AS Roma

Vvetoni

Antarë i Respektuar
As Roma skuadra me futbollin me te mire ne Europe hajdeni tifoza te Romes ne FV
 
1. (1.) Manchester United FC England/4 286,0
2. (4.) Glasgow Rangers FC Scotland/3 258,5
3. (2.) Chelsea FC London England/4 258,0
4. (3.) FC Bayern München Deutschland/4 252,0
5. (5.) FC Barcelona Espaٌa/4 251,0
6. (6.) AS Roma Italia/4 248,0
7. (7.) Liverpool FC England/4 243,0
8. (8.) Arsenal FC London England/4 237,0
9. (9.) CA Boca Juniors Buenos Aires Argentina/4 231,0
10. (10.) FC Internazionale Milano Italia/4 226,0 11. (11.) Sمo Paulo FC Brasil/4 223,0
12. (13.) AC Fiorentina Firenze Italia/4 220,0
13. (19.) Fluminense FC Rio de Janeiro Brasil/4 218,0

(14.) Olympique Lyonnais France/4 218,0
15. (15.) Milan AC
 
ja tybe hiq nuk m'plq si skuader veq romant m'plq shum qysh flasin dhe Roma si qytet teper kshtu qe na rrofshi edhe ju sikur tifoza ho:D..
 
Forza Roma. Sivjet ishalla do bejm ndonje gje per titull.. ne champions skemi shum shanse po kushedi si vjen topi, kot nuk thone se eshte rrumbullak.

:)

FORZA CUNAAAAAAAAA
 
Cesar: Roma është e interesuar për mua

Cesar: Roma është e interesuar për mua

Portieri-i-Interit-Julio-Cesar-Foto-Skysports.jpg

Portieri i Interit, Julio Cesar, ka konfirmuar interesimin e Romës.

Braziliani është lidhur me një transferim te Roma ditëve të fundit, por ai ka pohuar se dëshiron të mbetet me Interin.

“ثshtë e vërtetë se Roma është e interesuar në mua. Ata kanë dërguar disa agjentë, por unë kam vendosur të qëndroj te Interi deri në fund të kontratës time në vitin 2014”.

“Dua emri im të largohet nga faqet e tregut të transferimeve. Asnjë lidhje me Romën, as Manchester United, asgjë. Nuk ka tregim për mua”, ka thënë Cesar.
 
AS Roma

Kriza e Romës, gjithë fajin e ka sulmi

Vetëm dy gola janë shënuar deri tani, asnjë nga sulmuesit. Bojan Kërkiç zhgënjen dhe kundër Interit rrezikon shumë. Një darkë bashkon Totin me Luis Enriken

Duke u larguar nga Riskone, vendi ku është zhvilluar faza përgatitore e verës, gjatë bërjes gati të valixheve diçka është harruar. Roma ka humbur sulmuesit dhe, me ta, edhe rrugën e golit. Shifrat, nga ana tjetër, janë të pamëshirshme: në tri ndeshjet zyrtare të zhvilluara deri tani skuadra e Luis Enrikes ka shënuar vetëm dy gola, të dy të ardhur nga goditje standarde (një goditje këndi dhe një dënimi). Nuk bënte kaq keq që nga sezoni 1995-96, kur Branka (tani drejtues i Interit) ka shënuar golin e vetëm.

SULMUES Nث KRIZث Jo vetëm. Dy golat aktualë janë realizuar nga dy mesfushorë (Perrota dhe De Rosi), sepse sulmuesit deri tani kanë sjellë vetëm një gol. Midis Insbrukut, Paris St. Zhermenit, Vashash të Budapestit, Valencias, Slovan Bratislavës (vajtje-ardhje) dhe Kaljarit, e dini kush ka arritur të shënojë? I riu Kaprari, ndërsa ata që konsiderohen ekspertë (Toti, Bojan, Borrielo, Okaka, Osvaldo dhe Borini) kanë zhgënjyer.

BOJAN Fytyra e vërtetë e krizës së sulmit deri tani është Bojan. Ish-lojtari i Barcelonës, shumë i pritur, ka qenë më i aktivizuari nga Luis Enrike, duke marrë mbi vete edhe etiketën e të “preferuarit” nga trajneri. Situata e të riut spanjoll është e qartë. Talenti i padiskutueshëm edhe në Barcelonë nuk është mbështetur nga një karakter i fortë, për këtë arsye metoda e Luis Enrikes ka qenë: t’i japë besim “pavarësisht nga situata”, duke e aktivizuar gjithmonë si titullar.

Por, ndrojtja, e bashkuar me disa raste të humbura, ka mbetur dhe kështu Bojan tani është vënë në diskutim, por nuk është vetëm, duke parë se edhe Osvaldo, më i paguari i merkatos së fundit italiane, duket se nuk ndihet mirë në rolin e sulmuesit të krahut. Atëherë, duhet të jetë i kënaqur Toti?

Jo, sepse tani luan shumë larg portës për të qenë vendimtar në zonën e golave. Domethënë, nëse mendohet se Borrielo konsiderohet një zëvendësues, Borini një “diçka më shumë” dhe Lamela një lojtar që duhet zbuluar akoma (por të martën është stërvitur mirë), kuptohet se ankthi rritet.

