka behet jete, leviz çdo gje, shperndaje meditimin tend ne cdo qelize dhe konsumo lumturine tende. Qendro si shkemb i heshtur ne madheshti dhe fryj ererat e lumturise tende tek te tjeret.
Qe te percjellesh miresi duhet te jesh i ndershem, e qe te percjellesh ndjesi, duhet te dhembe deri ne lumturi. Duhet te ndjeheni rende, te vuash, por mos ki frike gjithe bota vuan.
E pas gjithe ketyre nese nuk gjen mundesi per te kuptuar filozofi, mos u shqeteso sepse nuk ka asgje te rendesishme, nje gje eshte e rendesishme per te shkruar si une; Gjithçka.
Mos kerko gjera te reja tek keto shkrime sepse keto shkrime jane gjerat me te vjetra qe perdora, e nese serish nuk frymezohesh nga vendi ku ndodhesh, atehere vrapo ne mal te shohesh qiellin ne naten e kthjellet, shiko ç'bukuri, e do thuash perse se kisha bere me pare?!

اfare shikon? Meditonjesit nuk shikojne, meditojne.
Binduni mendjes dhe panorames.

Kjo eshte bukuria, si ato vargje te shkruara atje qe duan te mbeten atje pergjithmone..

Vazhdoni, fshini gjithcka!
Mesimi mbaroi!
 
...hijet e kohes;-me kishin thene qe koha krijon hije .
Shpesh gjendesha mes dilemes qe nese dielli s"do te dal, si do krijohen hijet e kohes.
Pastaj thoja qe gjate nates hijet ne mund ti mundim, pasi yjet jane larg ,dielli flen dhe keshtu hijeve u shpetojme.
Pastaj mendova me veten hem,qenka dhe hena e kur ajo eshte e plote krijon hije,
PAstaj mendova perse njerzit u friksohen hijeve?
Spo gjeja ndonje pergjigje te denj racionale,keshtu qe thjesht meqe thoshin qe gjerat me hije s"jane te duhurat,kerkoja pjeset e kohes ,ku koha nuk hijezohet.
E keshtu kaloja neper stine ,neper reshje ,neper lloj lloj panoramash abstrakte.
Ecja me nje hap te avasht e duke kontrolluar qe mos kem hije afer.
Shpesh kisha degjuar te thoshin;
Ai njeri ka hije te dyfishte,s"ka fuqi eshe si nje hije fantazem,ose e hengri hija e ti.
Oo ishte vertet nje lemsh kjo puna e hijeve. E tani s"po e merrja vesh nese nese doja qe tiu ikja hijeve perfundimisht apo kisha deshire te gjeja nje perball.
Por hijet nuk gjenden perball asnjehere,dhe kete diku e kisha degjuar.
Eh thash me vete legjenda urbane.
Duke u tulatur mes hijeve dhe kohes,dhe konceptit legjend urbane,papritur doli dielli ,shkelqej dhe pash hijen time qe me buzeqeshte perball.
Aty kuptova qe hija jemi ne, ne mendimet tona.
Qe koha ska hijezime dhe hijet jane abstraksionet e dyshimit tone dhe jo racionalizimi tipik i kohes ndaj nesh.
E perqafova fort hijen time dhe i thash,flm per qartesimin tim mbi mua dhe kohen e hijezimeve.
Ajo buzeqeshi duke me thene; Ketu jam kur t"me kerkosh,shiko diellin dhe pastaj do shfaqem une.
U largova me nje buzeqeshje,shijova dhe nje gellnjek kafe ,mora canten dhe u largova nga ajo kafe me pak drite buze ati lumi qe kujtonte hijezime shekujsh....
 
