Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Lajme të mira për tradhtarët dhe kurorëshkelësit. Mbërriti Tigertekst, një aplikim revolucionar që do ju shpëtojë nga telashet e sidomos zbulimi i tradhtisë nga partnerët tuaj, përmes mesazheve të celularit. Ky aplikim për ironi të fatit ka emrin e tradhtarit më të madh të golfit Tiger Uoods, i cili kishte një të dashur për çdo muaj të vitit. Tigertext instalohet në celular dhe fshin mesazhet jo vetëm nga celulari i dërguesit dhe nga ai i marrësit, por edhe kopjet e mbetura në rrjet në një afat të caktuar nga vetë përdoruesi. Kështu nëse dërgon një mesazh të sikletshëm dhe më pas pendohesh, përdor Tigertext dhe askush nuk do të ketë prova për ekzistencën e tij. ثshtë perfekt pra për politikanët biznesmenët që duan të ngacmojnë të...
Qeveria e Maqedonisë vazhdon me sponsorimin e maqedonasve dhe diskriminimin e shqiptarëve në të gjitha fushat. Rasti i fundit ishte kur me paratë e taksapaguesve shqiptarë u pagua udhëtimi i tifozëve maqedonas, të cilët në vend që të bënin tifo për hendbollistët bashkë me ta fyen shqiptarët me parulla fashiste siç e kanë zakon. Dhe meqë paratë e taksapaguesve shqiptarë harxhohen për t’i sharë ato do të ishte mirë që shqiptarët të mos paguanin tatime ndaj këtij shteti, i cili nuk mendon për ata. Analisti Kim Mehmeti vlerëson se duhet menduar për këtë ide, por do të ishte mirë që një vendim të tillë ta marrin politikanët, e jo t’ia lënë popullit në dorë. “Vendimin e mos pagimit të tatimeve nga ana e komunitetit shqiptar duhet ta marrin të...
Para fushatës elektorale që e coi në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama drejtonte një veturë tip “Chrysler”, seria 300C. Sot makina në fjalë, të cilin presidenti e ka përdorur nga viti 2004 në 2007 do të dalë në ankand në faqen e njohur të internetit eBay. Cmimi fillestar do të jetë 1 milion dollarë. Shitësi, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka deklaruar se zotëron të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me pronësinë e automjetit. Pronari aktual e ka blerë atë tek një koncesionar në Cikago, të cilit Obama ia kishte besuar pikërisht për ta shitur. Që nga zgjedhja në krye të shtetit, Obama udhëton me “Bishën”, një “Cadillac” i modifikuar, i blinduar dhe me një sërë pajisjesh mbrojtëse. T_CH
Prokuroria gjen prova në banesën e Armando Kasajt, IT-ja i Kryeministrisë që akuzohet se ka fshirë pamjet filmike të 21 janarit, nga serveri i kamerave të sigurisë i instaluar në godinën e Këshillit të Ministrave. Gjatë kontrollit të banesës, e cila ndodhet në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, janë gjetur disa pajisje elektronike, ku mund të jenë filmimet e 21 janarit. “Në banesën e Armando Kasajt janë sekuestruar një lap-top, një kompjuter, USB dhe telefoni personal i 27-vjeçarit. Provat janë sekuestruar me urdhër të policisë gjyqësore dhe i kanë kaluar grupit hetimor”, thanë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme, ben te ditur "Shqip". Sipas ketyre burimeve ka dyshime se disa filmime të kamerave të sigurisë së...
Edhe pse nuk kishin organizuar ndonjë ceremoni dasme, Gentian Pjetri dhe Gerta e kishin celebruar lidhjen e tyre të dashurisë, ndërkohë që nisën të bashkëjetonin në një apartament në Tiranë. Pas komenteve të ndryshme për një krizë në lidhjen e Gentit me menaxheren nga Gjirokastra, tashmë faktohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund. Në Gjykatën e Tiranës ata kanë depozituar të dy kërkesë- padi për zgjidhje martese, me nr.7626, e regjistruar më datë 24 janar 2012, shkruan gazeta “Panorama”. Në këtë rast drejt Gjykatës janë drejtuar të dy, Gentian Pjetri dhe Gerta Pjetri, ndërkohë që kjo e fundit rezulton të ketë marrë mbiemrin e bashkëshortit gjatë celebrimit. اështja do të gjykohet nga gjyqtari Altin Abdiu, kurse Doktori i Fiks Fare, pas...