DARKA Kështu, tekniku spanjoll ka akoma shumë punë, edhe pse drejtuesit, me të cilët ëstë takuar të martën, edhe pse nuk duan të ndikojnë te zgjedhjet e tij mendojnë se manovra e skuadrës ka qenë shumë e ngadaltë, vertikalizimet dhe lëvizjet e sulmuesve nuk kanë qenë efikase. Të martën, me rifillimin e stërvitjes, Luis Enrike ka folur për pak minuta me skuadrën, që më pas ka darkuar jashtë.

Thelbi: të vazhdojmë kështu sepse do të dalim nga kriza, edhe me mbështetjen e tifozëve. Me pak fjalë, koncepte jo shumë mbresëlënëse. Domethënë, një moment negativ. ثndrrat e mëdha të Barcelonës, për momentin, duket se janë të mbuluara me pluhur.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Roma

Roma ndal hovin e Atalantës,

Roma e trajnerit Luis Enrike duket se e ka kalur momentin e vështirë, gjë të cilën e konfirmon edhe përballja me Atalantën, takim i cili u fitua nga romanistët me rezultat 3-1. Atalanta në katër javët e zhvilluara ishte ekipi më në formë në Serinë A me 3 fitore e 1 barazim. Atalanta e ka nisur sezonin m e minus 6 pikë. Roma me paraqitjen e saj të mirë arrin të konfirmojë kthesën dhe ndal hovin e Atalantës. Golat për Romën u shënuan nga Bojan në minutën e 20-t, Osvaldo në minutën 31 dhe Simplicio në të 81-ën minutë. Golin e vetëm për Atalantën e shënoi Denis në minutën e 48-të. Me këtë fitore Roma shkon në kuotën e 8 pikëve, po aq sa Juventus dhe Udineze , ndërsa Atalanta mbetet në kuotën e 4 pikëve. Interi pas fitoreve të para në kampionat dhe Ligën e Kapionëve i vjen sërish radha të ndalet, ndalesë të cilën ia shkaton Napoli në “San Siro”. Napoli ka dominuar ndaj zikaltërveduke fituar me rezultat 0-3. Interi që nga minuta 41 është detyruar të luajë me një lojtar më pak, pasi Obi ka dalë nga fusha me karton të kuq, pas dy të verdhave duke shkaktuar edhe penallti, që ishte e dyshimtë. Gjithashtu edhe trajneri Ranjeri është larguar nga stoli duke parë takimin nga shkallët e stadiumit. Golin e parë për Napolin e shënon Kampanjaro në minutën e 43-të. Pas gjuajtjes së penalltisë nga Hamshik , topi grushtohet nga portieri Sezar, që shkon te Kampanjaro dhe shënon. Pastaj i vjen radha Maxhios në minutën e 57-të, që përfiron nga një mosmarrveshje mes Nagatomos dhe portierit Hulio Sezar. Në minutën e 75-të Hamshik shënon golin e tretë. Napoli ka turpëruar në shtëpinë e vet Interin duke e kthyer në identitetin e fillmit, ku zikaltërit trajner kishin Gasperinin .Me këtë fitore Napoli provizorsiht mer kreun me 10 pikë, ndërsa Inter mbetet me 4 pikë.
 
Pe: Roma

Toti ndez supersfidën: Reja, njeriu i derbit. E kemi fat!

Kapiteni ironizon mbi katër ndeshjet e fundit të trajnerit lacial, të cilat i ka humbur të gjitha: “E ardhmja ime? Do të luaj deri 40 vjeç. Me Baldinin, asnjë problem”

“Cili do të jetë njeriu i derbit? ثshtë Reja, një fatsjellës për ne”. Françesko Toti ironizon para sfidës mes Lacios dhe Romës, duke kujtuar ecurinë negative të katër derbeve të humbura nga katër nga trajneri bardhekaltër.

Kapiteni verdhekuq, i cili do të mungojë të dielën në mbrëmje në “Olimpiko”, për një problem muskular në kofshë, uron që edhe “Kloze të mos luajë, sepse është vërtet shumë i fortë”. Ibrahimoviçit e Kasanos (të cilët deklaruan para pak ditësh se do të luajnë edhe tre vjet në karrierën e tyre), Toti u përgjigjet: “Unë do të luaj deri 40 vjeç dhe shpresoj që këtë ta bëjnë edhe ata”.

Kur mendoni të riktheheni në fushë?

Për fat të keq do të mungoj në derbi. U përpoqa, por nuk mundem. Shpresoj të rikthem kundër Palermos, por nuk e di.

اfarë ideje keni krijuar për projektin e ri amerikan të klubit?

ثshtë një projekt i rëndësishëm, i ri. Mendoj që amerikanët duan të bëjnë gjëra të mëdha, një skuadër të madhe. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë.

Kërkoni të replikoni ndaj kritikave të drejtuesit Baldinit (“Toti është një dembel”)?

U ndjeva keq kur lexova në fillim deklaratat e tij, por secili është i lirë të thotë atë që mendon. Unë me Frankon kam pasur gjithnjë një marrëdhënie të mirë, por kur të vijë këtu (është akoma nën kontratë me Federatën Angleze të Futbollit në krah të Kapelos), do t’i shpjegoj dembelizmin tim. Unë e mbylla çështjen për të mirën e Romës dhe të të gjithëve. Ai mbetet një drejtues i madh dhe shpresoj të fitoj akoma me të.

Cilin do të aktivizojë në vendin tuaj në derbi?

