5 rregulla të buzëkuqit që i kemi mësuar nga Kylie Jenner

Jetmira

V.I.P
Kylie Jenner, pas një kohe që filloi linjën e saj të kozmetikës, mund të themi se ka prekur thellë në zemrat e të gjithë femrave. Ajo veçanërisht njihet për buzëkuqët e saj dhe ne dimë shumë mirë se si është dukur para dhe tani pas aplikimit, një ndryshim total i bukurisë. Ne kemi mësuar shumë gjëra rreth saj dhe linjës së kozmetikës të saj.

Kur përdorni filtra, tentoni gjithnjë kah natyralja
Shikoni fotot e Kylie-t në profilet e saj në rrjetet sociale. Kur të kuptoni se ka përdorur ndonjë filtër, atëherë ju me siguri do të vini re se në këto foto duket mjaft natyrale, pa fare makeup, edhe pse ajo ka grim në fytyrën e saj natyrisht. Kjo është diçka vërtetë e mahnitshme sepse megjithëse jeni me grim do të dukeni shumë natyrale.
media


E kuqja është gjithnjë klasike
Pavarësisht se për çfarë rasti zbukuroheni, kur ju dëshironi të dukeni bukur, e përshtatshme, e sjellshme dhe tërheqëse, një gjë është e sigurtë, stili klasik me siguri do të ju ndihmojë të arrini këtë pamje, dhe pjesa më e rëndësishme është aplikimi i buzëkuqit me nuancë të kuqe, duke ju dhënë plot zjarr dhe pasion.
media


Kthehuni lirisht në vitet e 90-ta
Ashtu sikur shumë tendenca të modës së viteve të 90-ta po kthehen sërish, njëlloj vlen edhe për trendet e bukurisë dhe kozmetikës. Kylie Jenner ka treguar se disa lloje janë harruar padrejtësisht ndër vite, të tilla si buzëkuqi i kaftë, gjë që është mëse i domosdoshëm për çdo femër.
media


E zeza nuk i përket vetëm gotikëve
Të gjithë kujtojmë kohën kur buzëkuqi i zi konsiderohej vetëm për femrat që i përkisnin një kulture të veçantë si dhe një stili tjetër të jetës. Dhe dihet se këto lloj femra nuk kanë qenë të pranuara më së miri për pjesën tjetër të shoqërisë. Por, më vonë këto vajza ndryshuan mënyrën e aplikimit të nuancës së zezë, dhe në mesin e tyre më e shquara ishte pikërisht Kylie e cila ka aplikuar karminin e zi në evente të ndryshme.
media


Gjithmonë përdorni laps për buzë
Nëpërmjet linjës së saj kozmetike, Kylie Jenner i ka kushtuar edhe lapsit për buzë si pjesë e pashmangshme e grimit të përditshëm. Gjëja më e rëndësishme është se lapsi jep formën e buzëve, përkufizon mirë buzët duke i bërë më të plota, madje edhe buzëkuqi është më i qëndrueshëm. Andaj, kurrë mos shmangni përdorimin e një lapsi për buzë./femra.net/
media
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top