Gjithmone kam dashur te arratisem... diku maleve, luginave, ose kudo qoftë.... mjaft te isha lart. Te jem ne vende te tilla ku askush nuk me gjykon, te shtrihesha ne lendina dhe te flija edhe pse sme duhej te flija, te bridhnja luginave e shkrepave ashtu si ma do shpirti, ashtu siç di une, o Zot, ç'endrra...
Shume shkruajten per jeten... filozofe, psikologe, poete...shumica eshte e sakte, por per mua eshte dhimbje dhe lumturi njekohesisht. Thjesht duhet te dini ta zgjidhni bukurine e saj, mjaft menduat per te ardhmen, detyrimet, o njerez, jeto çastin!
Pikerisht nga kjo kam ikur larg e lart ne male dhe me deshire ju braktis, se nuk silleni si shpirtra me ndienja por me laps ne dore programoni çdo veprim te se nesermes... dhe mbi gjithçka jeni kthyer si robote dhe keni harruar vetveten, thjeshte o te mjere shtyni diten me rutinen e perditshme. E di kot po mundohem, nuk do ma vleresoje kush. Miq une nuk jam nga sera juaj dhe sdo rri duarkryq, ska rendesi me mjafton vetvetja...
Sonte serish do jem ne male, atehere kur dielli perendoi, atehere kur yjet ndezen dritat, atehere kur qielli me pushton, atehere kur thitha ajer te fresket dhe ndjej qe jetoj.
 
Perse filozofoj? Nuk mundem te rri pa menduar e medituar, eshte e nevojshme. Por si mundet qe e ndjej kete deshire? E thjeshte. Kap çastin qe me therret, ate çastin e eger ketu ne malin me debore, pikerisht ketu e ndjej qe dua te shkruaj kur fuqite po me lene dhe askush sme urdheron te shkruaj..
Meditimi apo mendimi ketu me ndjellin si ujkun prane gjahut, jam i uritur te shuaj urine time me freskine e fjaleve, i etur drejt lartesive te kuptimeve dhe ndjesive te reja, atyre fjaleve te pazbuluara e te pa perdorura ende. Uria me therret te ngjitem me lart ne mal e te humb ne freskine e meditimit te thelle. Dua shpesh te shkoj ne male, biles dua te humbas atje, eshte e rrezikshme e di, por pasioni eshte i pafund, dhe ta dini pasionet jane shigjeta ne hark; si yjet; synimi, perjetesia.
 
Ju tregoj
Kjo eshte jeta ime, midis malesh si kenga e preferuar, me llullen ndezur mbremjeve te vetmuara
Ju tregoj.
Se goten mbaj ne duar, e nese kam flakur gjithçka te vjeter, apo ende dua te fle ne kete maje mali i kyçur me mall.... Nese endem ndonjehere ne shpatet e kujtimeve dhe nese dikush tjeter endet si mua sa te harroje vetveten.
Ju tregoj.
Per çastet e mia, ato te zymta nga trishtimi, por dhe ato kur qesh si femije, per mendimet qe ndezin shpirtin ketu ne mal, per gjithe keto shkrime per tu grisur me vone
Ju tregoj.
Per vendet e bukura qe kam pare, atje tej tek peme e thare mbi shkemb emrin shkruar, per kafenene e vjeter Le Petit (a eshte ende hapur)?
Ju tregoj.
Per pyllin ku arratisem nga gjithe bota, dhe hapin hedh normalisht.
Ju tregoj
Per germat e ketyre shkrimeve qe here gjemojne me zemerim dhe perfundojne me meditim, dhe ne fund me optimizem

Ju tregoj
Se nje dite do te hesht, atehere kur ere e malit do te perplaset mbi mua atje tej tek jam duke fjetur.
 
Lartesia ime e afert, e larget, si yll i ndezur, fikur ketu ne pyll, i forte jam, te forte me bere monopateve ngjitur, ulur, ngritur. Lartesia ime i lodhur ne ngjitje teksa isha i vogel, tek rritesha me ty, ne thellesine tende me more me krahet e tua per te me mesuar stuhine e tere apostujve qe gjenden ne keto maja qe kaq shume i adhuroj.
I mesoj keto zjarre te ziera ne diell si ortek lumturie te thelle se e di qe nga to nuk digjem, thjesht ngrohem.
Ketu lart jeta eshte e plote nje e vetme dhe meditimi ka qene miku im me i mire, sepse nuk ka gje me te mire sesa te udhetosh me mendimet qe kane bere te njejten rruge tenden, qe te tregon si ishte qe te mund ta krahasosh, per te ndjere nje arome qe nuk eshte me, apo qe eshte akoma.
 
