13 pyetje dhe 13 përgjigje për celulitin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
anti-cellulite-products.jpg


Rregulla, dieta, aktiviteti fizik, trajtime estetike. اfarë duhet të dini? Përgjigjet për dyshimet më të zakonshme dhe këshillat për ta luftuar atë. Të dish gjithçka për celulitin do të thotë të kesh më shumë armë për ta luftuar, ose të paktën për të ndalur keqësimin e tij. Le të shohim, nëpërmjet pyetjeve më të zakonshme identitetin e këtij ndryshimi që e privon.



1 – A është celuliti shqetësim i vërtetë?


Mjekët e konsiderojnë një shqetësim të vërtetë që përfshin shtresat e lëkurës si dhe qarkullimin e lëngjeve. Në të vërtetë, është pasoja më e dukshme e një shtimi vëllimi anormal të qelizave që përbëjnë indet depozituese, në prani të të cilave gjaku e limfa nuk qarkullojnë mirë, duke i lënë vend e hapësirë grumbullimeve. Efekti “lëkurë portokalli” fryrjet, humbja e kompaktësisë së lëkurës që karakterizon shfaqjen e celulitit janë me një fjalë shprehje e ngadalësimit të qarkullimit të likuideve për shkak të zhvillimit të ekzagjeruar të indeve depozituese. Në sferën mjekësore si përgjigje kryesore shihen jeta sedentare, marrja e kalorive të tepërta, si dhe shtimi i vëllimit të indeve depozituese.

2 – Dobësimi ndihmon në pakësimin e tij?

Grumbullimi i indeve depozituese që shfaqen pashmangshëm nga shtimi në peshë, shkaktojnë e favorizojnë shfaqjen e celulitit, e nga ana tjetër pengojnë zhdukjen e tij, qoftë edhe nëpërmjet aktivitetit fizik. Pa dyshim që dobësimi deri në arritjen e peshës ideale në proporcion me gjatësinë e përbërjen fizike, këshillohet si strategji anticeluliti e madje tepër efikase. Për të bërë një llogari të përafërt, numri i kilogramëve që duhen humbur në raport me cm e gjatësisë, përtej 1 metri, është 7 nëse trupi është i hollë, 5 nëse është normal, e 3 nëse është i fortë (i mbushur). P.sh. pesha ideale e një femre në konstrukt të hollë, e gjatë 1,70 m është 70-7=63 kg.

3 – A ekziston ndonjë dietë anticeluliti?

Dieta ideale për të luftuar celulitin, që nuk ndryshon aspak nga ajo lloj diete që çdo femër duhet të mbajë për të ruajtur peshën, duke garantuar njëkohësisht mirëqenien dhe efikasitetin e organizmit. Më saktë, për të kontrolluar celulitin pa e varfëruar organizimin, d.m.th. pa rrezikuar humbjen e energjisë, duhet marrë përditë 2200 kalori të shpërndara në këtë mënyrë: 15% proteina (mish, qumësht e prejardhjet e tij, peshk, vezë, perime) duke mos harruar që një gram proteinë përmban 4 kalori: 25% yndyra (vaj, gjalpë, djathë, sallam, mish), duke ditur që një gram yndyrë përmban 9 kalori: 60% karbohidrate (patate, bukë, biskota, fruta, sheqer) dhe që një gram karbohidrate përmban 4 kalori. Dietës bazë i shtohen sasitë e frutave e perimeve, të nevojshme për shkak të kripërave minerale e vitaminave. Kush ka nevojë vërtet që të dobësohet duhet të marrë 500-600 kalori më pak se zakonisht, d.m.th., rreth 1600-1700 kalori ditore, duke pasur kujdes në proporcionet e ushqimeve.

4. Përse duhet pakësuar konsumimi i kripës?

Në prani të celulitit është mirë të pakësohet konsumimi i kripës pasi natriumi që e përbën provokon grumbullimin e lëngjeve, d.m.th. favorizon shtimin e fryrjeve që shoqërohen me celulitin. Teprica e natriumit shton densitetin e lëngjeve të organizmit, duke i bërë më pak fluidë, në qarkullimin e tyre. Për të kthyer lëngjet në shkallën normale të densitetit, në organizëm lindin dy mekanizma mbrojtës: grumbullimi hidrik dhe etja. Për shkak të së parës, organizmi mban sa më shumë të jetë e mundur lëngjet e tij, (urina pakësohet), ndërkohë që për të dytën merret aq ujë sa të shkrijnë si duhet lëngjet e organizmit. Në momentin që shfaqet grumbullimi hidrik, gjaku fillon të shkojë në kapilarë më shumë se zakonisht e kësisoj shton sasinë e lëngjeve prezentë midis qelizave, grumbullimi i të cilëve shfaqet me fryrjet e lëkurës. Nevoja ditore e natriumit, përgjithësisht mbulohet nga konsumi i vegjetalëve, djathit, peshkut, mishit. Për të mos ngrënë më shumë se ç’duhet është mirë që pjatat të aromatizohen me barishte e erëza.

