100 universitetet më të mira në botë, ja klasifikimi i tempujve të dijes

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Universiteti-i-Harvardit-300x217.jpg


Si asnjëherë më parë në historinë e tyre të gjatë, universitetet janë bërë instrumente konkurrence kombëtare si dhe instrumente paqeje. Ata janë pozicioni i zbulimeve shkencore që e lëvizin ekonominë përpara, dhe mjeti parësor i arsimit të talenteve që kërkohen për të ruajtur avantazhin në konkurrencë. Por në të njëjtën kohë, hapja e kufijve kombëtarë për rrjedhjen e të mirave, shërbimeve, informacionit dhe veçanërisht njerëzve, i ka bërë universitetet një forcë të fuqishme për integrimin global, arsyetimin e dyanshëm dhe qëndrueshmërinë gjeo-politike.

Si reagim ndaj forcave që kanë vënë në lëvizje ekonominë botërore drejt integrimit global, edhe universitetet janë bërë me dashje globale. Ata kërkojnë studentë nga e gjithë bota të cilët përfaqësojnë të gjithë spektrin e kulturave dhe vlerave, dhe i dërgojnë studentët e tyre jashtë për t’i përgatitur për karriera globale, i ofrojnë kurse studimi për sfidat e botës dhe programe shkencore për të bërë përparime në shkencë në përfitim të gjithë njerëzimit. Për të patur një pamje më të mirë të këtyre zhvillimeve, revista NEWSWEEK ka renditur 100 universitetet më të mira në botë në bazë të shumëllojshmërisë dhe dallimeve në kërkime. Nga të gjitha forcat që formojnë arsimin e lartë asnjë nuk është më e fuqishme se lëvizja mes kufijve. Gjatë 3 dekadave të kaluara, numri i studentëve që janë larguar nga shtëpia për të studiuar jashtë vendit është rritur me 3.9 për qind në vit, nga 800 mijë nxënës në vitin 1975 në 2.5 milionë në vitin 2004 në të gjithë botën. Pjesa më e madhe udhëtojnë nga një vend i zhvilluar në një tjetër, por qarkullimi nga vendet në zhvillim në ato të zhvilluara po rritet me shpejtësi. Sot, studentët e huaj marrin 30 për qind të diplomave të dhëna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 38 për qind e atyre në Mbretërinë e Bashkuar. Në SHBA, 20 për qind e profesorëve të punësuar në shkencë dhe inxhinieri janë të lindur jashtë vendit, dhe në Kinë pjesa më e madhe e profesorëve të rinj të punësuar në universiteteve më të mira e marrin diplomën e tyre jashtë vendit. Por cilat janë pasojat e këtyre shkëmbimeve mes të arsimuarve? Përgjigja: shkëmbimi i studentëve përtej kufijve kombëtarë, studentë që ka shumë mundësi të bëhen udhëheqës në vendin e tyre, janë më të aftë për arsyetime të dyanshme, tolerancë dhe integrim global. Për këtë arsye, universitetet po i inkurajojnë studentët ta përdorin eksperiencën e tyre në një tjetër vend.

Universitetet evropiane

Universitetet në botë po përshtatin gjithnjë e më shumë praktikat amerikane të kërkimeve. Për shkak të forcës së saj në shkencë, Shtetet e Bashkuara kanë hapur rrugën e komercializmit të teknologjive të reja, që nga kompjuteri dhe qarku i integruar në vitet ’60 dhe deri tek infrastruktura e internetet dhe aplikimeve të softuerëve në vitet ’90. Në kontrast, Evropa e ka humbur konkurrencën e saj. Qeveritë evropian i kanë dobësuar universitetet e tyre më të mira, të cilat një herë ishin krenaria e botës. Ata kanë investuar shumë pak në programe kërkimore, i kanë shpërndarë burime e tyre të kufizuara në shumë institucione dhe kanë refuzuar të lejojnë autonominë e mjaftueshme të universiteteve. Në mënyrë që të lulëzojnë, atyre i duhet t’i përqendrojnë burimet në duart e universiteteve më të forta dhe të qarkullojnë të ardhurat duke marrë para për mësimdhënien, ashtu si universitetet në SHBA dhe duke i dhënë ndihmë financiare atyre në nevojë.





