100 atletët që duhet t’i shikoni në Olimpiadë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
E përjavshmja njujorkeze, "Time", ka zgjedhur 100 personazhe të veçantë, një lloj guide për profesionistët, kushtuar të gjithë atyre që duan të argëtohen duke parë Lojërat Olimpike, të cilat do të zhvillohen në Pekin nga data 8, deri më 24 gusht.

Vendi i parë i këtij klasifikimi i takoi Lebroon James, por që nuk i solli fat yllit të "Cleveland Cavaliers" dhe skuadrës amerikane të basketbollit, që i duhet të harrojë medaljen e bronztë të fituar në "Athinë 2004". Për shkak të një dëmtimi në kaviljen e djathtë, James nuk do të jetë në Pekin. Megjithatë, në kopertinë kishte përfunduar Dara Torreas, e cila, edhe pse 41 vjeçe, është gati të marrë pjesë në olimpiadën e pestë të karrierës së saj, me dy burra, 2 divorce dhe katër medalje të arta mbi shpinë, të gjitha të fituara në garën e 4X100 metra, stil i lirë. Që në "Sindey 2000", Dara ishte bërë notarja më e vjetër në histori që kishte fituar një medalje olimpike, megjithatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund "të zbresin" në fushë lojtarë më të vjetër se ajo. Për shembull, në garën e anijeve me vela, pas një gare të nisur në ‘68-ën, John Dane III është gati të garojë në olimpiadë së bashku me dhëndrin, Austin Sperry. ثshtë 58 vjeç, dy më pak se Libby Calahan, një ish-police në pension, eksperte në kuzhinë, që do të konkurrojë në qitje. Në skuadrën amerikane janë rreth 21 vetë me moshë mbi 40 vjeç, të cilët do të përfaqësojnë Amerikën në Pekin, megjithatë, të moshuarit duket se janë gjithandej në modë, të paktën me atë që ndodh sot në botë, kur mosha mesatare është në rritje të vazhdueshme. Për Izraelin do të vrapojë në maratonë Ayele Setegne, 53 vjeç i mbushi në prill, i lindur në Adis Abeba dhe pjesëtar i "grupit të hebrenjve pa tokë", një sportist që pa frikë mund të renditet ndër 20 të parët, sidomos nëse do të jetë nxehtë. Por, pas nuk ngelet edhe Italia, e cila do t‘u besojë shumë veteranëve të saj. Për të mbajtur flamurin e vendit në olimpiadë, Komiteti Olimpik Italian ka caktuar Antonio Rosin, që ka fituar 5 medalje (tre ari, një argjendi dhe një bronzi) në katër olimpiadat e kanoas. Rosi, që do të mbushë 40 vjeç në 19 dhjetor, teksa bisedonte me Presidentin e republikës napolitane, pranoi se do të tërhiqej nga sporti pas "Pekinit". Por, e vetmja siguri është se do të bëjë të pamundurën për të fituar një tjetër medalje, dhe në këtë pikë ndoshta i ndryshon mendja e vendos të qëndrojë edhe një vit tjetër. Më i moshuari mes 347 "axurrëve" që do të marrin pjesë në Olimpiadën e Pekinit (215 burra dhe 132 gra) do të jetë fiorentinasi Andrea Benelli. Benelli, që mbushi 48 vjeç në 28 qershor, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Pas medaljes së bronztë në "Atlanta" dhe vendit të pestë në "Sidney", italiani do të synojë të forcojë sërish pozitat e tij. Edhe Virginio Fait dëshiron t‘i bëjë dhuratë vetes për 46-vjetorin e tij podiumin dhe medaljen e artë në qitje. ثshtë absolutisht e ndaluar të mos mendosh për Josefa Idem, 44-vjeçaren që merr pjesë në olimpiadën e saj të shtatë (2 me Gjermaninë, sepse ka lindur në Gotch) dhe katër medalje të fituara (një bronz me Gjermaninë, ndërsa tre të tjerat: një të artë, një të argjendtë dhe një bronzi me Italinë) në Kajak. Idem e nisi karrierën e saj në Los Angelos në vitin 1994, kur ishte vetëm 20 vjeçe, por edhe tani që është 44 nuk ka ndërmend të dorëzohet. Përkundrazi, po mendon seriozisht edhe për vendin të cilit mund t‘i dhurojë medaljen. E martuar me Guilemo Guerrinin, njëkohësisht trajneri i saj prej vitit 1989, edhe pse ka dy fëmijë nuk ka hequr asnjëherë dorë nga stërvitja. E nëse do t‘i marrim me radhë, lista është shumë e gjatë. Por, nga gjithë eksperiencat olimpike në vite, historia më e veçantë është ajo e stërgjyshit Oscar Swahn, që fitoi medaljen e argjendtë në olimpiadë në Anversa, në vitin 1920, kur ishte 73 vjeç. Ai është edhe konkurrenti më i moshuar në historinë e një olimpiade.

