Alma Tefa

PiNkY

Anëtar i Nderuar
"Po deshe..."

Pije një kafe, për mua,
po dhe një cigare ,po deshe,
do më shijojnë...besomë,
lëri avujt e kafesë,të flirtojnë...
në një tavolinë ,për dy veta,
të kujtojnë ,premtime të vjetra,
Pije një kafe ,për mua...
po dhe një cigare po deshe,
do më shijojnë...besomë,
e gishtat lëri të flirtojnë,prekjet,
në mollëza t'i mishërojnë,
e avujt e kafesë të mbajnë erë,
si aroma të pandezura,në pranverë!

A.Tefa

################################

"Moj drit'..."

Hënë moj,të marr magjinë,
natën kur e mbyll synë,
tinëz rrëmbej yllnë'
të mbaj ndezur dashurin'.
Hënë moj tinzare,
ç'e shkretove yllin fare,
si ta bëri zemra ,moj drit'
le në mes një gjysmëkëng',
yllin ta lesh pa hënë,
ditën do ta mbaj në shpirt,
në të gjitha yjësit',
si ai s'gjen të dyt',
e s'po flas për bukurit',
lëndinave do e mbaj nga dora,
netëve do thur kurora.
Hënë moj,hokatare,
me ca fjalë ledhatare,
si ta bëri zemra ,moj dritë,
rrugës yllit ,i vure pritë,
seç ja more zemrën fare,
flet ca këngë vajtimtare,
rrugës seç pikonte dritë,
i mjaftonin vetëm sytë,
për t’u parë me ty moj shpirt,
i mjaftonin vetëm buzët,
për te ty, të ndristre udhët.
Hënë moj magjistare,
yllit ç'i bëre magji,
dit' e nat' flet për ty,
asnjë drit s'i ndrin në sy,
në ca fjalë vajtimtare,
flet për ty,moj hokatare...,
si ta bëri zemra ,moj dritë,
rrugës së yllit t'i vije prit’,
ç'ja shkretove yjësit’...!

#############################

"E kot’..."

Do të mundja..
të flisja përdit’...
as fjalët s'do të mjaftonin,
e di..."diagnozat" e botës,
"e çmendur" do emërtonin
të tillë ngarkes’...
s'do mundeshin ,as vetëtimat të çlironin
por prap...dhimbjen në të vuvër,
dot s'do e shndërronin...
E di...në shi të çmendur tingujsh,
s'do shurdhohesha dot,
pas lajmesh të mira
prap do thoja...sa kot,
as hije pemësh shekullore,
të fshihnin dritën s'do mundnin..,e kot'
dhe në metamorfoza shpirtrash,
e di ... veten në tjetër..
s'do shndërroja dot...
dhe në pushime zemrash
prap pulsi do rrihte fort’
por është e kot'...
as narkoz’, në ajër e dendur,
prap dhimbjen,në gjumë s'e vuri dot...!

##############################################

"Të ndjej"

Rri zgjuar me mua...
zërin të dëgjoj...
kur me tha "të dua"...
e muret e shpirtit ..
të vibrojnë në tingujt e tua.
Rri zgjuar me mua...
të ndiej frymën tënde..
një jet ma jep hua..
të jetoj sonte si dua.
Rri sonte me mua...
të ndiej si fle...
më jep një ëndërr hua..
të zgjohem në krahët e tua,
të ndiej në heshtje ...
fjalët që s'thua.
Rri zgjuar me mua...
më jep një yll..
të ndriçoj syrin tënd..
të ndiej dritën...
më jep pak dritë hua,
ledhatom në syt e tua.
Flij sonte me mua...
të ndiej qetësinë...
një ninull ma jep hua..
me:"të dua...të dua"...
e muret e shpirtit ,
le të vibrojnë ,në tingujt e tua..!

#########################################

"Numërim..."

