Al – Biruni e zbuloi Amerikën, 500 vite para Kristofor Kolombos?

Arfenilla

Themelues i Forumit
dijetari-mysliman-e-zbuloi-amerik-euml-n-500-vite-para-kristofor-kolombos_hd-770x470.jpg
Ndonëse në “historinë zyrtare” për shekuj me radhë thuhet se Kristofor Kolombo ishte personi i parë që zbuloi Amerikën, në mediat botërore qarkullon një artikull i cili pretendon se dijetari mysliman aziatik, Abu Rayhan el Biruni, zbuloi shekuj më parë kontinentin, para se Kolombo ta ketë bërë një gjë të tillë.

I publikuar në History Today, S. Frederik Starr sqaron se një dijetar mysliman në fakt e ka zbuluar Amerikën, para se Kolombo të niste rrugëtimin e tij, në vitin 1498, raporton worldbulletin.net.

Sipas artikullit në fjalë, Ebu Rayhan al-Biruni, i cili thuhet se ka lindur në vitin 973, në vendin ku sot është i njohur si Uzbekistan, ishte personi i parë që kishte deklaruar zyrtarisht se ekziston një masë e pazbuluar e tokës në oqean, në mes të Evropës dhe Azisë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse al-Biruni, i cili bëri deklaratën në fillim të shekullit të njëmbëdhjetë, asnjëherë vetë nuk kishte “hedhur sytë” mbi Amerikën e sotme, ekspertiza e tij në gjeografi dhe hartë e çoi atë në përfundimin se bota e njohur – e cila u shtri nga brigjet perëndimore të Evropës dhe Afrikës në brigjet lindore të Azisë – llogaritet vetëm për dy të pestat e botës.

Njohuritë e tij rreth gjuhëve të Lindjes së Mesme dhe Indisë, si dhe njohuritë e tija në matematikë, astronomi, mineralogji, gjeografi, kartografi, gjeometri dhe trigonometri, të marra nga dijetari Ahmad al-Farghani, i dhanë atij njohuri të thella rreth shkencave të fushave të ndryshme dhe civilizimeve.

Al-Biruni filloi duke trajtuar lokacionet latitudinale dhe longitudinale të qyteteve të ndryshme të Azisë Qendrore, Indisë, Lindjes së Mesme dhe Mesdheut,

Duke studiuar punimet e dijetarëve të vjetër grek, si Claudius Ptolemy dhe Pythagoras, al-Biruni ishte nga të pakët në atë kohë i cili kishte pretenduar se bota është e rrumbullakët.

Edhe mësuesi i tij, al-Farghani gjithashtu kishte pretenduar se bota është e rrumbullakët, si dhe çuditërisht kishte arritur të realizonte një matje gati të saktë të perimetrit të tokës, të cilën Kolombo e kishte përdorur si bazë për zbulimin e tij.

Megjithatë, Kolombo ka dështuar të kuptonte se al-Farghani kishte dhënë masat me milje arabe dhe jo me ato romake, duke e çuar atë në nënvlerësimin e distancës së saktë.

Për më tepër, Kolombo nuk e kishte ndërmend të zbulonte Amerikën kur u nis, pasi supozohet se udhëtimin e kishte nisur duke dashur të shkojë drejt nga Evropa në Azi.

Al-Biruni, sikurse mësuesi i tij, gjithashtu ofroi një vlerësim të perimetrit të tokës, e cila u dëshmua të jetë më e saktë, duke qenë larg vetëm 10,44 milje nga matjet moderne.

Sikurse që kishte propozuar se toka rrotullohet rreth diellit, e jo siç ishte nocioni i kundërt i asaj kohe, në librin e tij Codex Masudicus, Biruni gjithashtu kishte hedhur hipotezën për ekzistimin e Amerikës.

Kjo teori ishte vënë në pah rreth vitit 1037, në të cilin vit supozohet se ai ishte rreth 70 vjeç. Për këtë arsye, në mungesë energjie fizike dhe mentale për të arritur deri tek qëllimi final, besimi i tij mbeti vetëm teori.

Madje, edhe me këtë rast, nuk mund të thuhet se Amerika ishte e pazbuluar, sepse gjithashtu ekzistojnë të dhëna që tregojnë për “shkeljen” e Amerikës edhe nga të tjerë. Megjithatë, al-Biruni ishte personi i pare nga bota e njohur i cili kishte deklaruar zyrtarisht se e ashtuquajtura “bota e re” ekziston. /Telegrafi/
 
Titulli: Al – Biruni e zbuloi Amerikën, 500 vite para Kristofor Kolombos?

