13 vjeçari dënohet me 10 vjet burg për blasfemi

Një fëmijë vetëm 13 vjeç është dënuar me 10 vjet burg për blasfemi nga një gjykatë në Nigeri, duke shkaktuar reagime të shumta, mes të cilave edhe nga UNICEF-i.

Omar Farouq u dënua në shtetin e Kanos në veriperëndim të Nigerisë nga një gjykatë, e cila pak kohë më parë dha një dënim me vdekje për një tjetër person për blasfemi kundër Profetit Muhamed.

Farouq u akuzua se përdori një gjuhë urrejtjeje dhe përbuzëse ndaj Allahut gjatë një debati me një person tjetër.

Fëmija u dënua më 10 gusht, ndërsa edhe apeli la të njëjtin vendim në fuqi të mërkurën.

Avokati i djalit, por edhe UNICEF reaguan fort se dënimi ishte antikushtetues. Për UNICEF, ky vendim është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Lajmifundit.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top