Numëroj orët...
s'ndalen aspak...janë më shumë ...
se ditët e netët e mia bashkë,
numëroj hapat ...janë shumë ...
ndërsa hapi im ,humbi mes hapash,
numëroj ikjet ...janë më shumë...
se të gjitha pritjet bashkë...
numëroj hijet...janë shumë...
sa të gjitha humnerat bashkë,
numëroj yjet...janë shumë...
as qiejt s'i nxënë...
numëroj dimrat...janë më shumë...
se të gjitha pranverat bashkë,
numëroj fjalët ...janë më shumë ...
se të gjitha heshtjet bashkë…
numëroj dallgët...janë shumë...
as oqeanet s'i nxënë...
numëroj ditët ...janë më shumë...
rrjedhin, si uji që rrjedh në lumë...
 
Titulli: Alma Tefa

1005998_466253076803521_700841732_n.png
 
Titulli: Alma Tefa

"Portret "

Ej...syt’ e tua ç't'i bëj...
fanarë që shpirtin ta ndriçojnë..,
a sy' meduse ,që shpirtra ngujojnë...
Më thuaj...me ta ç'të bëj...
mëngjeseve aurorë...
në dimrat e veriut me borë,
apo të bëj një stuhi...
e gjithçka ta kthej në hi...
Ej ...syve të tu ç't'u bëj...
t'i dua...t'ja jap hënës...
që natën të më vështroj’
a në yje, t'i shndërroj...
e me dritën e diellit t'i mbuloj...
Ej...syve të tu ç'ngjyrë t'u vë...
të kuqen e gjakut ...
a të bardhën e akullt...
Më thuaj ...me buzët e tua ç'të bëj...
t'ja jap bilbilit ,të më këndoj'...
apo zjarrit ...fare të më shkrumboj'...
Ej ...fytyrës tënde ,ç't'i bëj...
t'ua jap ëngjëjve..ta adhuroj...
apo djajve ..e parajsat t’i harroj..
Më thuaj ...me krahët e tua ç’të bëj...
t'ja jap dallëndyshes,në do të mërgoj'...
apo qiellit ,e pastaj t'i përqafoj'...
.................................................
Ej...më thuaj ...me syt’ e tu ,ç’të bëj..!!!

#############################

"Si era..."

Si në rrotullimin e fundit
të hënës rreth diellit...
i dëgjoja të flisnin drithërimat e qiellit,
dhe pas natës mengjes' mos të vinte
prap do thoja"Mirëmëngjes o diell!"...
se syt e tu ,as errësira s'do mi fshihte,
dhe lumej lotësh ,shpirtin ta shplanin,
lumin e dashurisë dot s'do e thanin,
e sikur rrugët, të ishin humnera...
prap te ti ,do të vija si era...
e sy ,mos të kisha ,të shikoja...
në prekje të huaja ...
prap ty do takoja...
e në det harrese ,të lundroja...
në pavetëdijen time dot s'do t'harroja,
e të vërtetat e heshtjes, sikur të dëgjoja,
unë fjalëve të tua ,prap,do u besoja
se mbi të bardhën e letrës ,
kam nxirë poezi...
aty ,ku zemra ka lënë dëshmi,
për çdo natë të heshtur,që s'fliste me ty,
se çdo nat’ te ti ,më sillte era...
se nga zgjim' ëndrrash ...
përpihen dhe humnera...prandaj!

###############################

"Ndjesi..."

Të gjitha lulet e mia t'i dhashë,
të njoma ,të thata ..siç jan' ...,
të bukura ose jo...,
po janë të miat ..ato kam...
Nëse do ujiti ..merru dhe erë,
si të jen' të paprekura asnjëherë.
Në daç thur me to,kurora,në daç poezi,
të bukura ose jo s'ka rëndësi,
thur me to çfarë të duash ti,
po seç më përshkon një ndjesi,
si të duash quaje...
ndjenjë fëmijënore apo çmenduri,
ndrojtje apo lumturi...
se të gjitha lulet t'i dhashë,
se dhënies me dashuri...
për herë të parë iu lashë!!!
 
Titulli: Alma Tefa

"Duet mesnate..."