ثshtë një zgjedhje që sigurisht do ta bëjë trajneri, që deri tani na ka mësuar me shumë surpriza. Nuk e di se cilin mes Bojanit, Pjaniçit e Lamelës do të aktivizojë.

A jeni ndier ndonjëherë si një problem për Romën?

Unë shpresoj të mos jem asnjëherë një problem për Romën. Kam dhënë gjithnjë diçka më shumë për këtë skuadër. Zërat që qarkulluan në verë rreth meje më shqetësuan pak. Pata një bisedë me drejtuesit dhe më siguruan.

Si është marrëdhënia juaj me Luis Enriken?

ثshtë normale që trajneri të bëjë zgjedhjet e tij. Por nëse më thonë se jam pjesë e projektit dhe pastaj nuk luaj, është logjike që do të kërkoj shpjegime.

Pas sa kohësh Roma mund të kthehet të fitojë?

Roma është një projekt që tani e deri në 5 vjet, madje dhe më shumë. Duhet kohë përpara se të fitojmë. Me shpirtin e të rinjve që kemi mendoj se mund të themi fjalën tonë. Sigurisht, shpresoj të fitojmë edhe përpara këtyre 5 viteve. Roli? Ndihem mirë dhe, për të mirën e Romës dhe skuadrës, bëj gjithçka. Këtu, skuadra e parë nuk ekziston.

اfarë mendoni për Lacion?
Për mua është një ndeshje ndryshe nga të tjerat. Të luash kundër Lacios, për mua është speciale, por në fund janë tri pikët. Për ne nuk ndryshon asgjë të fitojmë derbin për të pestën herë radhazi.

اfarë përshtypje keni për presidentin Di Benedeto?

Kam njohur njerëz të vërtetë dhe që duan ta ndihmojnë Romën. Me presidentin kam pasur një bisedë të shpejtë, por ai nuk flet italisht dhe unë nuk flas anglisht.

اfarë mendoni për rinovimin e De Rosit?

Qëllimi i tij është të qëndrojë përjetë te Roma, siç bëra unë. Në të vërtetë ka gjëra të ndryshme në nivelin personal. Shpresoj të nënshkruajë sa më shpejt.

Cili është derbi që të ka surprizuar më shumë?

I fundit, sepse është dygolëshi i parë në një derbi dhe sepse vija nga një periudhë me kritika të shumta. Ishte derbi që ëndërroja. Derbet e Romës janë të bukur edhe për shkak të kritikave.

Cila është kritika që ju ka lënduar më shumë?

Që përpiqem të dal kundër klubit dhe që doja vetëm familjen Sensi dhe jo amerikanët. Ndryshojnë kritikat, më shqetësojnë, por jam mësuar tashmë

اfarë mendon për Ibrën e Kasanon? Ke menduar ndonjëherë të tërhiqesh?

Unë dua të zbavitem dhe të luaj deri 40 vjeç. Futbolli është pasioni im. Nuk mendoj për tërheqjen as minimalisht. Shpresoj që Ibra e Kasano të luajnë deri 40 vjeç, sepse janë dy kampionë

A i keni kërkuar ndonjëherë Luis Enrikes të luani më afër portës?

Me të flas vazhdimisht dhe më thotë se në rolin ku ndodhem mund të shënoj shumë gola. Më takon mua të gjej rolin e duhur mes mesfushës dhe sulmit.

Në fund të karrierës dëshironi të jeni drejtues i kësaj Rome?

Kam një kontratë 5-vjeçare si drejtues, por për momentin mendoj vetëm të luaj.

اfarë mendoni për drejtuesit e vjetër?

Me ta jam rritur shumë, do t’i falënderoj gjithnjë dhe vështirë se do t’i harroj.

Nga të gjithë trajnerët që keni pasur, me cilin do ta krahasonit Luis Enriken?

Me Spaletin, sepse mendon të luajë në sulm.

Cili do të jetë njeriu i derbit?

Për mua është Reja, trajneri i Lacios, është një fatsjellës për Romën. Shpresoj të mos luajë Kloze, sepse nuk e mendoja se do të ishte kaq i fortë.

Pa ju, derbit i mungon romanizmi…

Janë po ashtu De Rosi dhe Rozi, që janë edhe dy tifozë: mund të mjaftojnë.

اfarë mendoni për Pjaniçin dhe Lamelën?

Pjaniç është një futbollist teknikisht formidabël, por nuk mund ta vlerësoj Lamelën, sepse e kam parë shumë pak herë. Shokët më kanë thënë që është shumë i zoti, por duhet lënë të rritet në qetësi.

ا’do të bëni në orët para derbit?

Unë do të isha gati të ulesha dhe në stol, por nuk do ta bëj, sepse do të krijonte probleme. Nuk e di nëse do të shkoj në stadium, por do të qëndroj me skuadrën deri në mëngjes.

Titulli?

Nuk na intereson (qesh). ثshtë një gjë që u takon skuadrave të Veriut.

Si lindi ideja e rrethit me ju në mes para ndeshjes? Në derbi nuk do të donit të ishit në mes?

Ka dhjetë vjet që e bëjmë. Në fillim e bënim në dhomat e zhveshjes dhe tani në mes të fushës. Në derbi nuk mund të qëndroj në mes, sepse do ta shikoj nga shtëpia. Luhet Lacio-Roma dhe rrezikoj të mbetem i bllokuar.

Kush vjen më mirë në këtë derbi mes Lacios dhe Romën?

