A mund të kaloni testin e hetuesëve të FBI-së

Arfenilla

Themelues i Forumit
A mund të kaloni testin e hetuesëve të FBI-së?
Që të bëheni agjent i FBI-së është një punë mjaftë e vështirë. Sipas statistikave, më pak së pesë përqind e atyre që aplikojnë mund të pranohen.
Për më tepër, më poshtë mund të provoni t’i përgjigjeni disa pyetjeve për të parë se a do të mund ta kaloni atë test apo jo:
1. Cila është nëna?!
1-3.png

Ka dy zonja në një dhomë të cilat janë ulur përballë njëra-tjetrës, ndërsa një djalë i vogël luan në dysheme. Studioni mirë imazhin.
Pyetja: Cila mendoni se është nëna e vërtetë e fëmijës?
per-1.jpg

Përgjigjja: Nëna e fëmijës është zonja në të majtë. Ajo është ulur në mënyrë që këmbët e saj të drejtohen ndaj fëmijës. Ky pozicion pasqyron dëshirën e natyrshme të nënës për të mbrojtur fëmijën e saj. Qëndrimi i gruas në të majtë është mbrojtës, pak e vendosur përpara. Është e natyrshme që fëmijët e vegjël të përballen me nënën e tyre kur luajnë ose bëjnë ndonjë lloj aktiviteti, nëse ajo është përreth.
2.Dy pilula
2-4.png
Një vrasës serik i rrëmbeu njerëzit dhe i bëri ata të merrnin një nga dy pilula, njëra ishte e padëmshme dhe tjetra ishte helmuese. Cilëndo pilulë që merrnin viktimat, vrasësi serik e merrte tjetrën. Secilën herë viktimat vdisnin dhe vrasësi serik mbijetonte.
Pyetje: Si ndodhi që vrasësi gjithmonë ta marrë pilulën e padëmshme?

per-2.jpg
Përgjigjja: Të dy pilulat ishin të padëmshme. Helmi ishte në gotën me ujë dhe viktimat e pinë atë
.

3.Pijet
3-4.png

Një burrë dhe një grua shkuan në një restorant për darkë. Derisa ishin duke pritur ushqimin, gruaja porositi pesë pije me akull sepse ishte shumë nxehtë. Gruaja i piu katër prej tyre të gjitha në të njëjtën kohë, ndërsa burri piu vetëm një. Pas një kohe burri u sëmur dhe vdiq. Mjekët thanë se të gjitha pijet ishin të helmuara.
Pyetje: Pse gruaja ishte ende gjallë dhe burri vdiq? Lexoni përsëri me kujdes.
per-3.jpg
Përgjigjja: Helmi ishte në akull. Meqenëse gruaja i kishte pirë pijet shpejtë, akulli nuk kishte kohë për t’u shkrirë. Burri e piu ngadalë dhe helmi u shkri në pije.
4.Kaseta
4-4.png

Imagjinoni një skenë. Një burrë gjendet i vdekur, ai kishte një pistoletë në dorë dhe një regjistrues kasetash pranë tij. Detektivi shtypi butonin “luaj” dhe dëgjoi këtë mesazh: “Jam lodhur nga kjo jetë dhe vendosa të ndaloj dhimbjen dhe vuajtjen time”, dhe më pas dëgjohet një e shtënë. Në një mënyrë detektivi nuk besonte se ishte vetëvrasje.
Pyetja: Pse agjenti mendon se ishte vrasje dhe jo vetëvrasje?
per-5.jpg
Përgjigjja: Nëse njeriu vrau veten, si ka mundur ta kthente kasetën në fillim?
5. Misteri i Krishtlindjeve
5-4.png

Një detektiv ishte në detyrë gjatë festës së Krishtlindjeve dhe në mëngjesin e 25 dhjetorit mori një telefonatë. Ai i ra ziles që ishte pranë derës dhe për një minutë pronari i shtëpisë i përgjumur e hapi derën.
Detektivi i tha: “Fqinji juaj po thotë se dje, në mbrëmjen e Krishtlindjeve gjatë kohës sa ishte këtu për ahengun, ju keni hyrë në shtëpinë e tij dhe ia keni vjedhur disa gjëra të vlefshme”.
Pronari u përgjigj: “Kjo nuk është e vërtetë. Familja jonë festoi festën e Krishtlindjes në shtëpinë e miqve. Ne mezi kishim kohë për të dekoruar pemën tonë të Krishtlindjeve “.
Detektivi tha: “Mos u shqetësoni. Është mjaft e qartë për mua se fqinji yt është duke gënjyer. ”
Pyetje: Si e dinte detektivi që pronari i shtëpisë kishte të drejtë?
per-6s.jpg
Përgjigjja: Dritat e pemës së Krishtlindjeve janë të ç’kyçura nga rryma dhe në to mungon një llambë, dhe ato nuk do të punonin pa të. Ishte e qartë për detektivin se pronari ishte duke thënë të vërtetën. Ai e kishte zbukuruar pemën në një nxitim kaq të madh, saqë as nuk kontrolloi për të parë nëse dritat po punonin apo jo. /Ndryshe
 

Attachments

  • 1-3.png
    1-3.png
    379 KB · Shikime: 0
  • per-1.jpg
    per-1.jpg
    21.5 KB · Shikime: 0
  • 2-4.png
    2-4.png
    267.2 KB · Shikime: 0
  • per-2.jpg
    per-2.jpg
    39 KB · Shikime: 0
  • 3-4.png
    3-4.png
    514.6 KB · Shikime: 0
  • per-3.jpg
    per-3.jpg
    44.3 KB · Shikime: 0
  • 4-4.png
    4-4.png
    198.6 KB · Shikime: 0
  • per-5.jpg
    per-5.jpg
    96.4 KB · Shikime: 0
  • 5-4.png
    5-4.png
    440.8 KB · Shikime: 0
  • per-6s.jpg
    per-6s.jpg
    28.1 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top