E ndien qiellin ..si merr frymë..
kraharori i tij, u ngop me psherëtimë.
I ke parë yjet..si qajnë...
paralajmërojn’ stuhi...
dhe reja më e bardhë ,
në qiell u nxi...
e hënën ..si prehet...
dritën ..në fytyrë si zbehet..
I dëgjon..bilbilat si vajtojnë...
për lëndina që dot s'i harrojnë...
I ndien ..trendafilat si thahen ,
për zemra mëdysh që ndahen,
e dhimbjen..si piqet...
oksigjenin në ajër ..si digjet.
E dëgjon zerin..si rrëfehet,
e në vaj bilbilash si shkrehet...
violinat ..si tingëllojnë..
për duet mesnate,solo rënkojnë.
............................................
E ndien qiellin..si psherëtin'...
me yjet,në duet mesnate...
vajtojnë..dashurinë...!!!

###############################

“Unë …ty!”

Të dua unë ty…
si ninullën e vjetër,
si ëngjëjt që rrinë ,fjetur,
të dua unë ty …si je!!!
si asnjë tjetër...
si lulja djellin në pranverë,
në çdo stinë që sjell,
në dimër e në ver’.
Të dua unë ty,
si vdekja … jetën,
si trupi plagën e vjetër,
për ëndrra të vërteta që fjetën,
për bukuri që ke në shpirt,
për zili që t’kan’ mençurit’
për sy që shoh çdo ditë,
për buzë që flasin në shpirt
më shumë ,shumfish e përditë.
Të dua unë ty …si je…!!!
si asnjë tjetër…!!!
 
Titulli: Alma Tefa

Jo veç në ëndrra!

Pse ...në fjalë dehje më sjell,
e dritën e diellit e shuan në terr,
pse, duhet folur veç për ëndrra,
e far’ e dhimbjes të mbijë përbrenda.
Pse ...përdhunë ndjej në duart e tua,
për të dashurën dëshirë, që akoma dua,
eh, si sterrohet kjo zemra ime...
si qelq i brishtë bie.. e bëhet thërrime.
Pse..në syt',.. më ndez yjet...
e në asgjë, i lë të shuhen si hijet,
dhe ulur qepallat nusërojnë...
për peshën e mallit qe s’durojnë.
Pse duhet folur veç për ëndrra,
ti e dashur dëshirë,që vlon përbrenda,
dhe me ëngjëjt, më fton në Hënë...
në dyer të kyçura, ku heshtjen ke lënë.
Pse..duhet folur vetëm për ikjet...
për kënaqësi të botës, ku dashuria përflitet,
pse..duhet ardhur veç në ëndërrime,
ti e dashur arsye e qenësisë sime...!!!

#################################

“ Kur erdhe...”

Dritën e zemrës kam ndezur,
të ndriçoj dhomën time...
të shohin sytë e shpirtit..
ëndrrën që ti sheh sonte në gjumë,
se kur erdhe ti kish rënë mesnatë,
për gjum’ nostalgjik ...
në dimër të gjatë...
me dashje ose jo...
në mua përbindësh zgjove..
me erëra lulesh i kujtove..
se ka ardh’ pranvera...
netëve me vallëzim yjesh ,e pajtove..
me të nektarin luleve ua vodhe...
e dimrin asgjë më,s’e kujton...
por.. kam frikë...
nga gjurmët që mbetën mbi dëborë,
mos dimri i gjatë i ka fshehur nën dorë,
e më vjedh pranverën që flen’
në ëndërr...që në gjumë sonte ti sheh...!

###################################

"Zëre se ka ardh'..."

Në luginë ujqërish ...
hëna e plotë s'ka dal'...
okoma e pres...
por ..zëre se ka ardh'
me buzë njeriu...
e me sy ujkonjash plot zjarr,
po i pëshpëris qiellit...
nëse mundet ..për mua,
të mbaj një premtim...
të bëj një eklips...
agimt të përqafoj perëndim,
që pritje e natës të zgjas'...
për hënë të plotë që s'ka dal'...!
........................................................
Akoma po e pres ...
po zëre ..se ka ardh'...!!!
 
