100 vite më parë, Faik Konica: Shqipëria nuk ndryshon as pas 100 vitesh

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
100 vite më parë, Faik Konica: Shqipëria nuk ndryshon as pas 100 vitesh

faik-konica.jpg


Nga Faik Konica

Si ish vendi ynë qint vjet më parë e si është sot? Ndryshim i madh, të cilin do t’jua rrëfejmë në pakë fjalë.

Ahere Shqipëria, sundimërisht, ish po thua më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundojin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emërojin gjithë nënurdhërit e guvernës, të cilët ishin të gjithë shqipëtarë.

Sot kemi mi krye ca Anadollakë puth nuk kanë tjatër mendim e tjatrë punë, përveç të dobësojën vëndin e të shuajnë kombësinë t’onë.

Ahere, emri shqipëtar ish i njohur kudo n’Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone, me mendime, të veta. Librat e shkronjëtorëve t’asaj kohe janë plot me dëftime të tilla.

Sot për kundrë, erësia ku na ka lidhur Stambolli, e ku na mban poshtërsia e karakterit t’onë, u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzit e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqipëtar nukë ka. Ashtu, ne puth njëqint vjet më parë ishim kombi m’i gjall e m’i fuqishëm i Ballkanikut, jemi sot për sot kombi m’i sëmur e m’i dobëti.

Ahere gjuha shqipe flitej kudo në Shqipëri: rreth vatrës, në trek, në shtëpi të guvernës (huqumet); edhe sikur të kishin patur mënt të parët t’anë, pa farë vështiret kishin bërë qindëra shkolla në gjuhë shqip.

Tani, prapë shumica e Shqipëtarëve të ndershëm shqip flasin e Shqipëtarë mbahen. Po ca harbutë, ca zuzarë të lindur prej nënash shqipëtare, po prej Atësh a Anadollakë a fare të panjohur, bëjnë sikur e harruan shqipen, kërkojnë me pahir të na kllasin gjuhën e mundësit dhe i ndihin armikut të na e shuajë gjuhën t’onë.

Nuk u ndryshua vetëm puna e sundimit e e gjuhës. U ndryshua aq, edhe më tepër, puna e begatimit.

Një qint vjet më parë, tregëria, bujqsia, ishin në lulëzim të bukur. Të marëdhënat ishin të lira – jo si sot që Anadollaku i ndalon shumë tregëtarë të venë e të vijnë, duke rënduar pagat e bakshishet, duke kërkuar pasaporte e tezqerera, duke pyetur ku vete e pse vete e mos ke ndonjë mendim të pshehtë. Bota e punonin dhenë; i varfëri kish tokën e tija e e shtrëngonte t’i nxjerë grur e bukë. Sot një mij shkake, një mij ndalime, e shkretuan bujqsinë; Shqipëtari nukë punon më dhen e tija; arat janë kudo të shkreta, e një erë përjashtimi po i fryn puth i shtyn përjashtë Shqipërisë, në vise të huaja, më të mirët punëtorë.

Më 1801, Shqipëria kish nja pesëdhjetë shtëpi bejlerësh të vjetër e disa oxhakë të krishterë, puth kishin dashurin’ e vëndit, jetojin në Shqipëri, e mbajin kudo si një vatër rreth e rreth së cilës mblidheshin e ngroheshin të varfërit edhe të tjerët. Tani oxhakësia u prish e u shua. Të paka shtëpi të vjetëra kanë mbetur. Zuzarësia edhe harbutëria i largon bejtë e i heq në Stamboll. U vjen më mirë të venë e t’u lëpijnë këmbët Anadollakëve, të bëjnë poshtrësira edhe të fitojnë ca ergjënt, se të rojnë në Shqipëri të vobekë por me nder e me hie.

Ashtu ka qenë. Kështu është.

Ne, Shqiptarët e anës kombëtare, nuk e kemi tjatër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi yn me gjuhë të tij, me mendime e me nder të tija.

Sa Shqipëtarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata puth janë zuzarë, shpirtrobër, e bij kurvash, le të mbajnë me anët e tjera.

“Albania”, 1901

P.S. ا’do lexues mund të pyesë veten, po sot pas 114 vitesh të tjerë a ka ndryshuar Shqipëria? A është po ajo mendësi e 1801 dhe e 1901? Gjithsecili mund të japë përgjigjen e vet për këtë./mapo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top