Pronari i kompanisë franceze që prodhonte proteza për gjirin e femrave është për lëndime të pavullnetëshme. Jean Claud Mass, 72 vjec, u arrestua ditën e enjte në shtëpinë e tij, por më pas u lirua me kusht pas pagesës prej 100 mijë eurosh. Avokati i Mass tha se klienti i tij akuzohet për prodhimin e protezave difektoze që caheshin gjatë përdorimit duke derdhur silikon brenda trupit. Ky lloj protezash u ndaluan në Francë në vitin 2010 dhe qeveria franceze që t’i hiqnin ato. Mbi 400 mijë femra mendohet se kanë përdorur protezat difektoze të firmës franceze. Megjithatë, hetuesit u përpoqën të qetësojnë njerëzit duke thënë se jo të gjitha protezat janë difektoze. Ata këshilluan të gjitha femrat që mbajnë të tilla proteza t’i heqin ato...
Dy javë pas avarisë në Costa Concordia, bordi drejtues i kompanisë ka vendosur që të dëmshpërblejë me nga 11 mijë euro secilin pasagjer që ishte në anije. Përveç kësaj, ata do marrin edhe nga 3 mijë euro secili si rimbursim për biletën dhe kostot e kthimit. Pasagjerët që bien dakord që të marrin këtë shumë, duhet të heqin dorë nga paditë ndaj kompanisë. Në deklaratën e kompanisë thuhet se shuma është mbi kufijtë e dëmshpërblimit sipas ligjit ndërkombëtar dhe atij vendas. Në bordin e anijes ishin rreth 3200 pasagjerë.
Sado që keni menduar se jeni ekspert në seks dhe zonave seksuale ekzistojnë mijëra informacione të cilat çdo ditë na befasojnë. Dëshironi ta plotësoni enciklopedinë tuaj seksuale lexoni 15 gjërat të cilat nuk i keni ditur për seksin 1. Derisa meshkujve maksimalisht u duhen 10 minuta, femrave mesatarisht u duhen 20 minuta të eksitohen. 2. Madje 45 për qind e meshkujve do të dëshironin të kenë kokeshpullë më të madh. 3. Tabletat kontraceptive munden në mënyrë të jashtëzakonshme ta ulin dëshirën për seks. 4. Edhe meshkujt edhe femrat munden në gjumë të përjetojnë shumë orgazëm të madh. 5. Një për qind e femrave mund të përjetojnë orgazëm jashtëzakonisht me stimulimin e gjirit. 6. Në botë çdo ditë ndodhin rreth 100 milionë marrëdhënie...
Kriza sentimentale po i kushton shtrenjtë Demi Moore. Për momentin aktorja ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në xhirimet e filmit “Lovelace”, ku prezenca e saj ishte konfirmuar tashmë. 49-vjeçarja do të interpretonte Gloria Steinem, një ish-gazetare, feministe e njohur dhe ish-modele e revistës ‘Playboy’, në filmin biografik mbi aktoren e filmave porno Linda Lovelace. Ky vendim është konfirmuar nga burime pranë aktores për mediat amerikane. Moore u shtrua në spital për abuzime me substancat e ndaluara sipas ‘TMZ’, ndërsa agjenti i saj deklaroi se shkaku i shtrimit në spital ishte stresi dhe lodhja psikologjike si pasojë e divorcit nga Ashton Kutcher. Nuk dihet nëse 49-vjeçarja do të jetë e detyruar të ndjekë ndonjë...
Një person që u mbajt dy vjet i burgosur në SHBA pa një vendim gjykate fitoi 22 milion dollarë dëmshpërblim, një prej shumave më të mëdha të akorduara ndonjëherë në histori për gabimet e sistemit të drejtësisë. Ai u arrestua në vitin 2005 për drejtimin e makinës në gjendje të dehur, por gjykata praktikisht e harroi në qeli ndërsa priste të paraqitej përpara saj dhe ai qëndroi më shumë se dy vjet në paraburgim, në pritje të procesit që nuk u realizua kurrë. 58-vjeçari Stephen Slevin, nga Nju Meksiko, për shkak se qëndroi në një qeli paraburgimi, e cila është konceptuar për të mbajtur një person vetëm për disa ditë, u mbajt për dy vjet i izoluar 24 orë në 24, pa u lënë asnjëherë të dilte nga dhoma dy metra e gjerë dhe tre e gjatë...