Kontrasti

ثshtë e vërtetë që në olimpiadë do të marrin pjesë shumë atletë me moshë mbi të 40-at, por duket se do të ketë edhe disa 16-vjeçare. Kur duhen edhe pak ditë që nga fillimi i tyre, skandalet nuk kanë të sosur. Sipas një denoncimi të bërë nga "New York Times", dy gjimnaste kineze nuk e kanë moshën e përshtatshme për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Kufiri i atleteve për t‘u pranuar në një kompeticion olimpik është 16 vjeç, por sipas gazetës amerikane, He Kexin, një nga pretendentet për të fituar medaljen e artë në paralelet asimetrike dhe Jiang Yuyuangn mund të jenë rreth të 14-ve. "Edhe pse pasaportat e atleteve tregojnë moshën 16 vjeç, shkruan ‘New York Times‘, të gjithë arkivat historikë online duket se thonë të kundërtën, duke paraqitur prova se mosha e tyre nuk është më shumë se 14. Artikulli i dy gazetarëve investigues, Jere Longman dhe Juliet Macur, vazhdon duke sjellë të tjera prova: "Kemi gjetur në dy faqe interneti që data e lindjes së He Kexin është 1 janar 1994. Të dhënat konfirmohen nga një regjistër kombëtar i atletëve kinezë, tani i bllokuar në Kinë, por gjithsesi i konsultueshëm përmes motorit të kërkimit ‘Google‘".

Kur mosha ngelet veç një numër

Deri tani, askush nuk e ka zbuluar se cili është sekreti i këtyre
40-vjeçarëve në formë të shkëlqyer. Me pak fjalë, sekreti qëndron te sporti? Koha kalon shpejt dhe sporti e tregon këtë më shumë se rrudhat në fytyrë. Jo për atë që duket, por për atë që nuk ndjen më brenda vetes. Pjekuria është periudha më e bukur, ndërsa dëshira për të fituar ngelet vetëm një dëshirë. ثshtë e vërtetë që mund të stërvitesh, por janë muskujt ata që vendosin se çdo të ndodhë me ty. Tashmë gjithmonë e më shumë ekziston mundësia për t‘u larguar nga sporti shumë vonë: stërvitesh më mirë dhe punohet më shumë për të parandaluar dhe kuruar dëmtimet e ndryshme. Merita, nga njëra anë, është e shkencës që ka bërë progrese të shkëlqyera si në mënyrat e stërvitjes, ashtu edhe në planin mjekësor. Dëmtimet që 30 vjet më parë mund të ndërprisnin një karrierë, sot mund të shërohen për një muaj. Dikur tridhjetë vjet ishin thuajse fundi, ndërsa sot edhe në moshën 40-vjeçare mund të flitet për kontrata dhe të ardhme, pa u trembur aspak se dikush mund të të quajë "gjysh". Janë pikërisht këta që kanë një formë fizike të përsosur, kanë thyer çdo pengesë të moshës. Pikërisht, duke parë këto dhe të tjerë shembuj, mund të thuash me plot gojën se shprehja "rini e djegur" nuk përdoret më, sepse, në një fare pike koka lodhet, ndjek mendimet e veta dhe nuk mendon më për sportin. Për këtë kategori njerëzish muskujt nuk janë të lodhur, thjesht i përgjërohen dëshirës dhe vullnetit. Në sportet në palestër, ku stërvitjet janë më pak shkatërruese, mosha e daljes në pension ka ardhur gjithmonë me vonesë. Megjithatë, rreziku kur dëshiron t‘i zgjasësh gjërat më shumë se ç‘duhet është i dukshëm, publiku nuk ka mëshirë për moshën dhe dëshiron të të shohë të shkëlqesh njëlloj sikur të ishte 20 vjeç. Të kuptosh momentin e duhur për t‘u tërhequr nuk është e thjeshtë dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë preferuar të bëjnë një hap më pak, se sa një hap më shumë dhe të gabuar. Pasioni shpjegon gjithçka, sepse është motori që të shtyn përpara dhe shkon përtej çdo pritshmërie. Por jo rrallë ekziston edhe frika që të krijosh papritur një tjetër jetë dhe ta shtysh sa më shumë që të jetë e mundur ditën e lamtumirës së dhimbshme. Për shumë është edhe arsyeja ekonomike: kur paraja bëhet motivi kryesor, nuk mund të betohesh më për faktin se laboratorët e sofistikuar shkencorë, që kujdesen për këta gjeni, veprojnë duke respektuar ligjet e natyrës.