Lermeni te endem ne shpatet e tuaja, se mik mund t'u behem sado egersi te ftohta majave me debore mund te me perplasni, ndaj lermeni te jem ketu lart prane jush e prane teje, dhe nese i fundosur ne debore do mbetem e nese rrezja e diellit endrrat do mi nderprese, ende pa u tretur do jem me ju apostuj se nuk kam frike te tretem.
Nese humbas betejat me ju pa u trishtuar ne deshperim, nese ju lexoj me endje fort pa u çmendur prej jush, nese jam i forte pa e humbur ate qe jam njerezorin, nese i braktis njerezoret pa i larguar, nese luftoj dhe mburoje ju kam, nese di te meditoj pa shikuar dhe dyshuar ndaj jush, nese enderroj pa me mbizoteruar endrra, nese mendoj pa u bere mendimtar, nese guxoj te vij drejt jush pa qene i dobet dhe moralist, nese ju takoj si fitimtar apo humbes por me perulesi ndaj jush dhe ruaj qetesine atehere kur duhet ta humbas. Atehere jam vertet ne majen me te larte midis Apostujve dhe mbreterise suaj.
 
Asnjehere nuk kam harruar ne kohet e mia me te veshtira ate, qe doren me kapi, ashtu si edhe nuk harroj ate qe me la vetem, por perseri kam qeshur jo se jam i lumtur por sepse jam teper i forte. Eshte fakt qe do jetoj vetem njehere, por nese do te di ta jetoj them se eshte mjaft, mjaft te dini qe jeta eshte si nje filxhan kafeje te cilen here e pi te embel, here te hidhur, po çrendesi ka dhe shija, mjafton ta pij me ata qe dua, qofte dhe ne majen me te acarte. Te jetoj vetem, te vdes i qete kjo eshte e veshtire pasi tranzicioni midis ketyre te dyjave eshte pak i mundimshem, eshte shume me teper se kjo fjali e thjeshte, por vetem koha i jep kuptimin e drejte.
Mendoni per nje çast se ajo qe po jetoni eshte nje muzike ku ti vete je muzikanti, pra mundohu te gjesh notat me te bukura qe te krijosh melodine e jetes tende. Mos me thuaj qe nuk ke kohe, a nuk jeton edhe ti ditet e netet si jetuan mendjet me te bukura Mozart, Shopenhauer, Tesla, Luther King?
 
Te me ndryshoni nuk do mundeni, mos e provoni se do humbni do ta shihni, une jam ajri qe fluturon mes dallgeve te maleve si pirat i zemrave te ndjera. I "Lire" emrin ma thone, kurre nuk mund te burgosem une, e lire eshte zemra ime te jape te doje dhe te rroje.
Te me ndryshoni mos provoni se nuk mundeni, dhe nese po te me pyesni, me shume do te doni te me lexoni se zemrat jua mikloj, se une linda ne çastin e lirise.

Ps; Passion Djali, Nga sot postimet e reja per kete teme. Spostimi u krye me sukses nga forumi i gabuar ku ndodhej.
 
Redaktimi i fundit:
E di qe mua s'më ka kujtuar asnjehere askush, dhe pishman nuk jam serish qe gjendem i vetem ketu lart serish. Ku jeni Apostuj te me shihni qe i vetem prane jush endem ashpersisht, mbremjen time te fundit. Njerez ketu s'mund te me kapni, as endrra krahet hapur te me mbertheje. Vetem, vetem jam nderi im, pra shpirtin ma merr.
 
