Albert Kamy: Një aksident tragjik me makinë, apo një atentat i orkestruar nga KGB?

Shkruan: Benjamin Shull
albert-camus-6-1140x570.jpg

Më 4 janar 1960, bota humbi një nga zërat më me peshë të shekullit XX-të.AlbertKamy, shkrimtari 46-vjeçar i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, dhe fitues pak kohë më parëi ÇmimitNobelnë Letërsi, kishte hipur nësediljene pasagjerit të një automjeti tip ‘FacelVega’duke shkuar drejt Parisit, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Kamy vdiq në moment, ndërsa shoferi që ishte dhe botuesi i tij,MihelGalimar– do të vdiste në spital disa ditë më vonë. Njeriu që na mësoi se si të përballemi me një botë absurde, kishte vdekur nga një vdekje absurde.Shkrimtari italianXhovaniKateli, mendon se ajongjarje nuk ishte aspak e rastësishme.

Në librin e tij “Vdekja eKamysë”, botuar për herë të parë në vitin 2013, zotiKateliprezanton teorinë e tij se aksidenti rrugor ishte një vrasje politike e organizuar nga KGB-ja sovjetike.Kamy, vërenKateli, kishte artikuluar disa kritika të ashpra kundër Bashkimit Sovjetik në prag të pushtimit të Hungarisë në vitin 1956.


Karizmatik dhe i nderuar me shumëçmime ndërkombëtare,Kamyparaqiste pra njësfidë serioze për Moskën. Ai ishte, shkruan autori, “një njeri i lirë, i pathyeshëm dhe i rrezikshëm”.Në librin e tij,Katellipërshkruan në detajeinvestigimin e tij për rrethanat që kanë të bëjnë me përplasjen e makinës ku udhëtonte shkrimtari.


Ai flet për pushtimin sovjetik të Hungarisë, dhe lidhjen eKamyme disa figura letrare të Evropës Lindore:shkrimtarin çekJanZabranadhe atërusBorisPasternak. Teza eKatelitështë bindëse, por larg nga të qenit shteruese, dhe disa lexues do të jenë më të bindur se të tjerët.

Por libri i tij ofron një dritare të qartë dhe të dobishme mbi vështirësitëqëudetyruan të përballen shkrimtarët politikë gjatë Luftës së Ftohtë.Zabrana(1931-1984) është thelbësornënarrativëneKatelit. Një poet dhe përkthyes, prindërit e të cilit u persekutuan nga regjimi komunist i Çekosllovakisë.


Ai përktheu në gjuhën çeke romanin “DoktorZhivago” tëPasternak.Katelipati shansin të gjejëditarët eZabranatë botuara pas vdekjes në një librari në Pragë, dhe të citojë një pasazh të shkruar në vitin 1980, i cili thotë:“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri i zgjuar dhe me shumë lidhje. Ai thotë se aksidenti me makinë që vrauKamynëmë 1960, u orkestruar nga shërbimi sekretsovjetik. Ata e manipuluan njërën nga gomat, në mënyrë që ajo tëçahej kur makina të udhëtonte me shpejtësi të madhe”.

Njeriu iZabranës(qëainuk do t`a tregonte burimin e tij), i tha atij se urdhri për këtë vrasje ishte dhënënga ministri sovjetikDimitriShepilov, pas një artikulli qëKamyshkroi në marsin e vitit 1957, ku sulmonte personalishtShepilovpër ngjarjet e përgjakshme në Hungari.

Katelishkruan seKamy“shprehu gjithë indinjatën e njëlibertariani, që nuk pranoi t’i përkulej tiranisë”. Ai e sulmoi në fillimShepilovnë një fjalim të mbajtur më 30 tetor 1956, gjatë një takimi të qeverisë republikane spanjolle në mërgim. Më pas vazhdoi të denonconte Moskën gjatë viteve të ardhshme.

Në vitin 1958, ai shkroi parathënien e librit “E vërteta rrethImreNagit”, i botuarnga Kongresi antikomunist për Lirinë Kulturore, që hidhte poshtë akuzat e ngriturakundërkryeministritrevolucionar të Hungarisë, të cilin sovjetikët e ekzekutuan për tradhti.

Kateliështë i admirueshëm në mënyrën e tij tërrëfimit. Ai përpiqet të përcaktojë se kush ishte burimi i qasjes në ditarin eZabrana, dhe spekulon se si sovjetikët mund t`a kishin ditur itinerarin eKamysëatë ditë fatale, në vitin 1960.

Kateliu takua me të venë eZabranas,MariaZabranov, qëflet për disa nga njerëzit e mundshëm që mund t’i kenëtreguar burrit të saj të vërtetën e aksidentit që i mori jetën shkrimtarit francez. Një nga digresionet më të gjata të librit, ka të bëjë me botimin e “DoktorZhivago” tëPasternak.

Zabrananuk do të jetonte qëtë shihte përkthimin e tij të botuar. Botimi çek nuk u lejua deri në vitin 1990, pas Revolucionit tëKadifejtëtë Çekosllovakisë. Për shkak tëçensurëssovjetike, “DoktorZhivago”u botua për herë të parë në një version italian në vitin 1957, ndërsa CIA ndihmoi në prodhimin dhe shpërndarjen e kopjeve në gjuhën ruse gjatë “ExpoBrussel”1 vit më vonë.

Gjatë asaj kohe,Kamyishte vazhdimisht në kontakt mePasternakun.Katelipërshkruan letratplot admirimqë i dërgonin njëri-tjetrit,bashkë me raportet seKamykërkoi të ndikonte tek juria për t’i dhënëPasternakÇmiminNobelnë Letërsi.

Në fakt,Pasternake fitoiNobelinnë vitin 1958 – një vit pasiKamyfitoi të tijin – dukevënë jo pak në siklet sovjetikët, qëe detyruan atë t`a refuzonte çmimin. Në njështojcë të librit,Katelipërshkruan depërtimin e gjerë të shërbimeve sekrete franceze nga agjentët sovjetike gjatë viteve të pasluftës, dhe zbulon se avokati dhe aktivisti algjerian i pavarësisëZhakVerzhe, kishte dëgjuar mbi përfshirjen e KGB-së në vdekjen eKamy. / The Wall Street Journal – Bota.al

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top