10-të këshilla për këmbë të shëndosha dhe të bukura

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
10-të këshilla për këmbë të shëndosha dhe të bukura

Deri diku, kjo është një dukuri normale, por nuk është e thënë që të dorëzohemi para saj.

Tani është koha e duhur që këmbëve dhe shputave tuaja t’ua kushtoni një vëmendje më të madhe, duke parandaluar pëlcitjen e kapilarëve, ënjtjen e shputave dhe djersitjen e tyre.

Ja dhjetë këshilla të cilat, nëse iu përmbaheni, do t’ju ndihmojnë që të keni këmbë të shëndosha dhe të bukura:

– Shpëlani këmbët, duke përfshirë edhe shputat e tyre, në mëngjes dhe mbrëmje, në fillim me ujë të nxehtë, e më pas me të ftohtë.

– Futni shputat në ujin me kripë të detit dhe me disa pika të vajrave eterike, si psh të rozmarinës, livandës, gështenjës, boronicës dhe mentës.

– Dushin e mëngjesit përfundojeni me ujë të ftohtë, e atë të mbrëmjes me ujë të ngrohtë.

– Sa herë që të keni mundësi, disa herë në ditë ecni dhe mbani këmbët në pozitë horizontale, duke i vënë psh mbi karrige.

– Nëse gjatë ditës bëni më shumë lëvizje dhe konsumoni vitaminë C, atëherë do ta zvogëloni rrezikun e paraqitjes së venave të zgjeruara dhe plasjes së kapilarëve.

– Lyeni këmbët çdo ditë me ndonjë krem, i cili ka veprim qetësues në vena dhe kapilarë.

– Bëni masazhe të rregullta të këmbëve.

– Nëse pedikyrin e bëni në shtëpi, atëherë mundohuni që të mos e preni lëkurën rreth thonjve, në mënyrë që ta evitoni rrezikun nga inflamacioni.

– Lëkurën e trashur në skajet e shputave të këmbëve, pas larjes, fërkojeni me një brushë të fortë, kurse thembrat me limë adekuate. Më pas lyeni ato me krem.

– Mos harroni që këmbët dhe shputat e femrave plaken më shpejt sesa ato të meshkujve. Në mënyrë që sa më gjatë ta ruani pamjen rinore të tyre, përkujdesuni për to me të njëjtin zell sikur

kemb-300x158.jpg

b.keshilla.net
 

Attachments

  • kemb-300x158.jpg
    kemb-300x158.jpg
    19.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top