Aknea - keshilla

Titulli: Aknea - keshilla

Si mund ti parandalojme acnet?

Megjithëse aknet nuk mund të parandalohen në tërësi, më poshtë do të ju japin disa hapa konkret, të cilët mund t’i praktikoni në shtëpi dhe që ndihmojnë aknet të mos përkeqësohen.
Pastrojeni dhe kujdesuni për lëkurën tuaj çdo ditë. Shmangni fërkimin e ashpër dhe larjen shumë të shpeshtë.
- Shmangni djersitjet e tepërta nëse mendoni se kjo mund t’i përkeqësojë aknet. Pastrohuni shumë shpejt pas aktiviteteve që ju shkaktojnë djersitje.
- Pastroni shpesh flokët tuaja nëse janë të yndyrshme. Përpiquni t’i mbani flokët larg fytyrës.
- Shmangni produktet për kujdes të flokëve, si xhelet, kremrat, pomadat dhe produktet tjera që përmbajnë yndyrë.
- Mundohuni ta shmangni në maksimum prekjen e fytyrës.
- Shmangni ekspozimin ndaj vajrave dhe lëndëve të vrazhda kimike, si për shembull naftës.
- Përpiquni në maksimum të shmangni edhe periudhat e gjata të qëndrimit në diell, pasi që kjo ndihmon aknet dhe mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Përdorni produkte për mbrojtje nga dielli.Ikubinfo
 
Titulli: Aknea - keshilla

Puçrrat e rinisë, tortura që ta “prish syrin”

Në moshën më të bukur, ato “prishin syrin”. Janë puçrrat e rinisë që në gjuhë shkencore quhen “acne juvenilis”. Për të tjerët paraqesin vetëm një problem estetik, por për vetë të rinjtë që i kanë në lëkurë, është edhe problem shëndetësor.Puçrrat e rinisë shfaqen në moshën e pubertetit, në 12-13 vjeç për vajzat dhe 14-16 vjeç për djemtë dhe vazhdojnë gjatë periudhës së rinisë deri në moshën 30 vjeç. Në popull ka mendime se këto puçrra, po nuk i ngacmove, ikin vetë. Por kjo nuk është e vërtetë. Ky është një mendim i gabuar, pasi pa u kuruar këto puçrra vazhdojnë me vite dhe njeriu vuan jo vetëm bezdinë e tyre, por edhe paraqitjen e pakëndshme. Madje, disa që i kanë në forma të rënda, izolohen nga shoqëria, u vjen rëndë kur shkojnë në shkollë, nuk i frekuentojnë festat e shoqërisë e me radhë. Por ka një predispozicion organik që i bën disa t’i kenë në gjendje të acaruar; acne juvenilis gjejnë terren të përshtatshëm në fytyrat ku gjëndrat e yndyrës janë shumë të zhvilluara, por këtu influencon shumë edhe ngacmimi i tyre.
pucrrat%281%29.jpg
Hormonet
Puçrrat e rinisë kanë bazë hormonale. Kur hormonet androgjen (mashkullore), janë më tepër se ç’duhet në raport me hormonet femërore, estrogjenet, tek ata djem që kanë dendësi qimesh, por edhe tek vajzat. Predispozicioni për një shfaqje të acaruar të puçrrave është më i madh sepse edhe “bimësia” është shprehje e nivelit të lartë të androgjenëve. Por këto mund të mjekohen me shumë sukses.
Dieta
Për eliminimin e puçrrave të rinisë ka shumë rëndësi mjekimi: mos hani shumë ëmbëlsira, sidomos çokollata, të skuqura, të pjekura si dhe pikante. Këto ushqime si dhe alkooli ngacmojnë shumë gjëndrat e yndyrës që rëndohen, zmadhohen dhe, duke mos e zbrazur dot yndyrën, krijojnë vatra gjithnjë e më të mëdha qelbi.
Higjiena
Higjiena e lëkurës është një faktor ndihmës që mund ta lehtësojë këtë situatë. Këshillohet që lëkura të pastrohet me solucion dhe sapun me ph të lartë që largon yndyrën e tepërt. Nëse nuk tregohet kujdesi i duhur për higjienën e lëkurës, krijohen të ashtuquajturat “pika të zeza”, ky yndyra e grumbulluar nëpër pore oksidohet dhe kthehet në pikë të zezë.
pastrimi.jpg
Pomadat
Në asnjë mënyrë të mos përdoren pomada e kremra sepse këto shtojnë yndyrën e lëkurës. Kremrat i bllokojnë poret, duke e acaruar më keq gjendjen. Por a mund të pikohen nga jashtë me pomada antibiotiku si klorofenikol, tetraciklinë, sikurse reklamojnë shpesh farmacistët? Krem mbi krem nuk duhet vënë, se i bllokon më tepër poret. Përvoja ka treguar se, kur pacientët kanë përdorur me mendjen e tyre pomada antibiotiku, ata janë paraqitur në gjendje më të rëndë më pas. Pomadat nuk duhen përdorur në asnjë mënyrë. Po qe nevoja për antibiotik ato rekomandohen për t’u marrë nga goja me doza të vogla.
pomadat.jpg
Si mjekohen puçrrat e fytyrës?
Mos i ngacmoni puçrrat, mos hani ëmbëlsira, tregoni kujdes për higjienën e lëkurës. Mjekimi më i mirë është me vitaminë A dhe E bashkë, nga 2 kokrra në ditë për 3 muaj rresht, tetraciklinë me doza të vogla nga një në mëngjes dhe në darkë për 100 ditë dhe dizinfektimi i puçrrave në mëngjes dhe në darkë, me alkool mentol, jo salicilik, pasi ky shpeshherë e rrjep lëkurën dhe e than. Mjekimi më i shpeshtë është me metodën e krioterapisë, ku krioterapia është një solucion, azot i lëngshëm me të cilin lëkura bëhet një herë në 2-3 javë. /Telegrafi/
mjekimi.jpg
 

