Ankth në PD, Berisha projekton Lulzim Bashën kryetar të PD-së

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE - Kryeministri Berisha projekton kreun e bashkisë Lulzim Basha si njeriun që do udhëheqë PD pas largimit të tij nga drejtimi i partisë që drejton me dorë të hekurt prej 22 vitesh.

Dje kreu aktual i qeverisë e i PD është parë vetëm nën shoqërinë e Bashës, në zyrën e tij por dhe dërgimin e Bashës në takim në presidencë me kreun e shtetit Bujar Nishani. Asnjë nga nënkryetarët e PD, përkatësisht Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi nuk janë parë as dje në shoqërinë e Berishës, por ka munguar dhe Sekretari i Përgjithshëm Ritvan Bode dhe njeriu i fortë i PD Sokol Olldashi.

Që nga paraditja e djeshme kreu i PD Berisha ka qënë i shoqëruar nga Basha, duke shtuar zërat për një katapultim të tij në krye të PD, ndoshta për herë të parë pas 22 vitesh që i dorëzon tamam çelësat e partisë. Ndërkohë komunimi i Berishës me nënkryetarët Topalli e Patozi ka qënë tërësisht i ndërprerë që ditën e djeshme kur ka marrë vesh humbjen e thellë në qarkun e Vlorës dhe për më tepër për përmbysjen e rezultatit në qarkun e Shkodrës, ndodhi kjo që ka ardhur për herë të parë në këtë periudhë postkomuniste. Madje mësohet dhe kërkesës së Topallit për një takim vetëm për vetëm, Berisha i është përgjigjur negativisht. Me të njejtën monedhë Berisha i është përgjigjur dhe sekretarit të përgjithshëm Bode, ministrit Olldashi që humbi thellësisht në qarkun e Fierit, por dhe gjithe kryesuesve të listës së kandidatëve në qarqet e tjera të Shqipërisë. Me sa duket faji do të gjendet mes tyre në analizën që do t’i bëhet zgjedhjeve të 23 qershorit në strukturat e larta të PD e humbjes së thellë, më të thellë se në vitin 1997.


Pas takimit paraditen e djeshme me Nishanin dhe më pas takimi me Bashën, rreth orës 21:00 të 25 qershorit u përhapën zërat për një mbërritje të kryeministrit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha në selinë e PD, por më pas zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi mohoi lajmin duke shtuar se "gjithçka ishte një keqkuptim dhe se po pritet përfundimi i numërimit të votave".

CFARE NDODHI ME 25 QERSHOR
Herët në mëngjes pasi ka dalë nga banesa Berisha ka qëndruar pak minuta në zyrë e më pas ka shkuar rreth orës 9:30 minuta në zyrën e Presidentit Bujar Nishani. Në takim Berisha ka qenë i shoqëruar vetëm nga truprojat e tij dhe askush tjetër si nga zyra e shtypit e nga këshilltarët e tij s’ka patur dijeni për takimin.

Mësohet se është diskutuar në lidhje me zgjedhjet, për rotacionin paqësor dhe vakumin qeverisës që mund të krijohet në momentin e ndërrimit të pushteve, konstituimit të Kuvendit dhe fillimit të punës së qeverisë së re. Pasi ka dalë nga Presidenca në një takim që ka zgjatur jo më shume se 20 minuta, Berisha është drejtuar në zyrën e tij në Kryeministri duke kërkuar nga stafi i tij i ngushtë të thërritet në zyrë Lulëzim Basha.

Burime nga stafi kanë bërë me dije se takimi midis Berishës e Bashës është zhvilluar dhe me prezencën e një prej përfaqësuesve të “Podesta Group”, i cili që prej ditës së zgjedhjeve qëndron i akredituar pranë tij. Biseda ka qenë tepër sekrete ndërsa Berisha mësohet të ketë kërkuar nga Basha marrjen e përgjegjësisë së drejtimit të opozitës së dalë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Rreth orës 11:35 minutas Basha ka lënë zyrën e kryeministrit duke u drejtuar për në Presidencë, pamje të transmetuara ekskluzivisht në TvA1report, takim që ka zgjatur pak minuta dhe më pas Basha ka preferuar të përshendesë nëpëmjet ekranit me një buzëqeshje të gjithnjë qytetarët e për të shkuar më pas në zyrën e tij.

Rreth orë 14:30 minuta Berisha ka lënë zyrën e tij dhe është drejtuar duke përshkruar bulevardin kryesor, e duke shkuar drejt Dajtit atje ku që prej mesditës së 23 qershorit është akomoduar stafi i ngushtë. Në mbrëmje rreth orës 21:00 është folur se do ketë një dalje publike për mediat, por është anuluar, duke u cilësuar nga zëdhënësja Vorpsi si një lajm jo i vërtetë, pasi kryeministri do të flasë pas daljes së rezultatit.

BLLOKIMI I TAKIMEVE
Gjatë paradites djeshme Berisha ka patur një seri telefonatash të shumta me mediat botërore për të planifikuar intervista, por në mënyrë kategorike ai ka qenë i prerë duke deklaruar se në lidhje me rezultatin do të shprehet vetëm nga Selia e PD e më pas do të jetë i hapur. Por ajo që ka qënë evidente ishte komunikimi me drejtuesit e PD në qarqe, për të marrë vesh ecurinë e rezultatit dhe sa e thellë është humbja. Ndërsa e vetmja bisedë telefonike që Berisha refuzon prej ditësh mbetet ajo me Jozefina Topallin. اka tregon qartë se Berisha tashmë ka vendosur që të analizojë thellë humbjen e PD në këto zgjedhje në kryesi dhe në strukturat e tjera drejtuese të partisë, duke i vënë përgjegjësit, kryesisht kryesinë e vogël të PD, Topalli, Patozi, Bode, Olldashi etj përballë përgjegjësisë së humbjes.

Mësohet se në krah të tij, madje duke qënë herë herë ‘violinë e parë’ do të jetë kreu i Bashkisë Lulzim Basha. Duke qënë se Berisha e ka projektuar tashmë Bashën si kreu i ri i PD pasi të largohet vetë, kjo mund të sjellë dhe egërsimin e kupolës drejtuese të PD, të cilët kanë qënë të privilegjuar në të gjitha asetet që sjell pushteti e PD, por që shënuan humbjen turpëruese më 23 qershor, të cilët mund të përballen me Bashën. I cili nuk është se gëzon ndonjë mbështetje nga garda e “qëndrestarëve” në këtë parti, por që pritet të drejtojë PD përmes shfrytëzimit të “gjakut” të ri të futur këto vite në PD dhe atij që mund të vijë. Mësohet se aq i acaruar është Berisha sa ka vendosur që t’i dënojë ministrat e drejtuesit që kanë poste shtetërore të larta, duke mos përfunduar qeverisjen ta, gjë që lë për të kuptuar për një përshpejtim procesi të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.

Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja)
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    24.4 KB · Shikime: 110
Titulli: Ankth në PD, Berisha projekton Lulzim Bashën kryetar të PD-së

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
hajde tropoj hajdee
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top