Lexo
Mund te rrezohem si nje gjethe pertoke! Mund te rrezohet dhe shpirti nga trupi im. Por une s'ju kam thene lamtumire akoma.
Lexo une ende rroj...
Mund te beje ftohte dhe une te ngrij, por si mal te qendroj i forte. Dhe ende sju kam thene lamtumire akoma.
Lexo akoma rroj.
Jam zjarr e pyje shkaterroj, jam rrufe dhe stuhi qe sjell shi, jam lart ju shoh çdo hipokrizi.
Lexo une kam ze.
Mund te largoheni te gjithe prej meje, mundet erresira te luaje me shpirtin tim, te kthehet te luaje me emrin tim ashtu si une mbarova kete enderr, lexomeni une ende rroj, ulur ketu ne ballkonin e maleve si fidan perballe furtunes.
 
Si nje tornado endet njeriu ne kete bote,pa arsye, pa limit ,pa kursyer asgje te vler mbi dheun e kesaj toke mikpritese.Humbet e lartesohet ne te njejten menyre e me te njejten deshir.Jo sepse c'do gje e do por sepse c'do gje per te ka vlere vetem per tu shijuar.Tamam si ajo bleta qe rend per te jetuar lule me lule,vetem se ajo e "gjora" e di se c'fare ben!!! Mbase te gjore e te shkrete jemi ne, durojme te pa durueshmen dhe kete e bejme me nje krenari te cunguar. Po si mund te jetosh sikur nuk do vdesesh kurr??? Si mund te shqyesh se ngreni edhe pse e di se ske me ku e fut??? Si mund te mendosh se kjo bote tu dhurua vetem ty, e ti mor i gjore mendove vetem per veten tende te dhjere?! Si nuk e pyete njeher te vetme ate grimcen tende te ndergjegjes, kush je, pse je, ku vete e pse e gjith kjo? Nje tornado por edhe tornado e di se kush eshte!!!
 
Nje ndalese ketu, per te kercyer kengen time te preferuar ne kete faqe qe qetesi mashtruese me fali, mund te me shikoni por llogari mos me kerkoni.
Do ndaloj serish perbri ketyre shkrimeve, pa paragjykuar nje apostull, do doja te ndaloja serish ketu per tju thene, se nuk do shkoj pa takuar bukurine e endrrave te mia.
Nje ndalese ketu per te pare vetveten ne stuhi germash, per te harruar jeten time prej tallazesh, tashme vetem vetem jam trupi im andaj me merr dhe shpirtin.
 
Redaktimi i fundit:
Nese serish ne male do shkosh te shetitsh, ma thuaj! Nese atje endesh perjetsisht, ma thuaj! Se shpirtin, shpirtin ne ma marsh te ma shetitsh! aty do jem me ty pambarimisht. Mos me bej te ndjek ne heshtje, se frike nuk kam prej teje kete ti duhet ta dish, se boten te dy e duam prandaj perpiqem te mesoj rrugen tende ashtu si te pelqen Ashpersisht.
Pra kthehu ne monopatet e tua te njoh, qe te ndjek rrugen e dashurise.
 
Dashuri! Keshtu e quaj dyshen qe kerkon te shkrihet ne nje, por qe do behem me shume se dy? Ju e doni jetën, jo ngaqë jeni bërë për të jetuar, por sepse jeni bërë për të dashur, por a e dini qe mund te beni dicka me shume se te martoheni?! Dijeni se nuk eshte martesa dashuri, sepse ne dashurine e vertete eshte shpirti qe perqafon trupin. Prandaj nuk eshte martesa qe ju ben te lumtur por miqesia midis kesaj dyshe qe pranojne te jetojne bashke.
Dashurite e verteta kurre skane jetuar bashke sepse ato jane ne lufte te perheshme midis tyre, jane jane sepse duan ta fitojne luften e dashurise midis tyre. Gjithmonë ka nga pak çmenduri në dashuri. Dhe gjithmonë ka nga pak arsye në çmenduri.

