Ana e erret e sindromes te kryqit te kuq (Wendy)

eebec66484983f6a69fd14a6b9c8b9e2.jpg


Sindroma e Wendy-t mund te preke si burra ashtu edhe grate, por gjendet kryesisht tek individet femra, prandaj dhe i riferohet Wendy Darling, vajzes te vogel qe shoqeroi Peter Pan ne ishullin Neverland duke u perkujdesur per femijet e humbur.

Ndersa mund te duket se kjo sindrome ka si qellim mireqenien e te tjerve dhe vecanerisht te atyre qe kan me shum nevoje, ajo per te cilen flitet me se paku eshte se cfare fshihet mbrapa ksaj sjelle altruiste per te cilen ajo sakrifikon veten falas: frika e vuajtjes.

Eshte e veshtire te besh dallim midis nje personi te shtyre nga nje deshire e vertete per te ndihmuar te tjeret nga nje person qe vuan nga sindroma e Wendy-t sepse ata sillen gati ne te njejten menyre:
- kujdesen ne menyre te natyrshme per te tjeret
- jan te ndjesem dhe empatike, ata e kuptojne dhimbjen qe te tjeret mund te ndjejne
- ata jan te kenaqur me idene se mund te ndihmojne, te jene ne gjendje te zgjidhin problemet e te tjereve
- jan te disponueshem, te kujdesshem, te vemendshem.

Por egziston nje vije e holle qe ndan altruistin nga personi me sindromen e Wendy-t, nje linje e perbere nga kufij dhe aksione qe nje altruist do te jete i kujdesshem qe mos ti kaperce sepse e din qe duke shkuar me tej, ai do te demtoje veten por dhe do shkeli vullnetin e lire te tjetrit; eshte vija qe ndan ndihmen e te tjerve nga sakrifikimi i vetes nga frika se mos i humbet, sepse burimi i vetem i dashurise qe nje personi me ate sindrome mund te marre vjen nga jashte.

Ky kufi nuk eshte nje kufi i qarte, por perbehet nga njemije nuanca, keshtu qe nje person mund te ket sindromen ne familje por gjithashtu mund te jet nje person i ekuilibruar dhe i afte per te thene "jo"-n me te tjeret, ose anasjelltas. Vetem ne rastet patologjike mund te shohim nje sjellje absolutiste dhe ekstreme por per fat te mire ato jan me te rralla nga sa mendojme.

Personi me sindromen e Wendy-t sakrifikon veten per nje arsye qe ja fsheh vetes: ka frik te mbetet vetem, ka frik nga braktisja; eshte nje taktike per te mbushur nje zbraztesi te brendshme. Disponueshmeria e saj eshte pothuajse e pakufizuar, perkujdeset dhe shqetesohet per probleme qe nuk jane te sajat, sakrifikon kohen dhe shendetin e vet sepse deshiron te krijoj nje pakt besnikerie me personin ne nevoje qe ajo do te ndihmoje:" Nese do te jem gjithmon per ty, atehere ti nuk ke per tme braktisur kurre. Besnikeria jote, dashuria dhe mirenjohja jote do te jene shperblimi per te gjitha sakrificat e mia".

Pergjigja ndaj nevojave te te tjereve duke sakrifikuar sistematikisht te vetat nuk korrespondon me altruizmin e balancuar per nje arsye shum te thjeshte: kushdo qe eshte altruist vepron per te miren e te gjitheve; kurse personi me sindromen e Wendyt-t vepron per te heshtur nje frike te brendshme dhe perfundon duke krijuar nje lidhje varesie qe mund te demtoje dhe ata qe marrin ndihmen e saj, sepse ajo do te jete bere e domosdoshme, ajo do te jete bere si drog per tjetrin.

Ne ket menyre ajo krijon nje marredhenie te pabalancuar me personin tjeter: nuk eshte nje marredhenie midis ngjashmerive por midis nje nevojtari dhe nje shpetimtari.
Asimetria qe ajo krijon eshte nje reflektim i asajt qe ajo mund te ndieje brenda vetes. Shpesh, ato qe preken nga kjo sindrome mendojne se nuk e meritojne dashurine e te tjereve dhe per te kapercyer ket gje bejne gjithcka per ta "fituar".

Dallimi themelor qe ndan altruizmin nga sindroma e kryqit te kuq eshte ajo qe shkakton nxitjen per te ndihmuar tjetrin: dhembshuria ose frika. Sic do ta keni kuptuar, frika eshte ajo qe shtyn disa njerez te jene te disponueshem pertej asjat qe eshte e mundur, te marrin persiper pergjegjesi qe nuk jane te tyre edhe kur vet ato mund te ken nevoje te ndihmohen per tu ngritur ne kembe sepse jetojne me kenaqesite refleks...

Kenaqesia refleksike ka te beje me pamundesine per te ndjere gezim ose kenaqesi duke bere dicka te mire ose te bukur drejtperdrejt per veten, por perkundrazi ndihet e lumtur dhe gjall kur shikon tjetrin te kenaqur per dicka pozitive per te cilen ajo vet eshte krijuese.

c2824ca7026b82b123f5b3abc8f110aa.jpg
Personi me sindromen e Wendy-t eshte iperpergjegjese dhe ne krah te kundert zakonisht lidhet ne nje Peter Pan qe nuk eshte aspak pergjegjes, cili lejon qe te kujdesen per te.
Por ne raste me te keqija, Wendy nuk korrespondon me nje Piter Pan te thjeshte por nje narcisist te rende patologjik, ose sadist i cili eshte shume i afte ne kapjen e prirjes se pavetedijshme te Wendy-t dhe zakonisht eshte ne gjendje ta shfrytezoje ate per avantazhin e tij.
Kjo varet nga niveli i gravitetit te kompleksit mazokisht te gruas, qe mund ta shtyje me thelle apo me pak ne humnere.

Shkaqet mund te gjurmohen qe nga femijeria (0-7 vjec), mosha ne te cilen formohet karakteri.
Origjina eshte multifaktoriale: kulturore, arsimore, nr i vellezerve dhe motrave, diferenca ne moshe. Ne pergjithesi, ata qe vuajne nga kjo sindrome kane vuajtur nga mungesa e figurave prinderore dhe keto rrethana e kan cuar subjektin te marre pergjegjesite e te rriturve.
 
Yhyy e gjatë, më duhet më vëmendje të lexoj ?
Ke te drejte

Ne fakt u be e gjat sepse mora pjese te ndryshme nga artikuj te ndryshem sepse nuk ishin te plota sic duhej.
Shpresoj ta kem perkthyer pa shum gabime
 
Ke te drejte

Ne fakt u be e gjat sepse mora pjese te ndryshme nga artikuj te ndryshem sepse nuk ishin te plota sic duhej.
Shpresoj ta kem perkthyer pa shum gabime
Ska gjë, sa të shtrihem do e lexoj, se më duket do jetë interesante ?
 
Per pak do thoja u befte epidemi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top