Të dyja. Të tjerët do të donin ta fitonin, sepse nuk e fitojnë prej vitesh, ndërsa Luis Enrike vjen me mendje të kthejellët, sepse nuk e di mirë se ç’do të thotë kjo ndeshje. Ky mund të jetë një avantazh për ne.

اfarë mendoni për shqiponjën Olimpia të Lacios që nuk mund të fluturojë?

Nuk përgjigjem, sepse më arrestojnë…

Ranieri te Interi, a ju ka befasuar?

Jam i kënaqur, sepse gjeti një tjetër skuadër të madhe. I uroj fat!

Si kapiten, jo si lojtar, kërkoni t’u thoni diçka tifozëve para derbit?

Janë tifozë të veçantë. Për shumë njerëz, në fillim vijmë ne dhe pastaj mamaja. Ne përpiqemi t’ua shpërblejmë besimin.



33 Derbet e luajtura nga Françesko Toti kundër Lacios: 29 në kampionat, 4 në Kupën e Italisë. Bilanci është 12 suksese, 9 barazime dhe 12 humbje



9 Ndeshjet derbit ku Toti nuk ka zbritur në fushë, prej të cilave 6 në kampionat dhe ku Roma nuk ka humbur asnjëherë: 5 fitore, 4 barazime



4 Derbet e Romës me Edi Rejan në krye të stolit të Lacios (3 në kampionat, 1 në Kupën e Italisë). Bilanci i trajneri është negative: 4 humbje në 4
 
Pe: Roma

Luis Enrike shuan ëndrrat: Nuk jemi për titull

Tekniku verdhekuq pranon: Jemi akoma në ndërtim, edhe pse fitorja me Palermon na ka dhënë besim

“Roma nuk është ende një ekip për titull”. Këto kanë qenë fjalët e Luis Enrikes, në prag të ndeshjes me Xhenoan. Spanjolli është shprehur: “Nuk është momenti, nuk jemi ende një skuadër e fortë. Të shohim pas tre apo katër muajve”. Më pas ai ka bërë disa sugjerime për lojtarët e tij: “Në momentin që kalojmë në avantazh duhet të vazhdojmë të sulmojmë”. Sa i përket Lamelës, ai ka kërkuar kujdes: “Kur të bëjë 15 gola, atëherë do të themi që ka shpërthyer, tani është ende herët”.

“T’i lëmë mënjanë pretendimet, le të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duhet të punojmë rëndë duke filluar që nga ndeshja me Xhenoan, që do të jetë një test i rëndësishëm për vazhdimësinë e skuadrës, e cila është ende në ndërtim e sipër dhe që është përmirësuar që nga momenti që kam mbërritur këtu,”- ka vazhduar Luis Enrike.

“Xhenoa është një skuadër e fortë, e rrezikshme në kundërsulme. Rezultati është i rëndësishëm, por më shumë do jetë mënyra se si do ta arrijmë atë. Ka ende shumë situate, të cilat duhet t’i përmirësojmë. Në momentin që kalojmë në avantazh nuk duhet të ndalemi pasi kur kundërshtari pëson një gol, ndryshon mënyrën e lojës. Ne duhet të vazhdojmë ta sulmojmë”.

Luis Enrike kërkon një futboll sulmues dhe dinamik. Ai është koshient për faktin që rezultat pozitive nuk duhet të vonojnë: “ثshtë e qartë, gjithçka varet nga rezultatet, nëse do të jenë pozitive atëherë do jetë diçka e shkëlqyer. Nëse do jenë negative, do thonë që ishte një katastrofë. Dua t’i fitojmë dy ndeshjet e ardhshme (të shtunën është ajo ndaj Milanit). Por edhe nëse nuk e bëjmë, nuk do të ndodhë gjë. Tashmë nuk mendoj për klasifikimin, por vetëm për Xhenoan”.

Mesazhi ka qenë i qartë. Më pas diskutimi i tij i është drejtuar sërish formës së individualiteteve në ekip: “Rendimenti i Lamelës ishte i shkëlqyer si për golin ashtu edhe për qëndrimin që ai mbajti në fushë. Lamela është 19 vjeç dhe ka luajtur vetëm një ndeshje. Ka nevojë për qetësi.

Do të flasim për shpërthim kur ai të ketë shënuar 10, 15 ose 20 gola”. Ndërkohë Marko Borrielo vazhdon të ketë hatërmbetje për mosaktivizim: “Jam i kënaqur me sulmuesit e mi. Nëse Marko merr një ofertë gjatë janarit? Drejtuesit do flisnin me mua dhe më pas do vendosnim. Gjithsesi janë thjesht hipoteza”.
 
Pe: Roma

Borrielo dhe të pakënaqurit e Romës

Tetë lojtarë, përveç ish-milanistit, Huan, Simplisio, Greko, Sisinjo, Tadei, Okaka, Atunjes dhe Baruso presin merkaton e janarit për t’u larguar

39 ditë për të rënë në sy, para se pushimi dimëror i kampionatit të hapë, për të gjithë, dyert e merkatos. ثshtë koha që do të kenë nga ky moment deri në fund të ndeshjeve të 2011-ës ai grup lojtarësh, që Luis Enrike i ka fshirë nga rotacioni, që ka karakterizuar zgjedhjet e tij deri më sot. Tetë lojtarë, të cilëve mund t’i shtohen edhe dy të “zhdukur”: deri tani, janë ata (të vetmit) viktima të rivolucionit.