Attachments

  • pucrrat%281%29.jpg
    pucrrat%281%29.jpg
    12.4 KB · Shikime: 0
  • pastrimi.jpg
    pastrimi.jpg
    13.3 KB · Shikime: 0
  • pomadat.jpg
    pomadat.jpg
    14.8 KB · Shikime: 0
  • mjekimi.jpg
    mjekimi.jpg
    12.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Aknea - keshilla

LLojet e akneve dhe formimi I tyre

LLojet e akneve dhe formimi I tyre ?Ekzistojne disa hipoteza te per shkakun dhe menyren e formimit te akneve. Dısa faktore konsıderohen sı shkaktare dhe dısa te tjere sı favorızues te formomıt te akneve .

Nje nder faktoret e mundshem por ende ne studım eshte aı gjenetık.Eshte vene re nje rrıtje te ıncıdences per akne ne femıje me prınder qe kane pasur akne.

Ajo qe trashegohet nuk jane aknet por aftesıa per hıperprolıferım epıdermal folıkular dhe sı rrjedhoj bllokımın e folıkulıt te qımes. Sı faktore te tjere agravues jene edhe aktıvıtetı I bakterıt P.acnes sı dhe prodhımı I shtuar I yndyres.

Testosteroni, nje hormon I gjendur ne meshkujt si dhe ne femrat rritet gjate adoleshences(pubertetit) duke stimuluar gjendrat sebace (te yndyres te zmadhohen dhe te prodhojne me teper yndyre. Lekura e yndyrshme eshte me e prirur per te bllokuar poret dhe krijuar komedonet e mbyllura (pikat e bardha)komedonet e hapura (pikat e zeza) si dhe pustulat (Puçrat).

Kjo mund te merret sin je hipoteze e formimit te akneve te adoleshences. Aknet qe shfaqen perpara kesaj moshe quhen akne prepubertale.Kur aknet acarohen dhe perkeqesohen ato mund te infektohen duke krijuar aknet cistike (te mbushura me qelb) kjo gjendje eshte me e zakonshme te meshkujt. Duke u bazuar ne elementet e shfaqur ne lekure behet dhe ndarja e akneve ne grade te ndryshme.

Aknet e te rriturve shfaqen me vone gjate jetes dhe mund te lidhen me shume shkaqe si: crregullimet hormonale, shtatezanite, menopauza, ose ndalimi I marrjes se kontraceptiveve oral. Femrat e rritura te cilat zhvillojne akne mund te trajtohen gjate menstruacioneve, ovulimit ne rastet e renda edhe gjate gjithe ciklit. Aknet e te rriturve nuk duhet te ngaterrohet me akne rosacea ne te cilen mungojne komedonet, pikat e zeza dhe pikat e bardha.

