Arsenali eliminon Liverpool nga FA Cup

cent

...Lontano
Arsenali hakmerret ndaj Liverpool-it për atë humbje të thellë 5-1 në kampionat duke e mundur 2-1 në 1/8 e FA Cup e duke e nxjerrë jashtë këtij kompeticioni.
4h5x1j.jpg
“Topçinjtë” dhe pse me një formacion më të cunguar se ai i “The Reds”, që luanin me më të mirët arriti të ishte më efikas përpara portës sepse në fakt lojën më të mirë e bëri Liverpool. “Topçinjtë” kaluan përpara në minutën e 16-të me një gol të Oxlade Chamberlain që shfrytëzoi një seri topash të kthyer në zonë nga mbrojtja e Liverpool duke e depozituar topin në rrjetë.

Kualifikimi i Arsenalit u duk se u bë i sigurtë në minutën e 47-të kur në një aksion kundërsulmi Podolski gjeti golin e 2-0. Gjermani që mbylli ndeshjen mendoi ta hapte sërish atë teksa në minutën e 59-të goditi këmbët e Luis Suarezit brenda në zonë. Gjyqtari nuk pati dyshime duke akorduar 11-metërsh. Nga pika e bardhë kapiteni Gerrard nuk gaboi duke shënuar dhe golin e 2-1 e duke rihapur ndeshjen. Në minutat e mbetura Liverpool u përpoq të gjente golin e barazimit por pa rezultat duke lejuar Arsenalin që të kalojë në çerekfinalet e kompeticonit, ku do të ndeshet me Evertonin që mundi 3-1 Swansean.
/S.Sport
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top