9 Arsye Pse Femrat Kanë Nevojë Për Një Shoqe Të Mirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1364-300x224.jpg

Pavarësisht nga njerëzit që njohin femrat gjithmonë kemi nevojë për një shoqe të mirë. Atë askush kurrë nuk do të mund ta zëvendësojë. Megjithatë, secila femër të paktën një herë e ka lënë shoqen e saj më të mirë në plan të dytë. Sido që të jetë, miqtë janë të rëndësishëm.
Momentet që i kalojmë me ta janë unike pasi janë pjesë e familjes që e zgjedhim vetë.
Ja disa nga aryet se përse janë të rëndësishme shoqet.
Shoping
Shoqja është personi ideal për të bërë blerje. Përveçse do të jetë e sinqertë kur ta pyesni për mendim, koha që kaloni me të bëhet edhe më interesante.
Terapia në grup
Pavarësisht llojit të problemit që ju mundon, nuk ka terapi më të mirë sesa biseda me shoqen. Ajo do t’iu dëgjojë, ngushëllojë, kuptojë dhe me siguri do të gjejë një mënyrë për të sugjeruar një zgjidhje.
Ndjekja e telenovelave
Nuk ka asgjë më mirë se disa ushqime të lehta dhe shoqet, ndërsa shikoni një telenovelë.
Mbledhjet me shoqet
Pavarësisht nëse do të dilni në klub apo do të keni pizhama- party, mbledhjet apo tubimet me shoqet tuaja me siguri do t’ju bëjnë mirë. Vetë mendimi që jeni në grupin e njerëzve që ju do, respekton dhe plotëson, do t’iu japë një valë energjie, ndjenjën e çlirimit dhe të gjallërisë.
Ankimi
Meshkujt gjithmonë nuk do mund të lexojnë mendimet tuaja si shoqet më të mira. Ndonjëherë ankimi tek shoqja do t’iu bëjë të ndiheni mirë.
Biseda për seksin dhe trupin
Mund të keni pyetje në të cilat nuk mund të përgjigjet partneri juaj. Në fund të fundit, askush as nuk do t’iu kuptojë më mirë se shoqja juaj, e cila ndoshta ka përvoja të ngjashme. Po ashtu, disa gjëra më lehtë ndahen me shoqen, sidomos nëse ju dhe partneri jeni në fillim të lidhjes.
Sinqeriteti
Sigurisht që dëshironi miq për shkak të cilëve do të ndiheni mirë, por edhe nga të cilët do të mund të merrni përgjigje të sinqertë. Askush nuk do t’u japë përgjigje më të sinqertë se shoqja juaj.
Mirëkuptimi
Ju duhen njerëz që ju kuptojnë, që do ju japin një këshillë të dobishme. Partneri juaj me siguri do të dëshirojë t’iu ndihmojë, por sigurisht që shoqja juaj di ta bëjë këtë gjë më së miri.
Raport pozitiv me partnerin
Femra, e cila ka miqtë e saj dhe di çfarë dëshiron, është më pak e varur nga partneri, çka ndihmon për të ndërtuar një raport pozitiv. Po ashtu është joreale që të prisni që nga një person të merrni gjithmonë atë që ju nevojitet.


B:skynews
 
Titulli: 9 Arsye Pse Femrat Kanë Nevojë Për Një Shoqe Të Mirë

Ndjekja e telenovelave
Nuk ka asgjë më mirë se disa ushqime të lehta dhe shoqet, ndërsa shikoni një telenovelë.

Ska shije telenovela po e pe vetem e ske me ke ta komentosh, eee?LOLLOL

Per temen, shoqeria me gjinine e njejt eshte e rendesishme, pasi qe te jep mundesine te shprehesh me lirshem ( se sa mund ta besh me gjinine e kundert), sic dhe nje kuptim me te mire. Aq kohe sa ndani te njejtat pasione dhe mendime, keni shume gjera te perbashkta, shoqeria behet dicka e vlefshme per zhvillimin e njeriut. Secili prej nesh ka nevoj te komunikoj dhe te jete i integruar ne shoqeri.
 
Pe: Titulli: 9 Arsye Pse Femrat Kanë Nevojë Për Një Shoqe Të Mirë

Ankimi
Meshkujt gjithmonë nuk do mund të lexojnë mendimet tuaja si shoqet më të mira. Ndonjëherë ankimi tek shoqja do t’iu bëjë të ndiheni mirë.


ahahh sidomos kjo lol munti thuash gjithcka gjithcka shoqes ....
 
Titulli: 9 Arsye Pse Femrat Kanë Nevojë Për Një Shoqe Të Mirë

Nese behet fjale per shoqeri te sinqerte,te gjitha kto me siper jane shume te verteta .
 
Pe: 9 Arsye Pse Femrat Kanë Nevojë Për Një Shoqe Të Mirë

Shoping
Shoqja është personi ideal për të bërë blerje. Përveçse do të jetë e sinqertë kur ta pyesni për mendim, koha që kaloni me të bëhet edhe më interesante.

Imagjino te kesh ne vitrine vec nje pale te fundit kepuce,shoqja e mire do ja linte tjetres ti blinte LOL

Jam e rezervuar ne shoqerite qe krijoj...Sidomos ti them dikujt shoqe e ngushte do cik kohe e njohje...
 
Cdo qenie njerzore ka nevoje per dike te mire afer ti!
Keshtu qeniet njerzore zbulojne te miren me te miren,dhe ecim para pa dhune dhe shume shamata!
Sa mire sikur te funksiononte si rregull social!
 
Jam e bekuar qe Zoti m'ka dhene shoke e shoqe qe jane aty per mua ne cdo cast! Ndonjehere me duket sikur nuk e meritoj!
Pikat me siper s'kane lidhje hic me shoqet e verteta! 😊
 
Po kam shoqe te ngushta .. ato te femijeris.. te shperndara ne te gjith boten .. dhe prap gjetem nje emerues te perbashket .. askund nuk e gje si shoqerine e femijerise... e vertete .. pa interes ... te jesh vetvetja ... dhe te flasesh pa dorashka.
Te tjerat shoqeri jane ceshtje kohe dhe interesi... kur kjo mbaron .. mbaron dhe shoqeria.
 
Po kam shoqe te ngushta qe jan 2. Ato jan motrat e mia. Dhe pse jam larg me to ato jan besimi im . Te ato dyja besoj jeten time.
 
Lavdi Zotit une kam shoqe te mira vertete po sme duhen as per telenovela,as per ato pikat e tjera egzaktesisht
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top