Pastrimi

Aknet nuk krıjohen nga pluhurı. Aknet nuk jane te lidhura me larjen e paket te lekures ndryshe nga miti I krijuar qe ato formohen nga papastertite. Megjithate per te parandaluar infektimin e tyre eshte e keshillueshme te perdoren lares te ndryshem eksfoliante qe heqin papastertite dhe qelizat e vdekura. Nuk keshillohet larja e shpesht apo e ashper sepse mund te perkeqesoj aknet. Dieta

Akne nuk shkaktohet nga ushqimi. Megjithate disa ushqime ne pacient te ndryshem duket sikur e perkeqesojne gjendjen prandaj rekomandohet heqja nga dieta e perditshme ose kufizimi I tyre. Nder me te shpeshtat jane kafet, cokollatat, ushqimet e skuqura, dieta e varfer ne fruta dhe perime sı dhe pıjet e gazuara.

Kozmetika

Mundohuni te evitoni kozmetiken. Rekomandohet te perdorni kremra dhe makiazh me baze uji (jo me baze vajore) Zgjidhni produkte qe nuk formojne komedone (nuk shkaktojne pika te zeza apo te bardha ) dhe jo-aknegjenike (qe nuk shkaktojne akne). Pastroni fytyren nga makiazhi cdo nate para se te flini me uje te ngohte dhe lares te bute.

Trajtimi

Trajtimi i akneve eshte i gjate dhe i vazhdueshem. Qellimi kryesor i trajtimit eshte te parandalohet formimi i akneve te reja. Aknet e krijuara mund te ndihmohen me mjekim duke ulur kohen e sherimit ose te lihen deri sa te zhduken vete. Nese pas dy-tre muajsh nga fillimi i mjekimit nuk shihet nje permiresim i dukshem duhet te ndryshohet mjekimi ose te rishikohet serish diagnoza. Ekzistojne raste kur akne mund te ngaterrohet me nje forme te ngjashme me te por me origjine tjeter si psh nga perdorimi i makiazhit, locioneve apo medikamenteve oral. Prandaj keshillohet te dihen te gjitha preparatet e lokale apo sistemike qe perdor pacienti perpara fillimit te mjekimit. Trajtimi duhet te pershtatet sipas tipit te akneve. Trajtimi i shenjave pas akneve

Pas sherimit te plote te akneve mund te ngelen shenja te ndryshme nga njolla te kuqe te siperfaqshme deri ne cikatrice me te thella. Keto shenja mund te hiqen me metoda te ndryshme si risiperfaqezimi me laser, dermabrasioni, piling kimik, elektrobisturia etj

Mund te perdoren edhe lene te ndryshme qe mbushin dhe ngene ne siperfaqe shenjat si kolagjeni apo fillersat dhjamor. Mirembajtja e lekures

Trajtimi i duhur mund te zhduk aknet dhe te permiresoj pamjen e lekures por nuk duhet harruar qe ato mund te formohen serish nese nuk mbahet nje kujdes i vazhdueshem ndaj lekures. Aknet nuk jane te kurueshme por te kontrollueshme.