100 universitetet më të mira

1. Universiteti i Havardit
2. Universiteti i Stendfordit
3. Universiteti i Jeilit
4. Instituti Teknologjik i Kalifornisë
5. Universiteti i Kalifornisë në Berkelei
6. Universiteti i Kembrixhit
7. Instituti Teknologjik në Masaçusets
8. Universiteti i Oksfordit
9. Universiteti i Kalifornisë në San Francisko
10. Universiteti Kolumbia
11. Universiteti i Miçiganit në Ann Arbor
12. Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos
13. Universiteti i Pensilvanisë
14. Universiteti i Dukes
15. Universiteti i Prinstonit
16. Universiteti i Tokios
17. Kolegji Perandorak i Londrës
18. Universiteti i Torontos
19. Universiteti i Kornelit
20. Universiteti i اikagos
21. Instituti Teknologjik Federal Zvicerian në Zyrih
22. Universiteti i Uashingtonit në Siatël
23. Universiteti i Kalifornisë në San Diego
24. Universiteti “Xhons Hopkins”
25. University College London Kolegji Universitar në Londër
26. Instituti Teknologjik Federal Zviceran në Lausane
27. Universiteti i Teksasit në Ostin
28. Universiteti i Uiskonsinit në Medison
29. Universiteti i Kiotos
30. Universiteti i Minesotës “Twin Cities”
31. Universiteti i Kolumbisë Britanike
32. Universiteti i Gjenevës
33. Universiteti i Uashingtonit në San Luis
34. Shkolla Ekonomike e Londrës
35. Universiteti “Northwestern”
36. Universiteti Kombëtar i Singaporit
37. Universiteti i Pitsburgut
38. Universiteti Kombëtar i Australisë
39. New York University
40. Pennsylvania State University
41. University of North Carolina at Chapel Hill
42. McGill University
43. Ecole Polytechnique
44. University of Basel
45. University of Maryland
46. University of Zurich
47. University of Edinburgh
48. University of Illinois at Urbana Champaign
49. University of Bristol
50. University of Sydney
51. University of Colorado at Boulder
52. Utrecht University
53. University of Melbourne
54. University of Southern California
55. University of Alberta
56. Brown University
57. Osaka University
58. University of Manchester
59. University of California at Santa Barbara
60. Hong Kong University of Science and Technology
61. Wageningen University
62. Michigan State University
63. University of Munich
64. University of New South Wales
65. Boston University
66. Vanderbilt University
67. University of Rochester
68. Tohoku University
69. University of Hong Kong
70. University of Sheffield
71. Nanyang Technological University
72. University of Vienna
73. Monash University
74. University of Nottingham
75. Carnegie Mellon University
76. Lund University
77. Texas A&M University
78. University of Western Australia
79. Ecole Normale Super Paris
80. University of Virginia
81. Technical University of Munich
82. Hebrew University of Jerusalem
83. Leiden University
84. University of Waterloo
85. King’s College London
86. Purdue University
87. University of Birmingham
88. Uppsala University
89. University of Amsterdam
90. University of Heidelberg
91. University of Queensland
92. University of Leuven
93. Emory University
94. Nagoya University
95. Case Western Reserve University
96. Chinese University of Hong Kong
97. University of Newcastle
98. Innsbruck University
99. University of Massachusetts at Amherst
100. Sussex University


B;t.observer
 
Titulli: 100 universitetet më të mira në botë, ja klasifikimi i tempujve të dijes

Shume relative eshte kjo renditja .
 
Pe: 100 universitetet më të mira në botë, ja klasifikimi i tempujve të dijes

Shqiperia nuk qenka,na kane bere me hile...
 
Pe: 100 universitetet më të mira në botë, ja klasifikimi i tempujve të dijes

Nga tre te parat qe kam shetitur kampusi i Standford me ka pelqyer pa mase..
 
Pe: 100 universitetet më të mira në botë, ja klasifikimi i tempujve të dijes


Universiteti i Prishtines me i miri...


Me mir nje zog ne dore, sesa 100 ne qiell...
 
Pe: 100 universitetet më të mira në botë, ja klasifikimi i tempujve të dijes

Nuk e ve ne dyshim qe kjo renditje eshte bere nga anglosaksonet per te treguar dominim ...p.sh. mungon Sorbona, ose La Sapienza e Romes
 
Titulli: 100 universitetet më të mira në botë, ja klasifikimi i tempujve të dijes

normale te gjitha te mira duhet te jene pervec universitetit te tiranes se mu lodh truni duke msu vetem teori....ku mund te jene teoria me praktiken...sa larg :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top