Titulli: Alma Tefa

“Pa ty...”

Pa ty...
çfarë do të isha ...
një hënë e dështuar,
një diell i shuar...
një zemër ,në vatër paftuar,
.......pa ty!
fjalë e padëgjuar ...
që s’gjen karar ,
një qiell pa yje ...
një dimër pa zjarr,
o pranverë me lule
që s’ke të shar’!!!

##########################

"Të dua...!"

Të dua!
Për hir të ëngjëjve ,që në yje flenë,
e të syve që peshë më ngrenë...
Të dua !
Në emër të ndjenjës që zgjon në mua,
e të buzës,që më thotë të dua...
Të dua!
Për hir të shpirtit,të rënë në mënxyra,
prej brengës ..që la dëshira...
Të dua!
Për hir të lotit ..që s'le të thahet
lulen...që në dritë hëne lahet...
Të dua !
për hir të dashurisë.. që të kam,
e në emër të vargjeve ,që sonte ta than'!!!

#######################################
 
Titulli: Alma Tefa

“VETЁM TI”


Vetëm ti ..në të shkuarën e në të ardhmen...


Vetëm ti ..në jetë …e përtej saj...


Vetëm ti ..shuan e shkruan në shpirt…


si në fletë të bardhë ..përditë e përditë...


Vetëm ti.. në errësirë …e dritë…


shkrin ..e ngrin akullnajën në shpirt…

####################################
“Si ....?”

Si të të thërras...
të të vë një emër ..që të ngjan ty...
“i dashur”...dhe unë s’e di...
të ta shkruaj në letër...
por vetëm e lexoj...
ndoshta dhe ti.. një ditë me buzët e mia..

Si të të pyes...
ndrojë rradhis në pyetje...
e përgjigjet ,pyetjen në letra...
me frikë që kam nga vetja...
por vetëm i lexoj...
e natës që vjen ..s’e di...
ç’përgjigje do të lexoj me buzët e tua...

Si të të dua...
me ç’dashuri...
me atë që të përket vetëm ty...
a me atë që quhet çmenduri...
si të të quaj..i dashur...
as.. unë s’e di...

###########################

“Sikur Ti...”

Më jep.. një shenjë...
ta mbaj si hajmali,
ta ruaj..të më mbrojë..
njësoj ..sikur ti...

Më jep një tingull...
ta këndoj si ninull’..
me duart plot..
një djep ta përkund...

Më jep një yll...
.........të flas me të..
t’i rrëfej si mbytem..
në errësirrën pa zë...

Më jep një lule...
që rrugës ..në kthim..
ta kem ..ta ruaj...
si më t’bukurin kujtim...

Më jep një shenjë
për lotin... e denjë...
ta kem si dëshmi...
ta mbaj si hajmali...!!!
 
Titulli: Alma Tefa

Unë dhe ti

ا’farë je...që për ty nis të shkruaj?!
Pse?
Unë dhe ti - dy të huaj...!

ا’dritë ke...që errësirën e bën të bardhë,
ç’forcë ke...që rreth teje vij vërdallë...
si Hëna ..Diellit!?
Po a mund t’i afrohet Hëna,
Diellit më shumë se kaq..
Mos je “Unë”...
se më ngjan shumë?!

اfarë je...që më fton në Lëndinat e tua...
të hedh farën time ...pse?!
ا’nevojë ke...?!

############################

“Ndoshta..por jo..!”

Dhe sot.. bie shi...
në trotuare ku vetëm kam ecur...
pranverë në ikje...
me shi të ngrohtë ,që binte pa rreshtur...
mbi gjethe pemësh ,me tinguj të heshtur...
kompozova zërin tënd...
numëruar me hapa...në pentagrame ëndrrash...
e ndoshta sot ..shiu i shplan ..trotuaret ...
.............................................por jo në shpirt...

