23 prilli – Dita Boterore e Librit

Love

βeℓℓe â๓e
dita_nderkombetare_librit-150x150.jpg

23 prilli është një datë simbolike për literaturën botërore pasi në këtë datë në vitin 1616, vdiqën Servantes, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor, etj.
Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor njerëzor.
Edhe në Shqipëri dhe trevat shqiptare, letërsia shqipe po lëvrohet gjithnjë e më shumë falë përhapjes së madhe të shtëpive botuese si dhe mundësive për tregtimin e tij. Por puna për inkurajimin dhe nxitjen e gjeneratës së re duhet të përforcohet pasi kultura e të lexuarit sot sfidohet më shumë se kurrë nga kultura e informacionit të shpejtë dhe të përmbledhur që ofrohet nëpërmjet internetit.
Përpjekjet për nxjerrjen në pah të vlerave të mirëfillta të librit janë një sfidë për të cilën duhet të ndërgjegjësohen jo vetëm ata që e kanë për pasion apo që thjesht përpiqen ta tregtojnë atë, por e gjithë shoqëria, duke filluar nga familja. Veçanërisht, prindërit mund dhe duhet t’ia ushqejnë këtë dëshirë fëmijëve të tyre. Ndërkohë, qeveria dhe ministria e arsimit si dhe organizatat e tjera që merren me kulturën, duhet të punojnë vazhdimisht në hartimin dhe implementimin e politikave të qarta dhe afatgjata në këtë drejtim./shtepiaelibrit.com/
 
Titulli: 23 prilli – Dita Boterore e Librit

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil. 23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.

Më 23 prill të vitit 1616 u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor.
 
happy-world-book-day-background_23-2147787496.jpg
 

Attachments

  • happy-world-book-day-background_23-2147787496.jpg
    happy-world-book-day-background_23-2147787496.jpg
    91.8 KB · Shikime: 0
  • happy-world-book-day-background_23-2147787496.jpg
    happy-world-book-day-background_23-2147787496.jpg
    91.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top