BORRIELO PRET LAMTUMIRثN Tetë lojtarë, tetë të pakënaqur, tetë emra që pritet të largohen në merkaton e janarit. Dhe që – para se të bëjnë planet për vitin e ri – në shtatë ndeshjet e mbetura, duke përfshirë edheKupën e Italisë, kërkojnë të gjejnë hapësira, më shumë për të rënë në sy ose për të merituar një konfirmim të pashpresuar. Në krye të këtij grupi, Marko Borrielo, 204 minuta në kampionat pa asnjë buzëqeshje, pa gol dhe pa gëzim.

Për të, merkato është një lehtësim, edhe pse deri më sot, telefonatat e marra janë ndalur vetëm te një sondazh i Milanit: “Do të kthehesh?”. “Menjëherë”. Por, Alegri shikon diku tjetër dhe ai, midis psherëtimave të Premir Ligës, pret. Edhe rikthimi i Totit rrezikon t’ia pakësojë akoma më shumë hapësirat, ai i Borinit në 2012-ën do ta çonte në tribunë. Tepër, edhe për atë që ka durimin të harrojë 9 ndeshjet me 4 gola, të bëra vitin e kaluar në këtë kohë.

Tث TJERثT Por, mbrapa tij, është në ankth edhe Huan: problemi muskulor, i fundit në këtë sezon, e ka ndalur minutazhin e tij në 147 minuta. Shumë pak, për qendërmbrojtësin që ka luajtur më shumë në sezonin e kaluar. Nga Rio, e thërret Flamengo: një tundim që nuk duhet nënvlerësuar, pas thumbimeve në fillim nga trajneri dhe besimi i pakët nga tifozët verdhekuqë.

I njëjti skepticizëm ekziston edhe për Simplision: nga Ranieri te Luis, duke kaluar për nga Montela, paraqitje të bukura, shumë përjashtime. I pashpjegueshëm ai i spanjollit, që e ka braktisur pas 103 minutash dhe një goli. I pashpjegueshëm.

Por pjesë të skuadrës janë edhe Sisinjo, i lënë mënjanë pas kritikave të ashpra të teknikut për shkak të 11 minutave aspak bindëse kundër Sienës, dhe Tadei, i rilindur në Novara pas dy muajsh nga debutimi me Interin, dhe nëse sezoni i Grekos ka filluar vetëm prej 93 minutash, ai i Okakas ka mbaruar që nga vera. Në janar ose në qershor lamtumira. Kur do të largohen edhe Baruso dhe Antunjes: atyre Roma nuk i ka dhënë as një numër në fanellë.
 
Pe: Roma

Roma ndalon Juven, por Bufon “hipnotizon” Totin

Roma – Juventus 1-1

Shënues: De Rosi 5/ Kielini 16’

Roma: Stekelenburg, Tadei, De Rosi, Hajnce, Hoze Angel, Greko, Viviani (Simplisio 58’), Pjaniç (Perrota 74’), Toti, Lamela, Osvaldo (Borrielo 86’). Tr: Luis Enrike.

Juventus: Bufon, Liktshtejner, Barzalji, Bonuçi, Kielini, Pirlo, Markizio, Pepe (Elia 86’), Vidal, Estigarribia (Xhiakerini 72’), Matri (Kualjarela 72’). Tr: Konte.

Gjyqtar: Orsato.

Kartonë të verdhë: Pjaniç, Vidal, Greko, Bonuçi, Kualjarela, De Rosi.



Mbyllet në barazim 1-1 superndeshja në “Olimpiko”. De Rosi zhbllokon rezultatin, por Kielini kundërpërgjigjet. Kapiteni verdhekuq gabon një 11-metërsh përballë “SuperXhixhit”



Superndeshja e javës së 15-të të Serisë A mes Romës dhe Juventusit është mbyllur me një barazim emocionues në shifrat 1-1. Pjesa e parë ka folur për vendasit, të cilët kanë gjetur avantazhin që në minutën e 6-të. Në pjesën e dytë ndeshja merr një tjetër rrjedhë: Juventusi barazon me Kielinin në minutën e 61-të dhe vetëm pak minuta më vonë, Bufon i pret penalltinë Totit. Dhjetë minutat e fundit kanë ofruar një mori rastesh për të dy ekipet, por si Kualjarela ashtu edhe Toti hezitojnë për ta çuar topin në rrjetë. Juventusi qëndron në krye, por me Udinezen.

Ndeshja mes Romës dhe Juves ka ofruar emocione të papërshkrueshme që në minutat e para. Roma zhbllokon avantazhin me De Rosin, që godet fluturimthi një top me të majtën dhe ai përfundon në rrjetë, pa mundur të largohet nga Vidal, i cili del “bllof” në gjuajtjen e tij. Në minutën e 24-t është Miralem Pjaniç që vë sërish në rrezik portën e bardhezinjve. Një minutë më vonë Juventusi ka shansin më të mirë për shënim:

Tadei lë zbuluar Estigarribian, i cili godet, por gjen të përgatitur portierin Stekelenburg. Në minutën e 38-të Vidal dhuron një asist qëndror për Pepen, i cili nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës duke u bllokuar nga mbrojtja e kryeqytetasve. Ndërkohë vetëm pak minuta para pushimit, Pirlo ekzekuton tokazi një goditje dënimi, e cila përfundon në duart e portierit holandez.