Dhe sot ..aty do jetë shatërvani...
dje ..si dy të njohur...
vështroheshim heshtur...
ulur në stol ..ku pritja ka fjetur...
imazhin tënd..aty projektova...
në fjalë ëndrrash...minutat.. numërova...
e ndoshta sot ..shiu i ftohtë që bie pa rreshtur...
i shplan ..mbi stolin...ku pritja është tretur...
..........................................por jo në shpirt...

############################

“Miklon…”

Kjo vjeshtë erdhi me ty…

Mbuz’et nata ..melhem…

Etërit ..prishin magjinë…

Askundi..vetmi…

Vjeshta erdhi me ty…

Miklon ..me mirëz…

Miklon ..me dashuri…
 
Titulli: Alma Tefa

“Vezullime të bardha”

Ej..vello e bardhë e vetmisë...
një grusht lotësh,si kristale rrinë...
deri në fund ..në shpirt...
e ndrijnë në vezullime të bardha...

Ej ..ti e bardha e shpirtit tim...
në kurora trëndafilash ...
po e skuq vetminë...
e fjalët si dallëndyshet...
në pranverë ..më vijnë...
aty ,ku çelen puthjet ...
e shi që po bie...
në heshtje të bardhë ,shkëlqen vetminë...

Ej ..fillikat vetëm jam...
por ty ,një fill të vetëm të kam...
me veten po bie në ujdi ...
që dancin e vellos së bardhë ...
ta kërcej fillikat...
vetëm për vetëm ..me ty...!!!

##############################

“Nëse vjen…”

Nëse vjen me erën…
mos u druaj të më zgjosh…
shplodhu mbi qerpik…
do të ndjesh si dremisin zgjuar brengat…
mos u trondit..mos ik…

Nëse vjen me shiun…
mos ki frikë se lagem…
shplodhu mbi buzë…
do djesh lotët…
që më ktheu era…

Nëse vjen një ditë..nëse vjen…
mos u druaj nga lumturit’…
shplodhu në zemër…
do të ndjesh dhe stuhit’…
por,mos u tremb..mos ik…!!!

#############################

“Unë …ty!”

Të dua unë ty…
si ninullën e vjetër,
si ëngjëjt që rrinë ,fjetur,
të dua unë ty …si je!!!
si asnjë tjetër...
si lulja djellin në pranverë,
në çdo stinë që sjell,
në dimër e në ver’.
Të dua unë ty,
si vdekja … jetën,
si trupi plagën e vjetër,
për ëndrra të vërteta që fjetën,
për bukuri që ke në shpirt,
për zili që t’kan’ mençurit’
për sy që shoh çdo ditë,
për buzë që flasin në shpirt
më shumë ,shumfish e përditë.
Të dua unë ty …si je…!!!
si asnjë tjetër…!!!
 
Titulli: Alma Tefa

Pinky a kish bo para se me vendos poezit e ketyre poeteve te postosh nje biografi te shkurter ta dime kush jan nga jan sa vellime me poezi jan te publikuara si i ka prit kritika etj.
 
Titulli: Alma Tefa

Pinky a kish bo para se me vendos poezit e ketyre poeteve te postosh nje biografi te shkurter ta dime kush jan nga jan sa vellime me poezi jan te publikuara si i ka prit kritika etj.

kur te mundem te gjej info te mjaftushem per te sigurisht qe do i hedh ktu :) por per momentin skam asgje pervec se nje mikeshe fb :)
 
Titulli: Alma Tefa

“Hesht nata...”


Yjet flenë mbi re...

Hëna ..përgjon nuk fle...

Piskat qielli dimrit..prore...

Po bien ngadalë flokë bore...

Në bardhe e zi shngjyroset nata...

Petku i dimrit ..i bardhë ,i ftohtë...

Si pritjet e gjata...

Hëna përgjon nuk fle...

Zemrat kërkojnë fole...

Nën petkun e bardhë hesht nata...

Mallohet..për Hënat e zjarrta...

#################################

“VJESHTA”



Aromë që vjen...

Mix -aromash mbledhur në verë...

Mix -shijesh hedhur në një enë...

Me verë të kuqe fton dimrin në skenë...

Aktorët shiu dhe era që vjen...