Aaaaaaaaaa ok, ketu u beka fjale per zbulim teorik, ashtu jam dakord une!
Vetem se....... jo vetem teorikisht por edhe PRAKTIKISHT ka prova se kinezet kane lundruar deri ne Amerike 40.000 vjet para lindjes se Krishtit, ndersa gjithmone praktikisht mendohet se ka qene admirali kinez Zheng He qe 70 vjet para Kolombit na ka lene nje harte ku duket qarte Amerika.
 
Titulli: Al – Biruni e zbuloi Amerikën, 500 vite para Kristofor Kolombos?

Ne vend te quhej A-merike te quhej A-lbirun
Nuk shkon fare lol
 
Titulli: Al – Biruni e zbuloi Amerikën, 500 vite para Kristofor Kolombos?

Albiruni-500 vjet para Colombit 1037
Marco Polo 200 vjet para COlombit thuhet ...
Admirali Kinez i lindur ne familje muslimane (edhe pse ska rendesi), Zheng He -70 vjet= 1421 (Permendet tek libri i G. Menzies (2002)...
Kolombo -1498

Gjthss, absolutisht qe mund te kete hedhur idene (dhe normal e ka hedhur nqs ka studime rreth jetes dhe vepres se tij nga eksperte, ska asgje per tu habitur ketu) pasi Biruni ishte matematicjen, astronom, fizikant.. dhe mbi 90 shkrime/libra te tij ishin pikerisht mbi shkencen dhe Gjeografine ne mos gaboj. Nuk e shoh kete shkrim si tentative per te ulur figuren e Kolombos, por me shume per tu njohur me kontributin e kaq shume figurave te shquara mbi ate c'ka ne sot e kemi gati dhe se cdo zbulim apo arritje eshte nje varg zinxhiri kur keto njerez kane lene nga nje hallke.

Kam nje admirim dhe respekt te jashzakonshem per Njerez si Galileo, Anshtajn, Faradei, Aristotelin, MAxwell, Mendelin ashtu sic kam dhe per Al-biruni, Avicena(Ibn SIna),Ibn Hajtham, Farabin, Al hajiz, Al Khawarizmin, etj etj...

p.s. Amerika nuk e mori emrin nga Colombusi(psh: Colombus) por nga Amerigo Vespuci, (pasi ky i tha colombit se zbulove ameriken jo azine :p) keshtu qe nese ndjekim kete llogjike s'ka pse te quhet Albirun ,:p
 
Redaktimi i fundit:

ne 2015-ten kshu dmth :D ju paskam qerru nga syte me ate p.s.
 
Eshte LAJM, nuk kam si ta bej😀
500 vjet para Al Birunit ndoshta jo por meqe je ti po e ul ne 200 vjet, me pak s'behet fjale🤣
Eshte vertetuar qe vikinget kane qene ne Amerike me ato varkat e tyre Odiniane😁
E si ben dhe ti, ne 1037 Biruni, ne 1000 mendohet per vikingun Erikson :D Keshtu na e ka mesuar gogoli :D
Ky Vikingu ka qene 500 vjet para Kolombit jo Birunit :D
 
Ja ku e keni 😁
 
Ja ku e keni 😁
Po pra. 500 para Kolombit jo 500 para Birunit sic tha Levi. Kjo ishte ideja. 🤣 Ja dhe prova @LeVoyageur😁 Thanx @Parloté 😊
 
Po pra. 500 para Kolombit jo 500 para Birunit sic tha Levi. Kjo ishte ideja. 🤣 Ja dhe prova @LeVoyageur😁 Thanx @Parloté 😊
Biruni dhe Leif den Lykkelige Erikson me sa duket kanë lindur shumë afër njëri tjetrit. Por vikingët e Islandës në ato kohë njiheshin për bredhje e hulumtime tokash të reja. Kolomboçi qe i zoti e morri famën lol
 
Idea ishte qe para pirunit ishte luga(vikinget dmth)😝
Ky Al Biruni mire qe s'paska qene kurre ne Amerike por edhe kur ka menduar se ishte i pari qe e kishte zbuluar Eriksoni ka qene tu shiju perendimin e eger tu pi marihuane me indianet vendas😂
Haha. sa kam q3sh
 
Ja ku e keni 😁
Xhelozi i paska vënë vulën me kohë 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top