Aktori serb mohon të jetë vetofruar për rolin e Adem Jasharit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Aktori serb mohon të jetë vetofruar për rolin e Adem Jasharit


aktori serb.jpg


Aktori serb, Rade Serbedzija, ka mohuar të jetë ofruar për të luajtur rolin e Adem Jashari, ashtu siç kishte deklaruar për Klan Kosovën, regjisori Luan Kryeziu, i cili po përgatit një film për komandantin legjendar.

Kryeziu ditë më parë deklaroi për Klanin se Serbedzija përmes aktorit Enver Petrovci, e ka kërkuar rolin e Adem Jasharit, porse ky e ka refuzuar meqë bëhet fjalë për një aktor serb. Por, aktori ka deklaruar sot për mediat në Serbi se kjo “është një gënjeshtër ordinere nga një regjisor i ri shqiptar”, shkruan N1, njofton Klan Kosova.

“Kam lexuar në një media, por me siguri është shkruar edhe në të tjera e që unë nuk kam pasur kohë t’i lexojë pasi jam në Los Angeles, ku po xhirojë një serial televiziv, dhe nuk kam kohë të merrem me intrigat e mediave, se unë, përmes mikut tim Enver Petrovci, jam vetofruar tek një regjisor i ri shqiptar për të luajtur në filmin e tij për Jasharin. Deklaroj se kjo është një gënjeshtër ordinere”, ka thënë Serbedzija

Në një deklaratë me shkrim, Serbedzija ka thënë se regjisori i ri po provon të tërheqë vëmendje për vete dhe projektin e tij, duke abuzuar me emrin tim.
“ثshtë totalisht e pakuptimtë të më ofrohet një rol i tillë, ashtu siç është e pakuptimtë të pranojë një ofertë të tillë”, ka shtuar ai.

“Këtij regjisori të ri unë vetëm mund t’i them se kam qenë shok i shumë prej aktorëve të mëdhenj shqiptarë, si Bekim Fehmiu, Faruk e Istref Begolli, Enver Petrovcit e shumë të tjerë dhe se i mbaj në zemër ata dhe në kujtimet e mia, jo vetëm si aktorë të jashtëzakonshëm, por edhe si njerëz të ndershëm e të mrekullueshëm të cilët kanë qenë krenarë e të sinqertë”.

“E nëse ai do të bëjë artë të vërtetë, duhet ta dijë se e vërteta është parakushti i parë për t’u bërë artist”.


klan kosova
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top