Rrema -ngjyrash derdhur në pemë...

Perëndeshë në fron ..vjeshta kur vjen...

Veshur me ylber...

Parfumosur me verë...

Tërë hijeshi tokën e shkel...

Me gjethe pemësh ..me shi që hedh...

Përkulet dimri mjekërrbardhë...

në kalim të saj..ç’bukuri e rrallë...!!!

################################

“JETIM”



Në pyll të dendur ke mbirë...
Si pemë e zhveshur nga teshat e natyrës...

Në sytë e mëshirës i veshur...
Në shpirt, i zbathur ,i heshtur...

Një djep përkundur në vetmi...
Pa duart e dashura ...
Pa u parë me sy...

Pa ledhatime që kanë një emër...
Në buzë të huajsh një mbiemër...

Jetim ..............i jetës trashëgim...
Në syt e tu buzëqesh me lëndim...

Engjëjt të bëjnë shoqëri...
Zot i vetes..pa vatër ,pa çati...

Me ëndrrra të ngrohta thellë në gji...
Jetim ..................i jetës trashëgimi...!!!

##################################

" As dimri..."

Nga qiell' ngjyrosur në gri ...
hedh dimri borë para kohe...
të ftohtit dhimbjen s'e mpin...
mbi det të trazuar...
as dimri nuk ngrin...
yjet pëlqeshin mërzin'...
dhe nata sonte ..sikur dje...
lëshuar buzëve me nje "pse?"...
marrakotur ne athëtimë...
në dimër që vjen para kohe...
natë rënduar në flokë bore...
në sy ..në dukje e lënë pas dore...

Yjet nënqeshin mërzinë...
e nata rënduar me "pse?"...
për tinguj të heshtur ..që s'njeh...!
 
Titulli: Alma Tefa

“E di...!”


Nëse mundesh ,
rri ..sonte tek Unë !
E di, është vonë ..e di,
por sonte mos flij...
se malli djeg më shumë!
E di !
Në mall do digjesh dhe Ti,
por këto zgjodhi dashuria,
henën ,zemrën ,ëndrrat e mia,
m’i morri netëve kur flija
prandaj...nëse mundesh,
qëndro pak më shumë...
rri.. sonte tek Unë..!
Më trego !
Si vihet malli në gjumë...!

##############################

Të bëhesha...

Eh, sikur!
Rreth shtëpisë sate të bëhesha mur,
me copëzat e shpirtit tënd,
të ngrija një urë...
në ngjyra ylberesh të shkrihesha ... Unë!
Me frymën time hënën ta vishja,
në erresirën time yje të qëndisja!

Eh, sikur!
Mbi ty netëve,
të bëhesha pëlhurë!

############################

“Unë ..Ti dhe Hëna...”



Që kur Hëna e parë kish dalë...
më hodhi baçesë një farë...
marrë nga yjet që s’kam parë...
e magjepsur nga një përrallë...
dhe çdo hënë dal’ e rri...
rreth baçesë vërdallë vij...
ku ka mbirë një trëndafil...
asnjë gjemb sipër tij...
Trëndafil pa gjemba...
me aromë helmuar brenda...
më tha Hëna fatëtore...
të mos afrohem ,moj hyjnore...
por të tjerët që s’e dinë...
anës ..anës se ç’të vijnë...
të të prekin bukurinë...
Do i lë të të afrohen...
me aromë të helmohen...
Trëndafil që je pa gjemba...
mos ngeltë asnjë ..veç...
......Unë ..Ti dhe Hëna...!!!

#########################

“Fytyra jote...”

Më pëlqejnë sytë e tu...
bebzat e shpirtit brenda tyre ...

Më pëlqen shikimi yt ..
mbi mua të çlodhet njëçik...

Më pëlqen buzëqeshja ...
në cep buze ..vijëzuar ...
krenaria jote...

Më pëlqejnë qepallat e tua..
kur natën mbyll brenda tyre...

Më pëlqen zëri yt...
që kompozon në mua ,
mallin e njëmijë e një netëve...

