120 minuta dhe 22 penallti, “Djajtë e kuq” bien në fund, Villarreal, kampion i Europa League

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
n1-2-1100x620.jpg

Villarreal, i drejtuar nga eksperti Unai Emery, është shpallur kampion i Europa League, pasi mundi në finale, me penallti, Manchester United, në një ndeshje se dukej sikur nuk do të përfundonte asnjëherë.

Spanjollët kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë me anë të Gerard Moreno, edhe pse Manchester United ishte më superior. “Djajtë e kuq” reaguan në pjesën e dytë duke shënuar me anë të uruguaianit Edison Cavani, i cili realizoi pas një rrëmuje në zonë në minutën e 55-të.

Në vijim, skuadra e drejtuar nga Solskjaer dominoi, por nuk mundi të gjejë golin e avantazhin dhe ndeshja shkoi në shtesë, por as 30 minuta të tjera nuk mjaftuan. Nga pika e penalltisë, pas 21 të saktave, De Gea gaboi dhe spanjollët siguruan titullin e dytë më të rëndësishëm në Europë në nivel klubesh.

Mbrëmjen e së shtunës do të zhvillohet edhe finalja e Champions League, e cila do të diskutohet nga dy skuadra angleze Manchester City dhe Chelsea.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top