81 thënie mbi vdekjen

Arfenilla

Themelues i Forumit
I mallkuar është njeriu që vdes, por e keqja e bërë nga ai mbijeton. – Ebu Bekër
Ka më shumë të vdekur se të gjallë. Dhe numri i tyre po shtohet. Të gjallët po bëhen të rrallë. – Eugene Ionesco, Rhinoceros
Kur njeriu vdes… vetëm disa rrathë në ujë dëshmojnë se ishte ndonjëherë këtu. Madje edhe ato zhduken shpejtë. Dhe kur ato zhduken, ai harrohet, pa shenjë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Dhe kjo është e tëra. – Wolfgang Borchert, The Outsider
Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre. Trimi vdes vetëm një herë. – William Shakespeare, Julius Caesar
Ne mundohemi kundër të gjitha sëmundjeve, vdekja është shërim i të gjitha sëmundjeve. – Sir Thomas Browne, Religio Medici
Vdekja, vetëvetiu, nuk është asgjë; por ne frikohemi, jo të e dimë se çfarë, ne nuk e dimë se ku. – John Dryden, Aureng-Zebe
Jeta jonë ëndërronë utopinë. Vdekja jonë arrinë idealen. – Victor Hugo, Intellectual Autobiography
Ti jeton vetëm dy herë. Një herë kur ke lingur dhe një herë kur të shohësh vdekjen në sy. – Ian Fleming, You Only Live Twice
Lindje, pleqëri, sëmundje, dhe vdekje. – Bhartrhari, “Against the Desire of Worldly Things”
Njeriu, posa të ketë lindur fillon të vdesë. – Luigi Pirandello, Henry IV
Shpeshë është thënë, ajo nuk është vdekje, por vdekja, që është e tmerrshme. – Henry Fielding, Amelia
Vdekja nuk tërhiqet. – August Strindberg, The Dance of Death
Mos ju firko vdekjes aq shumë, por më tepër jetës së pa përshtatshme. – Bertolt Brecht, Die Mutter
S’ka gjë që ka lindur e të mos jetë temë e gjendjes së vdekjes. Bhartrhari, ”Of Time the Destroyer”
Asnjëri në shtratin e tij të vdekjes nuk ka thënë, “Kisha dashur të kisha kaluar më shumë kohë në biznesin tim.” – Paul E. Tsongas, New York Times, 14 Janar 1987
Vdekja ia mësyen vetëm një herë, por asnjëherë nuk gabon. - Edward Counsel, Maxims
Të vdekurit tonë nuk janë asnjëherë të vdekur për ne përderisa nuk i harrojmë. – George Eliot, Adam Bebe
Gjë madhore e të vdekurve, ata bëjnë vend. – John Updike, Rabbit is Rich
Të gjitha tregimet, nëse vazhdojnë mjaftë gjatë, përfundojnë me vdekjen, dhe ai nuk do të ishte tregues i vërtetë i tregimeve nëse do ta mbante atë largë nga ju. – Ernest Hemingway, Death in the Aftermoon
Ne jetojmë ashtu siç vdesim, dhe ne vdesim ashtu siç jetojmë. – Edward Counsel, Maxims
Frika ime e vetme e vdekjes është ringjallja. – Tupac Shakur, “No More Pain”
Kur vdesin të vdekurit? Kur të harrohen. – Laura Esquivel, The Law of Love
Nëse njeriu ecën i pa përmbajtur me krim… ai nuk duhet gjetur çlirim të madh me vdekjen. – Aeschylus, Das Eumedines
Në statistikë, çfar humbet pas rradhëve të numrave, është vdekje. – Gunter Grass, Crabwalk
Vdekja është çlirim, nëse ke jetuar drejtë. – Edward Albee, Seascape
Ai që fillon të jetojë, fillon të vdesë. – Francis Quarles, Hieroglyphics
Vekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri. – Philip Moeller, Helena’s Husband
Kur ti vdes, përfundon jeta jote. – Sam Shepard, Tongues
Nëse vritem, vdes njëherë; por të jetosh nën tmerrin e vazhdueshëm të sajë, është të vdesësh pa pushim. – Abraham Lincoln
Thirrja e vdekjes është thirrje dashurie. Vdekja mund të jetë e ëmbël nëse i përgjigjemi me pohim, nëse e pranojmë si një nga format më të mëdha të përhershme të jetës dhe transformimit. – Hermann Hesse, shkëputje nga një letër, 1950
Vdekja është guri në të cilin ndalon harresa jonë. – Pablo Neruda, Evening LXXVIII
Përderisa mund të i shmangetmi jetës, vdekjes jo. – Dean Koontz, Velocity
Nuk e di çfarë na pret pasi të vdesim – diç më e mirë, diç më e keqe. Unë vetëm e di se nuk jam akoma gati të e di. – Charles De Lint, The Onion Girl
Vdekja lë gjurmë në secilin nga ne, dhe do të lulëzojë në kohë. – Dean Koontz, Odd Thomas
Njeriu i cili nuk do të kishte vdekur për diçka, nuk është i aftë të jetojë. - Martin Luther King, Jr.
Të gjithë arkitektët duan të jetojnë përtej vdekjeve së tyre. - Philip Johnson
Për shkakë të mos përfilljes, njeriu vdesë para se vërtetë të vdesë. - Elie Wiesel