ikubinfo
 
Si ti kurojme aknet per te pasur nje fytyre te paster

Dimri eshte edhe periudha kur aknet shfaqen me shume per shkak te tharjes se lekures. Por edhe periudhat e tjera jane problematike.
Cfare jane aknet dhe si shfaqen ato?
Aknet jane nje patologji shume e shpeshte e moshes se adoleshences ndaj dhe populli e quan shpesh dhe si patologji te moshes se re ose pucrrat e moshes. Ndryshe nga mentaliteti i gabuar, qe ekziston ne popull, qe aknet kalojne vete e mjeku nuk i kuron pasi jane te moshes, tashme ato jane te kurueshme.
Mosha qe preket me shpesh eshte adoleshenca, 15 deri ne 20 vjec, por ka edhe raste qe haset edhe ne mosha te tjera, si 25 deri ne 30 vjec. Nga ana mjekesore, “Akne Vulgaris” eshte nje inflamacion kronik, qe shfaqet ne adoleshence dhe karakterizohet me seborrhe. Shkaqet e kesaj patologjie jane disa dhe ndaj quhet nje patologji multifaktoriale dhe ne faktoret pathogjentike mund te rendisim; prodhimin e shtuar te yndyres, i ndikuar edhe nga stimulimi hormonal androgjenetik.
Dihet qe ne pubertet nen influencen e hormoneve androgene e ne vecanti te testeronit dhe dehydroanderosteroni (DHEA), gjendrat sebace rriten ne madhesi dhe rrisin prodhimin e yndyres. Po keshtu, nje nga faktoret qe ndikon ne shfaqjen e akneve eshte inflamacioni, si dhe mikrobi i aknes (Propioni bacterium acne). I ftohti, sa ndikon ne acarimin e akneve? Ndryshimi i klimes ose i sezonit njihet si nje nga faktoret e jashtem kryesore, qe ndikon ne perkeqesimin e situates se akneve. Kjo eshte me e dukshme, vecanerisht gjate kalimit ne stinen e ftohte te dimrit, kur lekura deskuamohet e acarohet.
Ndaj eshte e keshillueshme qe personat, te cilet kane probleme te tilla, pra pucrra ne fytyre, te tregojne nje kujdes me te madh gjate kesaj periudhe, kur lekura eshte shume e thate, nderkohe qe thatesira rritet edhe nga perdorimi i produkteve mjekesore, ndaj keshillohet perdorimi i nje kremi hidratues. Pervec ketyre faktoreve, qe njihen si shkaktues, a ka faktore te tjere, qe ndikojne ne shpeshtimin ose e perkeqesojne situaten tek nje person me akne?

Ka nje sere faktoresh te tjere, qe ndikojne ne perkeqesimin e situates, qe jane edhe ndryshimet hormonale tek vajzat dhe sigurisht disa dite para ciklit hormonal. Ne keto raste verehen elemente akneike me te perkeqesuar ose elemente te rinj.
Nje ndikim negativ kane edhe perdorimi i produkteve kozmetike jo te pershtatshme per tipin e lekures. Per shembull, shume vajza perdorin kremra apo make up (krem puder) jo te pershtatshem per lekuren e tyre, duke favorizuar aknen.

Por shpeshhere ndodh qe edhe disa medikamente te perkeqesojne situaten. Stresi renditet ne nje nga faktoret mjaft te rendesishem per perkeqesimin e patologjise se aknes. Si, per shembull, semundja perkeqesohet tek personat, te cilet paraqitjen e jashtme dhe ekzistencen e ketyre elementeve ne lekure e shohin si shume te rendesishme dhe stresante ose tek adoleshentesh ne sezone provimesh.
Cilat jane keshillat qe jepen per te pastruar lekuren nga keto akne? E rendesishme eshte qe te konsultoheni dhe te ndiqni me perpikeri keshillat e terapine e percaktuar nga mjeku dermatolog.
thumbnail.php