Stuhia më e madhe diellore e regjistruar në shtatë vitet e fundit, përvec rrezikshmërisë për të shkaktuar avari në telekomunikacion dhe elektricitet, solli edhe pamje mahnitëse në disa pjesë të rruzullit. Sipas NASA-s, stuhia preku Tokën nga dita e hënë deri të mërkurën. Efektet që la pas, fatmirësisht ishin vetëm aureorat mahnitëse në Polin e Veriut e në disa pjesë të tjera të globit, pa shkaktuar asnjë problem në telekomunikim. Spektaklet e "Aureora borealis" të dokumentuara nga shumë persona nëpëmjet videofilmimit po qarkullojnë në Youtube. Më poshtë një nga këto video: /t/ch /
Një qese që përmbante 16 kg kokainë u gjet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e shkuar, bëri të ditur policia. Droga ndodhej në një çantë me logon OKB-së, e cila mbërriti në zyrën e postës të organizatës, duke shkaktuar edhe aktivizmin e alarmit të sigurisë. Zëdhënësi Paul Broun tha se pakoja duhet të ishte dorëzuar aksidentalisht. “Nuk kishte emër ose adresë në dërgesën e mbërritur nga Mexico City nëpërmjet Cincinnatit”, shtoi ai. Qesja e bardhë ngriti dyshime në momentin kur ishte duke u skanuar, sepse një imitim i dobët i një logoje të OKB-së ishte stampuar në të, në përpjekje për ta kaluar atë si një bagazh zyrtar. “Brenda qeses, droga ishte fshehur në zarfa të bërë me fletë fletoresh”, u tha...
”Zbulohet” flamuri i Ismail Qemalit 26/01/2012 20:00 Facebook15 Meritë apo neglizhencë e pafalshme njëshekullore? Kjo është pikëpyetja e madhe që rrethon sot komunitetin e historianëve, në lidhje me këta dy flamuj. Ky është flamuri që është përdorur në ndërtesën e qeverisë së Vlorës gjatë vitit 1913, kurse me këtë tjetrin, është mbuluar arkivoli me trupin e pa jetë të Ismail bej Vlorës, më 26 janar 1919. Por, përkatësia e flamujve është vërtetuar shkencërisht vetëm pak kohë më parë, ndërkohë që dy flamujt, por edhe të tjerë, kanë dhjetra vjet që gjenden në zotërim të shtetit shqiptar, të fjetur në arkivat e etnografisë. Psh, flamuri me të cilin është mbuluar Ismail bej Vlora në funeralin e tij i është dhuruar Muzeut...
Lojrat e fatit janë shndërruar në një plagë të shoqërisë, të afta për të shkatërruar me dhjetëra e dhjetëra familje e jetë njerëzore. Emisioni i “Pasdites” zbuloi ditën e mërkurë disa prej rasteve tragjike që kanë shtyrë bixhozxhinjtë deri në vetvrasje, vrasje apo vjedhje. Megjithatë, në studio, psikiatri Neli Demi dhe kryetari i Shoqatës të Parandalimit të Bixhozit, Edmond Arizaj, debatuan gjatë rreth fenomenit. ”Në materialin filmik e kishit konsideruar si drogë dhe kjo është pjesërisht e saktë, pasi në të dyja rastet, si në rastin kur luan kumar, ashtu edhe kur praktikon lojrat e fatit, janë të njëjtat vatrat në tru që aktivizohen. Këtë e kanë verifikuar testimet me aparaturat më moderne”, shpjegoi psikiatri Demi...
Një keqbërës në Brazil mund të hyjë në histori si grabitësi më komik i të gjitha kohërave, kur gjatë vjedhjes së një banke në shtetin e Paranasë, qëlloi gabimisht mbi veten. Tre persona të armatosur hynë në bankë dhe nën kërcënimin e armëve, i kërkuan arkëtarëve që të zbrasnin të gjitha arkat. Megjithatë, ndërsa dy u afruan pranë sportele, i treti bënte roje tek dera. Ndonëse kishte detyrën më të thjeshtë, siç treguan edhe kamerat e sigurisë, roja që mbante dy pistoleta në dorë tërhoqi gabimisht këmbëzën dhe shkrepi njërën nga armët mbi këmbën e tij të djathtë. Dy shokët e tij, së bashku me 16 mijë dollarët që arritën të grabisin i erdhën në ndihmë dhe kamerat e filmuan duke e tërhequr drejt makinës. Sidoqoftë, për policinë...