Në pjesën e dytë Juventusi hyn më “i egër” në fushë dhe në minutën e 61-të gjen golin e barazimit me anë të Kielinit, i cili godet me kokë duke realizuar. Një minutë më vonë arbitri i akordon një penallti Romës për faullin e Vidalit ndaj Lamelës. ثshtë pikërisht kapiteni Toti ai që merr përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, por goditja e tij pritet nga portieri Bufon. Dhjetë minuta para fundit të takimit Osvaldo provon të vërë sërish në rrezik portierin italian, por pa rezultat pasi parabola e tij përfundon mbi traversë. Mbyllet gjithçka në paqe. Juventusi vazhdon të qëndrojë i pamposhtur, ndërkohë që Roma tregon shenja jete.



Mbrojtësi

Kielini i kënaqur: Një pikë e mirë

Duke parë sesi shkoi loja mendoj se kemi marrë një pikë të rëndësishme. Ne tentuam me të gjitha forcat për të rikuperuar dhe pse jo për ta fituar ndeshjen”. Në këtë mënyrë e ka komentuar mbrojtësi i Juves, Xhorxho Kielini, barazimin e marrë ndaj Romës në Serinë A. “Nuk ishim të kthjellët, shfrytëzuam shumë kundërsulmet duke i dorëzuar kundërshtarit shumë topa. Gjithsesi kjo ndeshje ka qenë pozitive. Reagimi i bërë i ka dhënë forcë skuadrës për të arritur sërish kreun e klasifikimit dhe për të vazhduar kështu”, – përfundon mbrojtësi bardhezi.



Roma

Luis Enrike: Pashë karakter dhe zemër

Pashë paraqitjen e duhur kundër një skuadreje që është një nga pretendentet për titull dhe kjo më kënaq”. Luis Enrike është i kënaqur nga Roma e tij, pavarësisht se bardhezinjtë morën një pikë në “Olimpiko”. “Penalltia e Totit? Më vjen keq, mund të shënonte golin e tij të parë, por përballë kishte një portier si Bufon që të shtie frikën vetëm kur e sheh. Por do të ketë raste për të shënuar. Në pesë minutat e para u zbavita, pastaj pashë një Juve të jashtëzakonshme. Por vërejta edhe karakterin e skuadrës time, një dëshirë për të reaguar përballë një publiku që na mbështeti”.



Konte nuk u zbavit: Pashë pak rrëmujë!

Trajneri bardhezi analizon barazimin në “Olimpiko”

Antonio Konte e ka vlerësuar si pozitiv barazimin e Juves ndaj Romës: “Në pjesën e parë luajtëm bukur, me një lojë intensive dhe ritëm të lartë. Por unë vazhdoja të isha i acaruar pasi kishim mundësi për të krijuar më shumë raste përmes lojës në krah, sidomos nga e djathta. Gjithsesi pjesa e parë ishte e mirë, luajtëm në një mënyrë të pëlqyeshme. Pastaj nuk ishte e thjeshtë të luanim nën disavantazhin e golit të Romës,”- ka shpjeguar ai.

“U treguam të zotët duke reaguar dhe duke gjetur golin, por nuk më pëlqeu aspak mesi i pjesës së dytë, e lejuam veten të na kapte paniku. Gjithçka mund të presësh kur topi shkon sa nga njëri krah tek tjetri. Duhet të tregohemi më të ftohtë dhe të arsyeshëm, duhet t’i menaxhojmë më mirë ndeshjet dhe të kuptojmë se kur është momenti i duhur. Pavarësisht taktikës që tregoi Roma, ne e tentuam në një sërë rastesh portën e Romës, por Stekelenburg u tregua i vëmendshëm, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.

Shoh klasifikimin dhe i them vetes se jemi duke bërë gjëra të mëdha, përtej parashikimeve që priteshin. Sa herë që një skuadër pëson gol atëherë problemi është tek faza defensive. Ne do ta analizojmë mirë, tashmë dihet qartë se kush ishte ai që gaboi”. Më pas Konte ka analizuar edhe momentin që skuadra po kalon. “Makinën po e drejtojmë me tremijë kilometra në orë, motori po xhiron shumë fort.

Shpresojmë të mos e dëmtojmë. Këta lojtarë janë të mrekullueshëm, secili prej tyre po luan shumë mirë, po e shfrytëzon motorin në maksimumin e xhirove. Kjo është arsyeja që gjendemi në këtë pozicion. Nëse do të arrinim të shkonim edhe më larg, akoma më mirë. Markizio nuk shënoi? ثshtë duke shijuar një pushim, shpresoj të zgjasë pak. Më pëlqeu shumë personaliteti i skuadrës”.



Ish-juventini

Droga, 8 vjet e 8 muaj burg për Padovanon

Ish-futbollisti i Juventusit, Mikele Padovano, është dënuar nga Gjykata e Torinos me 8 vjet e 8 muaj burg për bashkëpunim në shoqatë kriminale të finalizuar për trafik lëndësh narkotike. Prokurori ka kërkuar dënimin me 24 vjet për ish-sulmuesin e Napolit dhe Juventusit pas arrestimit të ndodhur në 2006-ën në kuadër të përgjimeve gjatë një operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të tonelatave me hashish të ardhura nga Spanja.