Prandaj vlen gjithçka per kete kodoshe! Te bej mijera kilomtra! Asgje. Te kaploj dete male ne veshtiresi! Asgje. Te me rrahin sa shpirti te me dhembe! Asgje.... Por te mos arrij endrren Dashuri! Oh! jo, kjo kapercen cdo dhimbje.
 
Redaktimi i fundit:
Nese kam dashuruar atehere ku mendja dhe trupi jane nje! Atehere e nesermja smund dot ta fshije, as stuhia dhe acari smund t'a ftohe! Por diçka në mendjen tonë gjithmonë do të qëndrojë. Ndoshta ky akt përfundimtar ka për qëllim per të arritur argumentin e jetës?! Se asgje nuk ndodh nga deshira per te harruar asgje.
Per te gjithe ju qe jeni lindur nen nje yll te zemeruar, mos harroni! Shume shpejt do te shkoni o te brishtet e trupit dhe te mendjes. Pra.... Jetoni.....
 
Redaktimi i fundit:
Qenia njerezore, nje kafshe e larmishme, mashtruese, shtinjake dhe e padepertueshme, shqetesuese per kafshet e tjera me shume per shkak te dinakerise dhe hilese sesa nga fuqia, ka shpikur ndergjegjen e paster per te kenaqur shpirtin e vet si te thjeshte; dhe i gjithe morali eshte mashtrim sypatrembur dhe i gjate ne saje te cilit behet e mundur ne pergjithesi te kenaqet me pamjen e shpirtit. Nga kjo pikepamje ne koncertin e "artit" ka me shume gjera nga sa besohet zakonisht.
 
Qysh prej 10 vjetesh, asnje zhurme nuk me arrin me; ai ku rri une eshte nje vend pa shi. Duhet te ruash shume njerezi per te mos vdekur nga thatesira.
Per luften me te madhe duhet nje arme e re. Injorimi: te shkaktosh nje vendim te tmerrshem, te vendosesh odeonin perballe rrjedhojave, nese vullneti i tij deshiron perendimin.
Ruhuni nga te berit medioker, me mire eshte te vdesesh.
 
Redaktimi i fundit:
Nuk e di ku po shkoj. Por e di që jam në rrugën time, eshte ajo rruge qe te ngjit lart jo per te pare ty bota, por per te pare ti boten. Askush nuk me ndjek dot nese ska deshiren per te provuar ate mundim qe provoj ne kete ngjitje rraskapitese drejt nje iluminimi shpirteror.
Ajo që kam arritur me filozofinë, është të bëj me dëshirën time, atë që të tjerët bëjnë sepse kanë frikë natyren, thoni se e doni shiun, por hapni çadrat kur bie shi! thoni se e doni diellin, por kërkoni hije kur dielli del thoni se e doni erën, por kur era fryn dritaret me vrap i mbyllni, Prandaj dhe unë buzëqesh kur dëgjoj të me thonë se më lexuan.
Gjithmone shkruaj në letër atë që kam për të kujtuar, Ne vend që ta shpenzoj kohën duke u përpjekur të kujtoj atë që kam shkruar, e shpenzoj në kërkim të letrës që kam shkruar atë që kam për të kujtuar.
 
Kur je i ri, gjithe ajo qe do, behet shume me e thjeshte nga sa duket. Te ndertosh familjen tende, te arrish henen, te gjesh punen e endrrave te tua, te udhetosh neper bote. Por gjeja me e bukur qe ndodh eshte qe ti rritesh dhe pjesa me e madhe e deshirave te tua mbetet me ty per gjithe jeten, disa do qendrojne ende si endrra, te tjerat tashme mund te jene realitet! Por per kete duhet ti pergjigjesh nje pyetje te vogel; اfare do te behesh kur te rritesh?! Astronaut, Mjek, Zjarrfikes? Te njohesh pergjigjen nuk eshte fundi i kerkimeve te tua, por pika e nisjes per shume te tjera. Dhe keshtu e ardhmja jote fillon te shkruhet, dhe keshtu gjithçka behet e mundur.
Dhe per Odeonin nuk ishte ndryshe, keshtu si ty i dashur lexuesi im dhe une kerkoja te paarritshmen, te pabesueshmen, novacionin, te beja diçka qe asnjeri prej jush mos ishte i zoti ta realizonte! Te nisesha lart aq sa te isha i pakapshem, te isha i nje kohe tjeter pra realisht une dua te realizoj endrrat e mia. E keshtu si ne nje loje femijesh te arrija gjithcka qe duket e pamundur.
Mbase nuk u bera Astronaut, aq me pak Mjek, por ju them me bindje qe fitova eksperiencen per tu ngjitur lart me apostujt e filozofise.