Anëtarët e Akademisë së cmimeve Oscar do të votojnë në mënyrë elektronike duke filluar nga viti 2013. Akademia ka arritur një marrëveshje me një shoqëri që punon me Pentagonin për të bërë të mundur votimin në këtë format. “Ky është i pari i një seri hapash për zhvillimin e një sistemi elektronik të besueshëm dhe praktik, që do të inagurohet vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Rick Robertson, organizator i ceremonisë. Ndërkohë, cmimet e edicioni të 84-t do të shpërndahen më 26 shkurt në Los Anxhelos dhe siç është tradita, nominimet shpallen që një muaj më parë. Në garë janë punimet e vlerësuara si më të mirat e vitit 2011. Filmi epik 3D i Martin Scorsese, “Hugo”, u kandidua më shumë se të gjithë filmat e tjerë.
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, foli për një situatë alarmante papunësie midis të rinjve në Bashkimin Europian, ndërsa i kërkoi qeverive përkatëse që të marrin masa të menjëhershme për të luftuar këtë fenomen. ”Në kushtet e krizës, papunësia është rrjedhoja më shqetësuese dhe zvogëlimi i papunësisë midis të rinjve duhet të jetë një përparësi absolute për çdo qeveri të Bashkimit Europian”, u shpreh Barroso të enjten. Në disa vende të BE-së, papunësia në grupmoshën 18-25 vjeç i kalon 40% të atyre që janë në kërkim të një pune. Gjithashtu gjatë ditës, në një letër në të cilën ftonte liderat europianë në pjesëmarrjen në samitin e 30 janarit, presidenti i BE-së, Herman van Rompuy, shprehet se është...
BEOGRAD- UFO-t janë nisur drejt Tokës? Gazeta “Pravda” ka shokuar lexuesit me reportazhin e botuar sot në faqet e saj. Në shkrimin e publikuar sot në gazetën “Pravda” tri disqe, më i madhi prej tyre më gjerësi 242 km i shoqëruar nga dy disqe më të vogla fluturuese, janë identifikuar pas orbitës së Plutonit, raporton Koha. Më e pabesueshme nga të gjitha faktet e paraqitura është se disqet e jashtëtokësorëve, janë identifikuar nga NASA përmes programit HAARP, program ky që është marrë me studimin e fenomenit të Aurorës në Polin e Veriut në Alaskë. Tri disqet fluturuese do të vërehen nga teleskopët optike, kur ti afrohen planetit Mars, ndërkohë që sipas gazetës, NASA hesht! Të vetmit që kanë ngritur zërin janë shkencëtarët...
Banka e Italise ka bere te ditura te dhenat e nje raporti mbi buxhetin e familjeve italiane gjate vitit 2010. Gjate ketij viti gati nje e treta e familjeve i konsiderojne te ardhurat te pamjaftueshme per te mbuluar shpenzimet dhe eshte regjistruar nje renie reale e te ardhurave individuale prej 0,6% ne krahasim me 2008. Raporti i Bankes pervijon nje situate shqetesuese: gati nje e treta e familjeve ka borxhe, per nje shume mesatare prej gati 43 mije eurosh. Ndersa nga ana tjeter vetem 10% e familjeve me te pasura ne Itali kane 45,9% te pasurise neto Kriza Financiare BE, papunësia mes të rinjve alarmuese Ideja e re e Merkel për shpëtimin e Eurozonës Merkel: Të rikonceptojmë Eurozonën te pergjithshme, shifer qe rritet nga viti ne vit...
Me prekje partnerit ia bëni me dije se e pranoni ashtu si është, se dëshironi të jeni në afërsi të tij. Nganjëherë prekja kalon në ledhatim, e nganjëherë edhe në dashuri. Derisa prekni partnerin, në gjak ju sekretohet hormoni serotoninë, i cili zgjon pasionin. Tek femrat ai forcon dëshirën seksuale, e po ashtu edhe tek meshkujt. -Në trupin e njeriut ka shumë zona erogjene, të cilat mund t’i stimuloni me prekje. Janë gjoksi, qafa, veshët…etj. Mësojeni leksionin kinez Mjekët kinezë dhe seksologët kanë vëzhguar aspektet e seksualitetit, si tek meshkujt, po ashtu edhe tek femrat, që të mund ta zbulojnë çelësin e kënaqësisë seksuale. Për ta, prekja nuk është vetëm pyetje e kontaktit fizik, por çështje e një reaksioni të pastër...