Padovano, menjëherë pas dhënies së vendimit, ka komentuar duke thënë: Vendimi që më ka dënuar është jashtëzakonisht i padrejtë, por do të luftoj deri në fund për të treguar që unë nuk kam të bëj”. “Do t’i drejtohem apelit, – shtoi ai, – sepse, edhe sikur të më jepnin dhjetë muaj, nuk do të isha i kënaqur. Gjykatësit e kanë tepruar”, – e mbyll Padovano.



Flet اelino

Kaljari: Juvja ta harrojë Naingolanin

Sipas Masimo اelinos, Juventusi mund të heqë dorë nga Raxha Naingolan, mesfushori belg i Kaljarit që i pëlqen shumë Antonio Kontes. “Nuk e shes as për 100 milionë, – siguron presidenti i klubit sard. – Bëhet fjalë për një çështje ndjenjash, një politikë ndryshe. Nëse shpenzojmë para për të ndërtuar një stadium, nuk mund t’i shesim lojtarët. Naingolan është një lojtar që dua ta mbaj te Kaljari dhe për të nuk ka çmim, kësisoj nuk e shesim.

Na kanë ofruar shumë para në gusht nga jashtë për të, tani menaxheri i tij më thotë se ka klube që e duan, por nuk do ta shesim. Të gjithë këto zëra rreth tij, e kanë shpërqendruar, ka disa ndeshje që nuk luan në nivelin e tij, edhe pse është gjithnjë mbi mesataren. Unë fola me të, po pret të bëhet me fëmijë, është mirë në Kaljari dhe nuk kërkon që të largohet”.
 
Roma nënshkruan me Nicolas Lopez

Roma ka zbuluar se ka nënshkruar me sulmuesin tinejxher uruguaian, Nicolas Lopez.

Lopez kishte arritur marrëveshje që gjatë verës dhe iu nënshtrua testeve mjekësore disa muaj më parë, por për shkak të afateve dhe zvarritjeve gjatë procedurave ai ka arritur të nënshkruajë kontratën vetëm tash.

Nacional dhe Federata Uruguaiane e Futbollit do të fitojnë një milionë dollarë për transferimin
 
Zeman:Roma ime do fitoj titullin

Trajneri i Romës, Zdenek Zeman, teksa synon ta mbajë me këmbë në tokë skuadrën, përpiqet t’u imponojë frikë rivalëve.
27ywi83.jpg

I pyetur nëse verdhekuqtë mund ta fitojnë titullin, ai përgjigjet: “ثshtë shpejt për ta thënë, por pa diskutim ne duam të luajmë kampionatin tonë dhe t’u hapim probleme të gjitha skuadrave në fushë. Dhe shpresoj që t’ia dalim”. Më tej, bohemi vlerëson Françesko Totin për lojën e bërë në takimin e së dielës ndaj Interit. “U bënë 15 vjet që unë them se ai është një lojtar i rëndësishëm dhe që dallohet nga të tjerët”. Fitorja 1-3 i ka sjellë atij qetësinë e nevojshme. “ثshtë gjithmonë kënaqësi kur fitohet dhe kur luhet një ndeshje e mirë. Ekipi i bëri gjërat siç duhet në fushë dhe ka fituar me meritë”. Në fund, ai i jep një këshillë Osvaldos që të jetë më i qetë dhe të protestojë më pak, pasi kështu edhe arbitrat do të jenë më të kujdesshëm në nxjerrjen e kartonëve.
 

Attachments

  • 27ywi83.jpg
    27ywi83.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Kupa e Italisë, Roma fiton me lehtësi

2ev7v4j.jpg
Roma fitoi lehtë ndaj Atalantës (3-0) dhe u kualifikua për në çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Miralem Pjanic hapi serinë e golave në minutën e 22, ndërsa Pablo Osvaldo shënoi golin e dytë në minutën e 30.

Pas pushimit, Mattia Destro rrumbullakosi fitoren e skuadrës kryeqytetase, e cila së bashku me Juventusin është skuadra me më shumë Kupa Italie në histori (9).

Sot do të luhen ndeshjet e tjera të 1/8 të finaleve të Kupës së Italisë: Parma-Catania (17:30) dhe Juventus-Cagliari (21:00)./Tch
 

Attachments

  • 2ev7v4j.jpg
    2ev7v4j.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Totti: Dua një trofe në 2013-n

“Një trofe, apo ndoshta titullin: tifozëve tanë u uroj një vit me fitore”. Fjalët e Francesco Totti-t, i grumbulluar me ekipin në Amerikë, kumbojnë si një këngë e ëmbël kundrejt “urisë” së popullit roman.
kdwvft.jpg
“Shpresoj të jetë një vit special, - ka shtuar kapiteni. - Personalisht, uroj të vazhdoj të luaj siç kam bërë gjatë kohëve të fundit. Presidenti Pallotta dëshiron që të jem i pari, që të shënoj një gol në stadiumin e ri, sepse kam edhe 4 vite kontratë me këtë klub”.

Totti, në fund të seancës stërvitore, në të cilin ka pësuar edhe një tërheqje të lehtë muskulare, dhe pak përpara se të niste sfida e basketbollit mes Miami Heat dhe Orlando Magic, ka zbuluar se mendon për të rrëmbyer rekordin e golashënuesit Silvio Piola.