Trajtimi i aknes realizohet duke perdorur produkte, te cilat ndikojne ne prodhimin e yndyres se lekures tuaj, ndikojne mbi mikrobin e aknes dhe terapia hormonale (kjo e fundi aplikohet vetem tek femrat).
Trajtimi e mjekimi i aknes realizohet duke perdorur mjekim lokal me pomada, kremra e solucione larese te lekures. Po keshtu, keshillohen edhe medikamente orale, si antibiotike, integratore, derivatet e vitamines A dhe kontraceptive orale. Por ne cdo cast eshte pikerisht mjeku dermatolog ai qe percakton skemen dhe trajtimin, e cila eshte skeme individuale per cdo pacient ne varesi te shkalles se aknes (e lehte, e moderuar, e rende) llojet e lekures, aktivitetet ne jeten e tij te perditshme. Sa i rendesishem eshte bashkepunimi mjek-pacient?
Eshte shume i rendesishem per vete faktin se ka shume momente te caktuara te terapise, ku lind nevoja te perdoren edhe produkte te tjera. Pra, sic permendem edhe me lart, qe ne ditet e ftohta duhet te perdoret nje krem hidratues, por duhet te jete mjeku ai qe percakton llojin e kremit, i cili duhet te jete “oil free” ose “non-comedonogenik”. Mjeku eshte ai qe nderton skemen e trajtimin ne varesi te gjendjes se pacientit dhe sigurisht qe ne muajin e pare terapia eshte me e perqendruar ndaj shkaktareve te aknes, por me vone kjo terapi minimizohet. Me vone mund te kalohet ne terapi te tjera per eliminimin e shenjave te mbetura ose per mbylljen e poreve te lekures.
Po per sa i perket moshes dhe seksit, cfare mund te themi per aknet? Ajo qe do te theksoj eshte llojshmeria e akneve, te cilat njihen ne tre lloje dhe qe u perkasin edhe moshave dhe sekseve te ndryshme. Keshtu, forma e lehte ose grada e pare e akneve eshte konsideruar forma e pare dhe ne fillimet e hershme te adoleshences. Kurse per sa i perket moshes prek ata nga 13 deri ne 15 vjec dhe pucrrat shfaqen ne faqe, me pak ne balle dhe ne pjese te tjera te fytyres. Ne formen e mesme futen rastet me pucrra te infektuara te dhimbshme dhe me noduse te vegjel, qe shfaqen kryesisht ne faqe, balle dhe mjeker. Ndersa forma me e rende, qe eshte grada e trete, prek me shume meshkujt, sesa femrat. Keto akne, pervecse ne fytyre, hasen edhe ne qafe, kurriz dhe kraharor dhe eshte nje forme qe shoqerohet me shenja, edhe pas trajtimit. Intervistoi:
Sonila Isaku Faktoret Ndryshimet hormonale Tek vajzat shfaqen probleme para ciklit hormonal I ftohti favorizon shfaqjen e akneve Perdorimi i produkteve kozmetike jo te pershtatshme Medikamentet perkeqesojne situaten Stresi, faktor qe ndikon negativisht Prodhimi i shtuar i yndyres Inflamacioni Keshillat Konsulte me mjekun dermatolog Mjekim te perpikte te terapise Trajtim me produkte qe ndikojne ne prodhimin e yndyres Perdorim te pomadave Trajtim me kremra e solucione larese te lekures Keshillohen edhe medikamente orale, si antibiotike Keshillohen edhe derivatet e vitamines A Perdorimi i kontraceptive oral jep rezultate pozitive
A duhet lazer?
Lazeri nuk perdoret ne fazat e inflamuara te aknes, por perdoret vetem pas trajtimit mjekesor. Por shpeshhere lazeri perdoret edhe per te eliminuar shenjat, pasi aknet jane totalisht te sheruara dhe procedura quhet re-swfocing, qe realizohet me larin kirurgjikal CO2 .

•infoalbania•
 
Titulli: Aknea - keshilla

Aknet në moshë të rritur​

Sprejet për formësimin e flokëve, stili i gabuar i flokëve apo epilimi i qimeve në fytyrë janë shkaktarët kryesorë të akneve në moshë të rritur, të cilat mjekohen me pastrim, piling.

A ka më keq sesa të kesh njëkohësisht edhe rrudha e edhe akne. Kjo nuk është një fantazi, meqë të dhënat e Akademisë dermatologjike amerikane tregojnë se më shumë se gjysma e femrave më të moshuara se 25 vjet kanë probleme me miteserë (puçrra të zeza) dhe akne. Edhe nëse gjatë adoleshencës nuk keni pasur probleme me akne, ato mund të paraqiten edhe pas moshës 20 vjeçare. Edhe pse duken sikurse aknet e adoleshentëve, aknet e të rriturve shfaqen gjetiu dhe për arsye të tjera. Tinejxherët kanë zakonisht akne në ballë dhe në gjysmën e epërme të fytyrës, kurse te të rriturit aknet më së shpeshti hasen më poshtë, sidomos në mjekër. Përpos kësaj, te të rriturit zakonisht bëhet fjalë për akne nënlëkurore, e jo për puçrra në sipërfaqe të lëkurës. Fajtorët kryesorë janë hormonet, sasia e të cilëve ndryshon me vite, e te femrat më së shumti theksohen para menstruacioneve, në sindromën premenstruale (PMS).
Por, aknet te të rriturit shfaqen edhe për shkak të kujdesit të gabuar ndaj fytyrës dhe flokëve. Preparatet për formësimin e flokëve shpesh përmbajnë vajra të cilat vijnë në kontakt me fytyrë dhe ballë, me ç’rast bakteret mbesin të ngujuara në lëkurë, e si rezultat të kësaj kemi një ten jo të pastër. Për shkak të poreve të infektuara, balli do të skuqet dhe do të mbushet me miteserë të mërzitshëm. Problem i shpeshtë janë edhe balluket, të cilat mundësojnë që bakteret të rrinë në ballë dhe të shkaktojnë probleme. Dëmin më të madh e shkaktojnë preparatet në sprej meqë me rastin e përdorimit depërtojnë te të gjitha poret e lëkurës. Dermatologët preferojnë pastrimin e fytytës me tonik të butë.

