6 kuriozitete shumë interesante rreth Louis Vuitton

Screenshot-2021-01-29-114940.png

A e dini se Louis Vuitton u punësua si paketues personal i kutive për gruan e Napoleonit (Perandori i Francezëve në 1852) ?! Kështu Louis arriti të krijojë klientë elitarë që do t’i shërbenin gjatë karrierës së tij si stilist.


Përpara se koleksionet reja të Louis Vuitton të prezantohen për publikun e gjerë në pasarela, brandi ju dhuron gazetarëve çanta limited edition. Një arsye e mirë për francezët të zgjedhin gazetarinë për studime të larta, apo jo?


Screenshot-2021-01-29-114924.png
Krijimi i Louis Vuitton, çanta Speedy në vitin 1930 u nis si një çantë e thjeshtë udhëtimi, por një telefonatë e papritur e ikonës së filmit Audrez Hepburn në vitin 1960 e katapultoi modelin e çantës ndër më të kërkuarat dhe të shtrenjtat. Audrez i kërkoi shtëpisë të krijonte një version të vogël Speedy për të duke e kthyer në më populloren dhe të përdorshme nga çdo moshë. Sot një çantë Speedy klasik kushton 2650 dollarë.

Screenshot-2021-01-29-114901.png

Një tjetër model çante nga Louis Vuitton që është shumë e njohur është modeli Alma. Ky aksesor ka gjetur vend në garderobën e shumë yjeve botërorë, por kulmin e suksesit e arriti kur Coco Chanel e bëri pjesë të garderobës së saj, të vetmen çantë që nuk mbante firmën e saj.


Pas mbylljes së çdo sezoni, një pjesë e çantave dhe këpucëve Louis Vuitton që nuk janë shitur u jepen punonjësve ndërsa pjesa tjetër shkojnë në një fabrikë në Francë dhe digjen.
Po është e vërtetë! Çfarë humbje, të punimit me dorë, ‘me stil të jashtëzakonshëm’ dhe ‘më të vlefshmit në botë’ !!!
Screenshot-2021-01-29-115036.png

Nëse zotëroni një LV, dijeni se ajo që mbani nuk është vetëm një deklaratë e modës me stil elegant, por një mall shumë i qëndrueshëm dhe i fortë që ka duruar mjaft dhe më shumë testime për të siguruar qëndrueshmërinë dhe mirëqenien e saj për përdoruesit. Të gjitha çantat dhe bizhuteritë Louis Vuitton i nënshtrohen testeve të fuqishme: çantat testohen nga mekanizmat që i ulin ato nga rreth gjysmë metri lartësi radhazi për një kohëzgjatje prej katër ditësh dhe ndërsa e bëjnë këtë, çantat janë mbushur me tre kilogramë e gjysmë peshë ! Kjo nuk është e gjitha, testi i qëndresës nuk mbaron këtu. Materiali i nënshtrohet bombardimeve të rrezeve ultraviolet për të siguruar rezistencë ndaj venitjes. Gjithashtu, zinxhirët hapen dhe mbyllen rreth 5,000 herë për t’u siguruar që ato funksionojnë mirë ndërsa janë në duart e një klienti.


Screenshot-2021-01-29-114841.png

Bordo.al
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top