Olimpiada e pestë e notares amerikane

Energji dhe pasion, kështu Dara Torres do të jetë pjesëmarrëse në Pekin, edhe pse në moshën 41-vjeçare. Për të mosha duket se nuk kalon kurrë dhe kjo do të jetë olimpiada e pestë. Notarja amerikane që ka fituar plot katër medalje të arta olimpike, një të argjendtë dhe katër bronzi, nuk dëshiron të dorëzohet. Dara, që ka çuditur Amerikën me energjinë dhe forcën e saj, u nënshtrohet çdo ditë stërvitjeve të ashpra, duke e bërë moshën thjesht një numër pa rëndësi. Por, mbi të gjitha, ajo arrin të gjejë kohë edhe për Tessan, vogëlushen e lindur në 2006-ën, kur kishte humbur thuajse çdo shpresë për t‘u bërë nënë. Dara ka lindur në vitin 1961 dhe ka kaluar një fëmijëri luksoze. E pyetur se përse sforcohet kaq shumë në këtë moshë, ajo përgjigjet thjesht duke buzëqeshur: "Sepse mundem" ("Because I can"). E lindur në një familje të pasur në Beverly Hills dhe e rritur në një vilë luksoze, Dara ka nisur të fitojë çmime që në moshën 14-vjeçare. Medaljen e parë të artë e fitoi në Olimpiadën e Los Anxhelosit, në vitin 1984, kur ishte vetëm 17 vjeçe, dhe të fundit në Lojërat Olimpike të Sidneit, në vitin 2000, pas ditëlindjes së saj të 33-të. Përveç tyre, edhe shtatë medalje të tjera olimpike, përfshi "Barcelonën" dhe "Seulin". Në 2006-ën lindi vajza e saj, Tessa, dhe vetëm tri javë pas lindjes së saj, Torres arriti të vendoste një tjetër rekord botëror.

"Sepse unë mundem"

Dara pranon çdo sfidë, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës së sportit. Punon si modele, si e ftuar televizive... Me pak fjalë, nuk ndalet para asgjëje. Në sajtin saj të internetit mund të lexoni me kujdes temat për të cilat mund t‘ju japë një mendim, që nga eksperiencat olimpike e deri te çështjet e femrave, pa harruar shprehjet e saj të preferuara, vendosur në krye të faqes: "Mos hiq dorë kurrë nga ëndrrat" dhe "Nuk je asnjëherë shumë e madhe për t‘i realizuar". Po ashtu, Dara është promotore e një fushate publicitare kundër dopingut dhe vullnetarisht u nënshtrohet edhe kontrolleve më të rrepta: "Unë dua të jem një libër i hapur", tregon. Që në Olimpiadën e Sidneit e vendosi rekordin e parë. Ajo u bë notarja më e vjetër që fitonte një medalje, ndërsa në Pekin do të shënojë një tjetër rekord: do të jetë notarja amerikane më "e moshuar".
Kospress
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top