Epilimi i fytyrës

Heqja e qimeve me dyllë apo duke i rruar ato, shkakton ënjtje të lëkurës, ku kontribuojnë edhe preparatet agresive joadekuate që përdoren pas epilimit. Aknet shpesh shoqërohen me skuqje, e cila mjekohet me kremra të veçanta, të përshkruara nga mjeku. Në vend që ta blini kremin vet në barnatore, më mirë është që të këshilloheni me dermatologun. Përdorimi i hidrokortizonit mund ta qetësojë inflamacionin, kurse kundër baktereve mund të ndihmojnë preparatet me shenjën “non-comedogenic”, gjë që dmth se nuk i mbyllin poret e lëkurës.

Lëkura e thatë ka nevojë për piling

Lëkura e thatë e cila qërohet dhe kruhet është e përshtatshme për paraqitjen e akneve, meqë qelizat e vdekura të lëkurës që bien vazhdimisht, mbyllin poret e lëkurës me ç’rast vjen deri te shumimi i madh i baktereve. Pilingu nënkupton largimin e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. Nëse pilingu bëhet me preparate të buta, tri herë në javë, atëherë mbohet lëkura nga paraqitja e akneve. Pas pilingut duhet të përdorni kremë hidratuese.

aktualiteti​
 
Titulli: Aknea - keshilla

Trajtimi i akneve nga dermatologët​

Aknet janë sëmundje e mirëfilltë e lëkurës dhe si e tillë duhet kuruar. Në estetikë ky fenomen quhet “lulëzim”. Trajtat e akneve ndryshojnë dhe variojnë nga karakteristikat dhe përmasat.

Ato mund të shfaqen në moshën puberale, por nuk janë të pakta rastet e shfaqjes së tyre edhe në moshat adulte, herë-herë edhe tek gratë në fillim të menopauzës. Kjo dermatozë mund të shfaqet vetë, krejt papritur dhe po kështu mund të zhduket. Terapitë korrektuese të akneve ndihmojnë zonën problematike për të eliminuar aknet e dukshme dhe për të parandaluar aknet e reja.
Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, pasi në disa raste rrezikon të mbetet me shenja të thella. Veç shenjave, ky komplikim provokon edhe shqetësime psikologjike, sepse në mënyrë të veçantë shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe kjo parehati të krijon stimulim. Këto pasoja e bëjnë të domosdoshme ndërhyrjen.
Shkaqet kryesorë janë faktorët genetikë, faktorët psikologjikë (situatat e stresit emotiv), vështirësitë në tretje, përdorimi i kozmetikës së papërshtatshme, fluksi hormonal, ushqyerja e keqe yndyrnat, salcat pikante, dieta e varfër në perime.

Etapat
Faza fillestare: Karakterizohet nga pikat e zeza (komendonët), të cilat shërbejnë si tapa që bllokojnë daljen jashtë të sekrecioneve. Rezultati është një reliev i cili i detyrohet këtij sekrecioni, që nuk mund të shkarkohet dhe grumbullohet duke shkaktuar aknet. Ky është efekt i hiperprodhimit të qelbit nën fluksin hormonal.

Faza e dytë: Krijohet inflamacion lokal i përbërë nga koloni bakteriesh. Faza e tretë: Quhet Nodulicistet. Këtu krijohen pikërisht nodule që janë shumë më të vështira se puçrrat dhe për më tepër lenë shenja të paevitueshme në lëkurë.
Në moshën adulte mund të shfaqen aknet e përskuqura veçanërisht tek konsumatorët e duhanit.

Gjatë adoleshencës fluksi i hormoneve arrin deri në superprodhim dhe në rastet më të shpeshta mosbalancimi i tyre është njëri nga shkaqet. Zonat yndyrore akumulohen në folikul (shtrati i qimes). Yndyra krijon një substancë që quhet Sebo i cili shtohet në lëkurën e fytyrës duke dalë nga folikuli në sipërfaqe të lëkurës. Në zonën e folikulës ku ndodhet qelbi zhvillohen baktere, të cilat çlirojnë kimikate që stimulojnë inflamim dhe hapjen e folikulës.