5. Cili është aktiviteti fizik më i përshtatshëm?


Një aktivitet fizik anticelulit duhet të ndjekë 3 objektiva: të favorizojë eliminimin e grumbullimit të yndyrave, të rregullojë qarkullimin e lëngjeve, e ta rikthejë tonifikimin e muskujve. Ky aktivitet përmbushet nga ecja, ose më mirë shëtitja me hap të fortë, ose biçikleta. Për të arritur rezultatet e dukshme brenda një kohe të caktuar, duhet ecur të paktën 5 herë në javë përreth 45 minuta. Shpejtësia e duhur është ajo që të lejon të ecësh pa t’u marrë fryma. Si alternativë mund të pedalosh çdo ditë përreth 35 minuta, pa t’u marrë fryma. Ideale do të ishte alternimi i të dy aktiviteteve. Ndërsa sportet e rënda, s’bëjnë dobi ndaj celulitit, pasi nuk shkaktojë djegien e yndyrave, por atyre të sheqernave. Organizmi varfërohet kështu nga burimi i tij energjik: rezultati është një lodhje e shpejtë, që nuk të lejon vazhdimin e aktivitetit të paktën 35-40 minuta pa ndërprerje. Me pak fjalë: një aktivitet muskulor pak intensiv, por i zgjatur, dobëson më shumë se një aktivitet i fuqishëm, pasi lejon përdorim si burim energjie depozitat e yndyrave.

6. Më mirë çorapët apo getat?

Për të penguar shfaqjen e celulitit, duhet evituar të gjitha veshjet e ngushta që shtrëngojnë zonën e kofshës. Në të vërtetë, përdorimi i tyre pengon qarkullimin korrekt të gjakut pasi vështirëson kthimin e gjakut nga pjesët e poshtme në zemër. Janë perfekte çorapët e lirshme, e sidomos ato që ushtrojnë pak presion mbi vena duke favorizuar ngjitjen e gjakut lart e duke penguar grumbullimin e lëngjeve.

7. ا’lloj këpuce duhet zgjedhur?

Edhe zgjedhja e këpucëve përbën element të rëndësishëm në luftën kundër celulitit, pasi këpuca kushtëzon lëvizjen e këmbës dhe vendosjen e saj korrekte, nga ku varet edhe presioni i mjaftueshëm për ngjitjen e gjakut lart. Këpucët ideale, janë ato që janë të rehatshme për këmbët dhe me taka midis 3-5 cm. Në të vërtetë, një takë më e lartë, i detyron këmbët të marrin pozicion jo të natyrshëm, të papërshtatshëm për mbajtje e peshës së trupit. Dhe, nga ana tjetër, një takë më e ulët, e detyron këmbën të rrijë shesh, d.m.th. në një pozicion që e pengon këmbën të kryejë lëvizje të natyrshme e të lehta. Në të dyja rastet, gjaku qarkullon më me vështirësi, e me kalimin e kohës, favorizojnë keqësimin e celulitit.

8 – Cilat janë mënyrat “shtëpiake” për ta luftuar?

Kompresat me ujë e kripë ose me argjilë mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës nga celuliti dhe të ulë fryrjet e dukshme. Kompresat me ujë e kripë, duhet të përshijnë të gjithë këmbën (nga kavijet, tek vithet). Për këtë të përdoren copa të lagura, përreth 15-20 minuta do ditë, akoma më mirë nëse bëhen para gjumit. Ndërsa argjila, duhet përgatitur në 2 lugë vaj, një lugë vaj ulliri e 4 lugë argjilë, e cila duhet bërë një masë e trashë e homogjene që aplikohet direkt mbi zonën që duhet trajtuar rreth një orë dhe 2-3 herë në javë.



9 – A funksionojnë kremrat anticelulite?

Ato pa dyshim që përmirësojnë pamjen e lëkurës, si dhe favorizojnë shkrirjen e yndyrave dhe pakësimin e grumbullimeve hidrike. Pa dyshim që jo të gjitha produktet janë njësoj mes tyre. Sipas përbërësve aktivë që përmbajnë mund të kryejnë p.sh. forcimin e enëve të gjakut (periferike), forcojnë e tonifikojë si dhe hidratojnë. Megjithatë, për të parë rezultatet e tyre është mirë që të përdoren për një kohë të gjatë, sidomos çdo ditë 6 javët e para e pastaj 1-2 herë në javë. Pastaj është mirë që të aplikohen duke u shoqëruar me masazh, i cili ndihmon në thithjen e tyre të shpejtë.