Vdekja është gjithnjë në një qoshe, por shoqëria jonë shpeshë i jep ndihmë të tepruar. - Carter Burwell
Të vdesësh është lehtv, është jeta që më frikon deri në vdekje. - Annie Lennox
اdo gjë që lind vdes. - Morrie Schwartz
Vdekja nuk është gjë tjetër veç kthim i ynë nga koha në përjetësi. - WilliamPenn
Kisha parë lindje dhe vdekje, por kisha menduar se ishin ndryshe. - T. S. Eliot
Kam parë disa të vdesin nga uria; nga të ngrënit, qindra mijëra. - Benjamin Franklin
Nuk duhet të vdes nga të ftohtit. Duhet të vdes nga të jetuarit. - Willa Cather
Jeta është e rëndë. Pastaj ti vdes. Pastaj ata të hedhin baltë fytyrës. Pastaj të hanë krimbat. Jini mirënjohës që ndodh në këtë renditje. - David Gerrold
Burri gjithmonë vdes akoma pa lindur plotësisht. - Erich Fromm
Burri vdes ngat të ftohti dhe jo nga errësira. - Miguel de Unamuno
Askush num mund të thotë me bindje se do të jetë gjallë nesër. - Euripidi
Disa njerëz janë gjallë thjeshtë sepse është kundër ligjit të i vrasësh ata. – Edward W. Howe
Disa njerëz aq shumë frikohen nga vdekja saqë asnjëherë nuk fillojnë të jetojnë. - Henry Van Dyke
Të vdekurit nuk mund të vajtojnë për drejtësi. ثshtë detyrë e të gjallëve të bëjnë atë. - Lois McMaster Bujold
Ideja është të vdesësht i ri sa më vonë që është e mundur. - Ashley Montagu
Jeta e të vdekurve është e vendosur në kujtesën e të gjallëve. - Marcus Tullius Cicero
Kur besimi është humbur, kur nderi ka vdekur, njeriu ka vdekur. - John Greenleaf Whittier
Kur të vdesësh, ke vdekur. Kaq. - Marlene Dietrich
Nuk mund të ndalojmë së jetuari sepse të tjerët kan vdekur. - Richelle Mead
Secili do të vdesë një ditë, vetëm jepju atyre kohë. - Neil Gaiman
Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por pjesë e sajë. - Haruki Murakami
Vdekja është pjesa esenciale e funksionimit të suksesshëm të jetës. - Isaac Asimov
Nuk frikohem nga vdekja; vetëm nuk dua të jem aty kur të ndodhë. - Woody Allen
Dhembja dhe vdekja janë pjesë e jetës. Të i refuzosh ato është të refuzosh vetë jetën. - Henry Havelock Ellis
Nuk frikohem nga vdekja, frikohem të jem gjallë pa qenë në vetëdije për të. - Epica
Vdekja është më universale se jeta; të gjithë vdesin, por jo të gjithë jetojnë. - A. Sachs
Një vdekje është tragjedi, miliona vdekje janë statistikë. - Joseph Stalin
Si burra, ne jemi të gjithë të barabartë në prani të vdekjes. - Publilius Syrus
Të përgatitesh për humbje asnjëherë nuk do të thotë se je gati për të. - Randy K. Milholland
Vdekja është gjëja intime e fundit që e bëjmë. – Laurell K. Hamilton
Vdekja zhvesh të gjithë njerëzit me dinjitet. – Tobsha Learner
Për të mundur vdekjen vetëm duhet të vdesësh. – Alane Ferguson
Vdekja ka qindra duar dhe ecën nëpër mijëra rrugë. – T.S. Eliot
Vdekja është proces dhe jo ngjarje… – James W. Green, Beyond the Good Death
Jeta është e rëndë, por vdekja është edhe më e rëndë. – Peter Kreeft, Between Heaven and Hell
Vdekja e barazon të lartën dhe të ultën. – John Heywood, Be Merry Friends
Vdekja nuk është fundi, por krizë tranzicioni. - E. H. Chapin, Living Words
Kur lutemi për vdekje ne në të vërtetë dëshirojmë një jetë të plotë. – Austin O’malley, Keystones of Thought
Dera e vdekjes asnjëherë nuk pushon. – Edward Counsel, Maxims
Vdekja e përfundon së paku frikën për të. - Edward Counsel, Maxims
Këtu është i shtrirë njëri emri i të cilit ishte shkruar në ujë. – John Keats, epitaf për vete
Vdekja është mënyra e Zotit për të të thënë të mos bëhesh shumë i ditur. – Grenville Kleiser, Fjalori i Proverbave
Vdekja është më shumë se kalimi ynë nga Koha në Përjetësi. – William Penn, Some Fruits of Solitude
Sa e mrekullushme është Vdekja. Vdekja dhe vëllau i saj Gjumi! – Percy Bysshe Shelley, Queen Mab ..Fja.. I.
 
Titulli: 81 thënie mbi vdekjen

Mos u ma se je
Mos u ma se ke
2metra dhe' do te mbulojne
Populli
 
Titulli: 81 thënie mbi vdekjen

Nqs je i trishtuar dhe do te vdesesh, mendo per ata qe kane vdekur e deshen te jetonin, por duhet te vdisnin.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top