Qelbi dhe bakteriet shkaktojnë skuqjen e lëkurës.
ثshtë e domosdoshme të ekzaminohen. Nuk duhet pritur të zhduken vetë, sepse lenë shenja të dukshme në lëkurë. Meshkujt me këtë problem duhet të bëjnë kujdes në përzgjedhjen e aksesorëve të rrojës dhe produkteve në mënyrë që ato të jenë sa më të përshtatshme dhe cilësore. Makinat e rrojës duhen përdorur me delikatesë.

Terapitë me antibiotikë si tetraciklina, eritromicina etj. këshillohen për raste të rënda, sidomos kur shpërndarja e tyre përfshin veç fytyrës, shpinën dhe kraharorin. Antibiotikët oralë reduktojnë bakteret në folikul dhe ulin skuqjet, por gjatë këtyre terapive shumë femra rrezikohen nga infeksionet vaginale. Në këtë rast ndërpritet kura. Ekspozimet në diell mund t’i maskojnë aknet, por përfitimet janë të përkohshme.

Mania e “pjekjes në diell” është me pasoja. Larjet e shpeshta dhe energjike të fytyrës si dhe përdorimi i larësve që çojnë në tejtharje të sekrecioneve yndyrore shkakton pasoja të paevitueshme në lëkurë. Të gjitha terapitë funksionojnë në mënyrë të tillë që të parandalojnë aknet e reja. Pas çdo terapie mbeten shenja pavarësisht nga kujdesi e korrektësia e specialistit. Këto gjurmë zhduken gradualisht me rigjenerimin e lëkurës, të paktën një muaj më pas. Terapitë ose konkluzionet i vendos specialisti.

Këshilla:
1. Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
2. Trajtoni fytyrën me produkte cilësore me përbërës organikë si: kamomil, kamfor, kalendula etj
3. Lani duart përpara aplikimit.
4. Zgjidhni kozmetikë profesionale.
5. Evitoni Fast-Food-et dhe ushqimet e skuqura, janë armiq të betuar të lëkurës.
6. Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
7. Merrni vitamina A, C, E.
8. Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
9. Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti
10. Pini shumë ujë (pa gaz). ثshtë mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
11. Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteresh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

Pas moshës 12 vjeç nisin shqetësimet e para
Sipas specialistëve, 12 vjeç është zakonisht mosha në të cilën nisin të shfaqen aknet e para. Në të gjitha rastet ato duhet të kontrollohen nga mjekë estetistë, për të kuptuar nëse lëkura është problematike apo nëse këto puçrra janë të moshës. Rekomandohet që 3 vitamina nuk duhet të mungojnë asnjëherë në dietën e përditshme të çdo njeriu, e mbi të gjitha tek të gjitha femrat apo meshkujt që kanë probleme me puçrrat në fytyrë. Bëhet fjalë për vitaminat A, E dhe C. Po tri është edhe numri I bimëve që duhet të përdoren rregullisht nga të gjithë personat që kanë probleme me puçrrat në fytyrë, kamomilin, kalendula dhe kamfor.

Pastrimi i fytyrës në disa seanca
ثshtë e rëndësishme të personalizohet trajtimi i cili kalon përmes disa seancave. Këto seanca përcaktohen që në takimin e parë me klientin. Terapinë në Institut e merr përsipër plotësisht specialisti-estet, ndërsa terapinë e pavarur në shtëpi, vetë klienti. ثshtë e rëndësishme të dihet se terapia e pavarur nxit efektin e terapisë në Institut, kështu është konceptuar. Kjo terapi është e vendosur në një sistem seti dhe quhet Terapi Korrektuese. Në fillim të terapisë mund të operohet me seanca sulmi e më pas periodikisht në rend të përjavshëm. Në rastet kritike aplikohen deri në 10 seanca.

Gratë shtatzëna, si të veprojnë?
Lëkura nuk ndriçon më si më parë, por efekti mat i jep shkëlqim natyral. Pas terapisë mbeten gjurmë të lehta në lëkurë, të cilat ndihmohen nga një krem i posaçëm riparues dhe balancues njëkohësisht. Kësaj terapie nuk mund t’i nënshtrohemi në çdo stinë të vitit. Gratë shtatzëna përjashtohen nga terapia. Gjatë terapisë nuk mund të marrim seanca solari apo të përdorim produkte të çfarëdoshme. Sipas instruksioneve të gjitha produktet që i vihen fytyrës duhet të penetrojnë në thellësi të lëkurës, në sajë të përbërjes së tyre organike. Ato balancojnë superprodhimin e yndyrës dhe qetësojnë aknet.