Për të fiksuarit pas lojrave të fatit ka një term shkencor, quhet Ludomani! Për ata që bëjnë vepra penale quhet krim! Herë pas herë, kjo dashuri për lojen ka shtyrë shume burra e djem drejt vetvrasjes! Para pak ditesh, një i ri në Berat vrau vete me fotoksinë! Gjate nates kishte humbur 5 milionë lekë të vjetra në lojrat e fatit! Ishte hera e tretë që provonte të vetvritej për shkak të problemeve me bixhozin dhe këtë here Dorian Soto humbi jetëen duke lënë jetim një fëmijë të vogel! Ky është vetem rasti i fundit i dramave që ka shkaktuar një loje e zakonshme fati. Pak kohe më parë, nje 24 vjeçar në Vlore la po ashtu një fëmijë jetim për të njëjten arsye Me 8 mars 2010, në Pogradec, 38-vjeçari F.ا u vra me...
Besnik Gjongecaj - Universitetet shqiptare janë universitetet më tipike që demonstrojnë paradoksin se si zbatimi i një standardi demokratik, në vend që të prodhojë zhvillim apo progres, prodhon të kundërtën, pra prodhon rrënim. Zbatimi i zgjedhjeve të autoriteteve dhe strukturave në universitetet shqiptare e demonstron këtë gjë. Universitetet nuk janë terreni i vetëm institucional ku ndodh kështu. Për shkak të statusit si institucione autonome, universitetet vetëm se e vënë më shumë në dukje këtë paradoks. Kështu ndodh në fakt në fushën e arsimit në përgjithësi, kështu ndodh në fushën e shëndetit publik, kështu ndodh në drejtësi, kështu ndodh veçanërisht në fushën e trajtimit të burimeve njerëzore në administratë. Le...
Pretty Woman u shfaq për herë të parë në sallat e kinemasë në vitin 1990 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Dy protagonistët e tij, Julia Roberts dhe Richard Gere fituan famë të menjëhershme, ndërsa kolona zanore e filmit shiti miliona kopje në një kohë të shkurtër. Pas 22 vitesh, ky film mbetet ende një referencë për të githë komeditë romantike dhe më poshtë do të mund të lexoni 5 kuriozitete mbi këtë sukses kinematografik. 1- Roli i prostitutës me të cilën dashurohet Richard Gere ishte menduar fillimisht për Michelle Pfeiffer. 2- Për regjisorin e filmit, Gary Marshall, Richard Gere ishte alternativa e tretë si protagonist. Aktori i përzgjedhur ishte Christopher Reeves, por producentët zgjodhën...
Një tjetër sasi e konsiderueshme kanabis sativa ka tentuar të trafikohet përtej Adriatikut nëpërmjet trageteve të linjës Durrës-Bari. Sasia prej 621 kilogramesh e ndare ne 298 pako eshte gjetur e fshehur ne pjesen fundore te automjetit tip Renault me targa te Shkodres qe drejtohej nga 33 vjecari Aldoid Gjoni me banim ne Tirane. Gjoni eshte arrestuar ne flagrance ne oren 05.00 te mengjesit te sotem, nderkohe qe grupi hetimor po punon si zakonisht per zbardhjen e personave te tjere te implikuar ne kete rast te ri te goditjes se trafikut te narkotikeve. Dy jave me pare nje tjeter sasi prej 202 kilogramë cannabis sativa dhe 10 kg heroine u sekuestruan gjate kontrollit te ushtruar ne piken e automjeteve, ndersa ne...
Një grua që ka lindur pa duar do të jetë masazhatore zyrtare e ekipit britanik paraolimipik dhe do të përdorë këmbët për të relaksuar muskujt e atletëve pjesëmarrës në Lojërat Paraolimpike “Londër 2012”. 49-vjeçarja Sue Kent ka tre vjet që është trajnuar për masazhe dhe shprehet për ‘The Sun’ se ka qenë gjithmonë ëndrra e saj që të ishte pjesë e ekipit paraolimpik në një mënyrë apo një tjetër. “Gjithmonë doja të merrja pjesë në një olimpiadë dhe tashmë e ndjej veten të përfshirë në sportin e niveleve të larta”, shpjegon Kent. Lojërat paraolimpike janë një event shumësportësh ku sportistë me aftësi të kufizuara konkurrojnë me njëri-tjetrin. Programi paraolimpik i “Londër 2012” do të ketë 20 sporte, midis të...