10. Po masazhi limfodrenues ç’është?

Ky masazh favorizon një qarkullim të limfës në hapësirat midis qelizave. Limfa është lëngu që prodhohet nga gjaku: kur gjaku arrin kapilarët, pjesërisht hyn në vena, nga ku ngjitet në zemër e pjesërisht në kapilarë, të cilët janë porozë, ku formohet i ashtuquajturi likuid ndërmjetës. Ndër sasi të vogla ngelen të lira midis qelizave. Kur mblidhet me tepricë shfaqen fryrjet. Në qoftë se masazhi bëhet nga duar eksperte, atëherë shihen edhe rezultatet më mirë.

11. A e favorizojnë celulitin disa lloj qëndrimesh?

Disa pozicione jo të rregullta lodhin qarkullimin e gjakut, duke keqësuar kësisoj celulitin. Midis tyre, qëndrimi shtrembër për një kohë të gjatë, këmbët e hedhura mbi njëra-tjetrën, qëndrimi në kurriz. Korrigjimi i tyre është i lehtë. Kur qëndrohet për një kohë të gjatë në këmbë, është mirë që të lëvizet herë pas herë mbi ndonjë bordurë çfarëdo qoftë, këmbët s’duhet kryqëzuar, pasi presioni i njërës këmbë i ushtruar mbi këmbën tjetër ngadalëson qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, edhe kur qëndrohet ulur, është mirë që këmbët të mbahen pak të mbështetura diku. E në fund, është mirë që të flihet në një jastëk poshtë dyshekut, nga ana e këmbëve.

12. Përse nxehtësia e keqëson?

Nxehtësia përcakton si pasojë imediate ngushtimin e venave e si pasojë dhe ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, i cili shkakton grumbullimin e lëngjeve. Kësisoj duhet që të ruhen këmbët sidomos gjatë verës ndaj diellit, duke i lagur herë pas herë me ujë, e mos të mbështeten pranë kaloriferit, e mos të mbahen gjatë në vaskë në temperaturë më të lartë se 32 gradë.

13. Cilat janë mënyrat natyrale më efikase?

Ndihmë japin çaji me carangth e mëllagë. Gjithashtu e mirë është boronica, e ngrënë si fryt apo e pirë si lëng. Përmban përbërës aktivë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut pasi ndihmojnë enët e gjakut të qëndrojnë tonike e elastike. Telegrafi

*********

Katër aleatë në luftë kundër celulitit


Ushtrime

Lëvizja e pamjaftueshme është një prej arsyeve kryesore për paraqitjen e jastëkëve të vegjël joestetikë. Të dobishme janë ushtrimet specifike të drejtuara në zonat e përfshira nga celuliti, por edhe aktiviteti aerobik, ngasja e biçikletës, vrapimi, notimi dhe vallëzimi. Për të arritur sukses, ushtrimet duhen bërë rregullisht, më së miri për çdo ditë.

Kremrat

Nëse nuk keni të holla për trajtime të shtrenjta, luftën kundër celulitit fillojeni me kremra. Ato i japin formë trupit dhe e reduktojnë perimetrin e tij, nxisin largimin e ujit dhe helmit nga lëkura dhe përmirësojnë gjendjen dhe e rrisin forcën e saj. Lyejeni lëkurën me krem, duke i bërë asaj edhe masazh edhe kur në produkt shkruan se masazhi nuk është i nevojshëm. Do ta ngrohni lëkurën, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të përshpejtoni rrjedhën e oksigjenit.

Uji

Pini shumë ujë, sepse lëkura e dehidruar krijon më shpejt celulit. Duhet të pini së paku dy, e madje edhe tri litra ujë natyral mineral pa gaz, të cilin në sasi më të vogla e pini gjatë tërë ditës. Të dobishme janë edhe çajret e bimëve dhe supat jo të dendura nga perimet. Shmangni kafenë dhe alkoolin, sepse në mënyrë të fortë nxisin paraqitjen dhe zhvillimin e celulitit.

Ushqimi

Themel i secilës metodë dhe trajtim për mënjanim të celulitit duhet të jetë mënyra e duhur e të ushqyerit. Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni në dietë: mjafton që nga menyja që hiqni ushqimin me yndyrë dhe me shumë erëza që ndikon në ngecjen e ujit në inde. Zgjidhni ushqime dhe shujta të lehta, reduktojeni konsumimin e kripës dhe hani sa më shumë pemë dhe perime.

b.t,observer
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top