Më pëlqejnë krahët e tua...
e ëndrrat te ti fluturuan...

Më pëlqen fytyra jote...
ashpërsi e saj ...
zbutur në mollëzat e gishtave të mi...

Më pëlqen ti.. një fotografi...
më pëlqen ..kur më sheh në sy...
më pëlqen..shikimi im...
kur çlodhet mbi ty...!!!
 
Titulli: Alma Tefa

Unë ty

Të dua unë ty,
si ninullën e vjetër,
si ëngjëjt që rrinë, fjetur,
të dua unë ty, si je!
Si asnjë tjetër...
Si lulja djellin në pranverë,
në çdo stinë që sjell,
në dimër e në ver’.
Të dua unë ty,
si vdekja, jetën,
si trupi plagën e vjetër,
për ëndrra të vërteta që fjetën,
për bukurimë që ke në shpirt,
për zili që t’kanë mençuritë
për sy që shoh çdo ditë,
për buzë që flasin në shpirt,
më shumë, shumëfish e përditë.
Të dua unë ty, si je,
si asnjë tjetër…

###############################

"اfarë dua...!"


Lermë të flas!
Të them,
çfarë doja,të isha...
të tregoj,si rrëshqet fjala,
prej shpirtit nëpër gishta,
të brishtat fjalë ,të brishta,
si ndjenjat e mia..një dëlirësi.


Lermë të flas!
Të tregoj,
si rrëshqet loti prej syrit në faqe...
si çelen në zemër të parat manushaqe...
manushaqet ,të bukurat manushaqe..
si ndjenjat e mia ..një pranverë.


Lermë të tregoj !
Të them ,çfar’ dua,
të ëmblat ndjenjat e tua,
pikuar në trëndafil me vesë...
mëngjeseve..vesuar me shpresë...!!!

##################################

“Dhuratë …”

Mollë e kuqe ,rrush i zi ,
frutat .. pjekur në shi,
e kanë diellin në brendi,
njomen buzët .. ëmbëlsi.

Frutat që era ka hedhur,
jeta ,në një shportë e mbledhur,
dhuratë e vjeshtës për njerëzi,
në prag të dimrit
me diell në gji,
me fruta të pjekura në shi…!
 
Titulli: Alma Tefa

“…Ajo…”

Ore…! Ajo e dinte për kë qante,
Nuk dinte vetëm,se kush qante për të …

Jo se adhuronte lotët,
dhe as nuk qe e dobët…

Ajo ..qante për Parajsën,
për një lule në lëndinë,
për të vetmen cicërimë,
për një flutur mbi petale,
qau për melodinë,..Ajo,
as e dëgjoi ..e as e këndoi...

Qau dhe për tradhëtinë,
Ajo..qau ..dhe mallkoi Gjithësinë,
që nuk ’i fali asnjë Yll…!

#########################################

“TINGUJT…”

Pa fjalë ..,
Vetëm më dëgjo…!

Ajrin s’e ndal asgjë,
të sjell' te Ty, tingujt e shiut,
që ka nisur të bjerë në Mua…

Dhe pse dritaret i ke mbyllur,
më dëgjo …Të them - Të dua…!

Në çdo pikë, më dëgjo…!
Më shiko, si shkrij dëborën,
në parvazët e Tua…

Mbi barin e njomë,
si bëhem një përrua…

Pa fjalë ..vetëm më dëgjo ,
në gurgullima tingujsh…!!!

#############################

“PERSE…???”


Sa e lashtë kjo pyetje,

por buzët që e thonë rrudhen me kalimin e kohës,

dhe e Lashta e Re mbetet ,

nga Lindja deri në Perëndim,

e vetmja pritje që njeh përjetësinë,

dhe legjendat do ia kishin zilinë,

si frymë e shenjtë ,

a si mallkim,

mund ta quajnë dhe Durim,

e përgjigjja -Sikur gojë e kyçur ,

ku brenda asgjë ,asnjë,as pipëtin,

le ta quajmë shpagim ,për kryeneçen,

që guxon të dalë nga goja –Përse…???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top