70 % e personave me akne, nuk kurohen
Aknet: një shqetësim që prek më shumë se sa 5 për qind të të rinjve ndërmjet moshës 14 dhe 19 vjeçare të të dy sekseve. Por ky është një problem që mund të paraqitet dhe në moshën e rritur dhe pse me një frekuencë më të vogël (rreth 10 për qind e grave nga mosha 30 deri në 35 vjeç). Mund të ndodhë gjatë një periudhe stresi psikofizik. Por jo vetëm kaq: puçrrat janë rezultat i një çekuilibrimi të fortë hormonal që është tipik për disa faza të jetës femërore siç është puberteti, shtatzënia dhe menopauza. Shumë shpesh ekziston tendenca për ta nënvleftësuar këtë problem. Në të vërtetë një kërkim i studiuesve amerikanë mbi këtë fakt ka zbuluar se 70 për qind e personave që vuajnë nga ky shqetësim nuk marrin asnjë lloj kure.

sekrete bukurie
 
Titulli: Aknea - keshilla

Kujdesi te lëkura e prirë ndaj akneve

Aknet zakonisht paraqiten tek tinejxherët, periudhë kur mosha dhe hormonet shkaktojnë këto shpërthime të tmerrshme. Por, një pjesë e përjetojnë paraqitjen e akneve edhe në moshë të rritur.Cilado qoftë koha, shumica e njerëzve ndjehen në siklet ose të bezdisur nga aknet. Për të reduktuar aknet dhe dëmtimet në lëkurën tuaj, ja disa këshilla të shkurta:
Përdor pastrues posaçërisht të formuluara për akne. Këto produkte përmbajnë acid salicilik ose benzoil peroksid, të cilët ndihmojnë të pastrohen pezmatimet e akneve.
Pastro fytyrën me butësi, pasi që nga ngacmimet e puçrrave mund të përkeqësohen aknet ose të shkaktojnë dhëmbëzim. Kur e pastroni fytyrën, shfrytëzoni duart tuaja, pasi që peshqiri ose ndonjë material tjetër pastrues mund të shkaktojë që pezmatimet e akneve të shpërthejnë.
foto-1akne.jpg
Fli në mbështjellës të pastër. Kur fle gjatë natës, sigurohu se bini në një mbështjellës të pastër të jastëkut dhe se jeni i vetmi person që e përdorni këtë mbështjellës. Ato absorbojnë gjurmë të vajit gjatë natës dhe mund të keqësojnë shpërthimet në lëkurë nëse nuk i ndërroni me rregull.
Mblidhi flokët. Nëse ke flokë të gjata, sigurohu t’i mbledhësh mbrapa kur fle gjatë natës. Vaji që lëshojnë flokët tuaja mund të përkeqësojë po ashtu lëkurën tuaj.
Përdorni preparate te lehta. Nëse duhet të përdorni preparate për t'i dhënë lagështi lëkurës, përdorni vetëm të lehta të cilat nuk i përkeqësojnë aknet. Ka preparate që japin lagështi dhe të cilat përmbajnë agjentë antibakterial për lëkurë të prirë ndaj akneve. Këto lloje produktesh mund të jenë zgjidhja më e mirë për ju.
Femrat duhet të shfrytëzojnë produkte pa vajra. Grimi i rëndë dhe produktet tjera kozmetike që bllokojnë poret mund të shkaktojnë shtim të akneve. /Telegrafi/
 

Attachments

  • foto-1akne.jpg
    foto-1akne.jpg
    38.7 KB · Shikime: 0
Pe: Aknea - keshilla

Edhe une jam marre me kto budalliqet qe keshillohen neper internet , maska e kshu gjerash por jane fareee pa efekt.

E vetmja menyre eshte te besh vizite te dermatologia..une e kam bere para 1 viti jo se kisha shume po thjesht nuk me dukej fytyra aq aq e paster sa doja..edhe me ka ndihmu jashte mase, direkt e kuptoi llojin e fytyres time edhe me dha antibiotike edhe nje krem, mka kushtu sa qimet e kokes po ja ka vlejtur ; )
 
shume njerez kan akne, porse duhet higjenë...- dhe ska nevoje mi prek me gishta (nonstop si bejn disa).....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top