Ish-sulmuesi i Lazio-s është ndalur në kuotën e 274 golave në Serie A, ndërsa kapiteni i Romës është në kuotën e 221 golave. “Ndoshta ia arrij përpara se të largohem nga futbolli...”. Gjithsesi, në fillim kërkon një sukses me ekipin: “Romanistët e presin prej shumë kohësh”, ka përfunduar kapiteni./Tch
 

Attachments

  • kdwvft.jpg
    kdwvft.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Roma

Roma ka harruar të fitojë, Fiorentina në rënie të lirë
27 janar 2013


Roma ka barazuar 3-3 me Bolonjën, në një ndeshje spektakolare të zhvilluar sot në mesditë në “Dall’Ara”. Verdhekuqtë kanë kaluar dy herë në avantazh, por në të dy rastet vendasit kanë barazuar dhe më pas kanë kaluar në avantazh, për të ardhur te goli i Taksidhis, që barazoi gjithçka. Në 4 ndeshjet e vitit 2013, Roma nuk ka fituar asnjë. Ndërkohë, në rënie të lirë edhe Fiorentina, që tashmë është në një krizë të rëndë. Vjollcët u mundën 2-1 ditën e djeshme nga Katania, duke konfirmuar momentin e vështirë./Tch
 
Titulli: AS Roma

Cagliari fundos Zemanin, fiton 2-4 në Romë
03/02/2013

jidkaq.jpg

Roma ka pësuar një humbje të thellë 2-4 nga Cagliari në Stadio Olimpico, në një ndeshje e cila u dominua tërësisht nga skuadra mike.
Që në minutën e katërt të takimit ishte Radja Nainggolan i cili arriti të kalonte ekipin e Cagliarit në avantazh.
Kapiteni legjendar i Giallorossëve, Francesco Totti, bëri që skuadrat të shkonin në pushim me shifra të barabarta, duke realizuar nga pika e penalltisë në minutën e 35-të

Vetëm dy minuta pasi filloi pjesa e dytë Mauro Goicoechea gaboi rëndë duke futur në portë një top i cili po ishte krosuar paralel me portën
Pas një harkimi të Victor Ibarbo, Marco Sau e thelloi edhe më shumë epërsinë e miqve. Francesco Pisano i dha fund çdo dyshimi për fituesin e kësaj mbrëmjeje duke realizuar golin e katërt në minutën e 71.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Marquinho duke shënuar golin e dytë të vendasve (90’+2). Asisti ishte i Erik Lamelas.

Roma mban vendin e 8-të në tabelë me 34 pikë dhe rrezikon të zhvendoset më poshtë në rast se Udinese regjistron fitore këtë javë. Ndërkohë, Cagliari dalëngadalë po largohet nga zona e rrezikut.
Në përfundim të ndeshjes një grup prej rreth 500 tifozë, jashtë stadiumit, kanë kontestuar ekipin e Romës, për humbjen e turpshme. /Balkanweb
 

Attachments

  • jidkaq.jpg
    jidkaq.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: AS Roma

Hhihihihihihhihihihihihhi
cfar turpi .... roma bashk me totti
 
Titulli: AS Roma

Seria A, Roma “thyen” Juventusin
17/02/2013
281r2hc.jpg
Roma rigjen fitoren në Serinë A dhe këtë e bën kundër kampionëve e kryesuesëve të kampionatit italian, Juventusit.

Kryeqytetasit kanë arritur të fitojë 1-0 në “Olimpico” falë një supergoli të kapitenit Totti.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, me shumë raste nga të dyja skuadrat, ndërkohë që goli i vetëm që i dha fitoren dhe tre pikët verdhekuqve vjen disa minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

I ka mjaftuar ky gol Romës për të ringritur moralin pas shumë problemeve të këtij sezoni. Tashmë ata ngjiten përkohësisht në vendin e shtatë në kuotën e 37 pikëve./Tch
 

Attachments

  • 281r2hc.jpg
    281r2hc.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: AS Roma

erie A, Roma lëshon vendin e parë
27/11/2013
Nuk ka fitore për Romën dhe aq më pak një rikthim në vendin e parë të Serie A, pas javës së 13-të të kampionatit.
wbxldz.jpg
Verdhekuqtë e drejtuar nga Garcia nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se sa një barazim pa gola kundër Cagliari-t, në “Olimpico” të Romës, pavarësisht rasteve të panumërta për gol, shtyllës së goditur nga Gervinho dhe mrekullive të portierit sard, Avramov, ndaj gjuajtjeve të Strootman e Maicon.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi për romanistët në kampionat, teksa tashmë e shohin Juventusin 2 pikë larg në krye të renditjes.

Fytyrat e futbollistëve romanë, si Ljajic e Castan, në fund të ndeshjes treguan gjithçka mbi një ndeshje “fantazmë” të Romës që, pavarësisht se dominoi nga fillimi e deri në fund të 90 minutave, është detyruar të kënaqet me vetëm 1 pikë të marrë, nga 3 të mundshme.

Një shpërdorim, që rrëzon skuadrën e Garcia-s në vendin e dytë, pas atij fillimi rekord të këtij sezoni, teksa pas këtij barazimi të tretë radhazi, lejojnë Juventusin të jetë përpara të gjithëve.

Një rezultat përfundimtar që “gënjen” mbi atë që ndodhi në fushë, edhe pse duhet thënë se heroi i takimit ishte Avramov, portieri serb i Cagliari-t, autor i të paktën 5 ndërhyrjeve vendimtare, i ndihmuar disi edhe nga fati, kur gjuajtja e Gervinho-s e mposhti portierin, por u ndal nga shtylla.
/Top Channel
 

Attachments

  • wbxldz.jpg
    wbxldz.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top