A mund tju jap nje keshille Lexuesi im? Enderro dhe lufto per endrren tende çdo dite.
 
Tek mendoja sot nese mund te isha miku i mire i nje Anetari forum-or! Thashe me vete, miq te vertete ne nuk mund te ishim. Dhe nese e kam kuptuar mire, dhe kam sigurine qe e kam kuptuar mire, odeoni dhe Anetari forum-or u takuan kur ishim tmerresisht vetem dhe mbase edhe pak te deshperuar, per me teper kishim nevoje te dy per miqesi. Secili prej nesh beson se eshte miku i tij me i mire, por a nuk ishte pak shpejt, a se besoni?! Sepse ajo qe lindi mes nesh nuk ishte miqesia!
Kam patur edhe une nje mik prej 43 vitesh! U rritem qe femije bashke, ishim emigrante bashke! 43 vite bashke!
E verteta eshte se nuk mund te gjesh nje mik te mire, miku i mire behet, nuk ndodh ne nje takim apo ne nje vit apo dy. Miqesia eshte paragjykuese si nje kuti, e nese ajo qe vendosim brenda eshte e shtrejte atehere do duroje dhe jetoje perhere.
Dhe tek gjykoj miqesine time prej nje viti me anetarin forum-or edhe pse kane ndodhur shume gjera, eshte si te gjykosh nje film pa pare ende pjesen e dyte te tij! Si perfundim mendoj se nuk jemi dy miq per koke. Jane dy gjera qe mund te ndodhin! Ose me kohen mund te behemi ata qe dyshojme se jemi, ose ndryshe do kthehemi ne nje kujtim qe dalengadale per fat te keq do zhduket ne asgje.

Kete po mendoja perpara se ti them naten e mire "mikut tim"
 
Ashtu si ne mbreterine e yjeve nganjehere jane dy diej qe percaktojne rrugen e nje planeti, ashtu si ne disa raste rreth e qark nje planeti te vetem shkelqiejne diej me ngjyra te ndryshme, here me drite te kuqe dhe here me drite jeshile, duke e goditur pastaj dhe duke e mbushur njekohesisht me drite shumengjyreshe, po keshtu jemi ne qeniet njerezore te sotme, ne saje te mekanizmit te nderlikuar te " qiellit tone me yje" ne jemi te veçante nga morale te ndryshme. Veprimet tona shkelqejne njeri pas tjetrit me ngjyra te ndryshme, rrallehere jane njekuptimesh dhe ka nje numer te mjaftueshem rastesh ne te cilat bejme veprime shumengjyreshe.
 
Ne netet si keto ku erresira mbreteron hijshem nuk ka hapesire per melankoli, nuk ka vend per dobesi. Vetem te fortet dhe te ashperit mund te behen dishepuj, vetem te fortet, vetem te ashperit.
Marshoj per atje lart, per idete e mia, per bindjen, per lirine time, marshoj. Dikush me pyeti per emrin sepse edhe une e kam nje emer, por guxova ti kthej shpinen. Tashme jam nje ushtar i te vertetes, ju besonit dikur ne ate qe quhej vertetesi? Bejeni te besoj qe ende e verteta egziston. Nietzsche ishte nje apostull i te vertetes NDEROJENI. Une do ta takoj nje dite, por ende jo, ende jo.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top