Armëpushim në Londër

xhebrail1

INTERIST
Tottenhami dhe Chelsea janë pajtuar që të ‘nënshkruajnë’ armëpushim, pasi beteja e tyre në ثhite Hart Lane përfundoi me rezultat 1-1.

Atmosfera në Londër ishte fantastike ku të gjithë prsinin përballjen e Mourinhos me nxënësin e tij, Andres Villas Boas.

Tottenhami e dominoi sfidën në pjesën e parë dhe Gylfi Sigurdsson ishte ai që pas asistimit të Soldados e zhbllokoi rezultatin për 1-0 (19’).

mourinho350(2).jpg

Chelsea tentoi të kthehej në lojë, por Spursat ishin shumë të rrezikshëm. Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë u inkuadrua Juan Mata, i cili edhe ndryshoi lojën e Chelseat.

Ishte pikërisht ai që e gjeti John Terryn në minutën e 65-të për të realizuar për 1-1.

lampard350.jpg

Ky ishte rezultati përfunditmar, teksa vlen të përmendet se Chelsea mbeti pa një lojtar kur Fernando Torres u përjashtua në minutën e 81-të.

Pas javës së gjashtë, Tottenhami kryeson tabelën me 13 pikë, por me një pikë më shumë se Arsenali që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top