A do të falen gjobat kësaj here?

Guest2

Antarë i Respektuar
-785-0-5f887a3f97352.jpg
Nisur nga dita e djeshme, hyri në fuqi vendimi i vendosjes së detyrueshme të maskës edhe në ambientet e jashtme. Siç u njoftua, ata që nuk e zbatojnë do të ndëshkohen me një gjobë që do të vijë bashkë me faturën e dritave. Duke qenë se qeveria vendosi që gjobat e vëna gjatë shkeljeve të karantinës, të falen, njerëzit ngritën të njëjtën pyetje.


A do të falen gjobat dhe kësaj here?
“Është një luftë që duhet ta përballojmë të gjithë bashkë. Sjellja e shqiptarëve sot ka qenë mbreslenëse. Unë nga lëvizjet kam parë që mbajtja e maskave sot është 99%. Ndërkohë që gjobat që janë vënë, janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë edhe një mesazh tjetër, këtu nuk është çështja e frikës apo të ndonjë dëshire që ne të fusim duart në arkën e familjeve dhe të marrim përmes gjobave para. Nga ana tjetër për hir të vërtetës në faljen që bëmë kemi vlerësuar edhe një fakt tjetër, ata të cilët s’kishin paguar ende dhe që kishin ende makinat të bllokuara në atë kohë meritonin një mirëkuptim pasi sidoqoftë kaloi. Përsa i përket gjobave tani nuk është ky qëllimi që të vëmë gjoba.


Asnjëherë nuk i kuptojnë ata që thonë se gjobat janë të larta. Për mua janë të ulëta, duhet të jenë shumë më të larta. Ama në rastin e gjobave për shkeljet e rregullave në këtë situatë duhet ta shohim në mënyrë më komplekse. Unë besoj se kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë edhe gjobat e vëna. Jam i bindur që atyre që u është falur gjoba nuk do e përsërisin më."- u shpreh kryeministri Rama.

Ndër të tjera, ai shtoi se kësaj here maskat do të duhen të mbahen pak më gjatë në kohë për shkak të dimrit dhe virozave që shoqërohen me të. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë rezultuar pozitivë 257 persona, ndërsa 5 të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.
Anabelmagazine
 

Attachments

  • -785-0-5f887a3f97352.jpg
    -785-0-5f887a3f97352.jpg
    55.3 KB · Shikime: 0
  • -785-0-5f887a3f97352.jpg
    -785-0-5f887a3f97352.jpg
    55.3 KB · Shikime: 0
Do behet sic u be ne Maqedoni.

Sa filloi fushata zgjedhore, te gjithe qe kishin gjoba u falen me kusht qe te votojne partine ne pushtet
 
Do behet sic u be ne Maqedoni.

Sa filloi fushata zgjedhore, te gjithe qe kishin gjoba u falen me kusht qe te votojne partine ne pushtet
Gjobat per individet do jene ne faturen e dritave , dhe si rrjedhoje ato paguhen cdo muaj ndryshe te priten.
Kshuqe sdo fali asgje!
 
Nuk e di ne do i fal,por po ndjekja qe pare nje emision te Fevziut,ku ishte i ftuar dhe i gjati. ahahhahaha
O zot,cfare nivel diskutimi kane.
Tmerrsisht nivel per toke.
Nje kryeminister qe grine sallat me ca analiste ,per gjera qe as s`duhet ti flas apo merret me ato ne mendia.
PErderisa ka nje qeveri,digastere dhe njerez qe duhet ti marrin persiper.
E pastaj behet figura e kryeministrit te vendit,si ata qe shesin miser te pjekur tek cepi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top