Pa dyshim mund të cilësohet si polici rrugor më simpatik i botës. Qëndrimi në mes të trafikut të zhurmshëm të Filipines nuk duhet të jetë shumë dëfryes, prandaj ky filipinas që shfaqet në videon e mëposhtme, ka menduar të “vrasë kohën” duke kërcyer, teksa drejton shoferët në rrugë. E falë edhe një muzikë në sfond si ajo e “Billie Jean” i Michael Jakson nuk kishte si të mos dilte në dritë një spektakël i veçantë. Megjithëse ka dyshime që ai është aq i zoti, sa që paraqitja e tij të mos jetë krejt spontane, por pjesë e ndonjë fushate… Filipino Traffic Cop Dancing - YouTube Kuriozitete
Shpërthimet në brendi dhe në sipërfaqen e Diellit, kanë cliruar në hapësirë “stuhi rrezatimi” në drejtim të Tokës dhe planeteve të tjera të sistemit. Shpërthimet cilësohen nga shkencëtarët e NASA-s si më të fuqishme që nga viti 2005, vit në të cilin Dielli u fut në një qetësi të pazakontë, që shumë e quajtën si “qetësia para furtunës”. Shpërthimi më i fuqishëm i regjistruar nga NASA, ndodhi në orët e para të ditës së hënë dhe “stuhia” e lëshuar godet Tokën duke patur 3 efekte të ndryshme. I pari që mbërriti ishte rrezatimi elektromagnetik, ndjekur më pas nga rrezatimi në formën e protoneve për të ardhur tek faza e fundit, masa koronale e cliruar, sipas NASA-s, nga vetë plazma diellore. Rreziku më i madh...
Dy anglezë, eksperti i tekstileve Simon Peers dhe dizajneri i modës Nocholas Godley, më në fund përfunduan projektin e tyre të pazakontë pas katër vitesh përpjekje. Ata krijuan copën më të madhe të pëlhurës nga fijet e rrjetës së merimangës. Fustani është ekspozuar brenda muzeut Victoria & Albert të Londrës. Një lloj i veçantë i merimangave prodhon fije ngjyrë ari prej të cilave është thurur ky material i pazakontë. Ekspertët vlerësuan se mënyra e përfitimit të fijeve nga rrjeta e merimangës është tepër i komplikuar. Një fije ari përbëhet nga 96 fije “të tjerra” nga merimangat derisa fustani ka një milion e 200 mijë fije të tilla. Edhe pse merimangat lirohen pas procesit të përfitimit të fijeve, organizata për mbrojtjen e...
Studiuesit po luftojnë të kuptojnë një gjendje të rrallë mjekësore në të cilën individët kërkojnë pavetëdije apo edhe bëjnë seks ndërkohë që flenë gjumë.Studiuesit e manisë për seks, ndërkohë që bëjnë analiza seksuale rreth një personi tjetër ndërkohë që fle, janë penguar pasi individët që vuajnë janë kaq në siklet nga ky problem sa nuk e tregojnë edhe pse doktorët i pyesin rreth kësaj gjendjeje. Deri tani nuk është gjetur asnjë kurë për këtë sjellje të tyre, e cila zakonisht shkakton probleme në një marrëdhënie. Një nga vajzat që është bërë pjesë e këtij studimi shprehet “Kjo gjendje më mërzit shumë, sepse nuk mundem ta kontrolloj, për më tepër më frikëson, sepse nuk ka të bëjë aspak me të dashurin tim dhe nuk dua që kjo sjellje...
Megan Fox ka xhiruar reklamë të re seksi për SSAA, shkollë braziliane për gjuhë. Aktorja atraktive 25 vjeçe të cilën për shkurt kohe do a shohim në filmin “Friends with kids” ka marrë pjesë në reklamën e re së bashku me legjendarin Majkëll Tajson. Reklama ka qenë e xhiruar në Oknard, Karlifoni në shtator të vitit të kaluar ndërsa në këtë reklamë aktorja seksipile është në pritje të dy djelmoshave të cilët nuk flasin aspak gjuhë angleze në një shtet të largët, i quajtur “Megan Foks ishull”. Nga producentët dhe ekipi realizues i reklamës kanë ngelur shumë të kënaqur nga produkti final dhe shpresojnë se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm me aktoren./bloototh
Rimeli është protagonisti i tendencave të makijazhit në stinën e dimrit. Mjafton një kalim i shpejtë për të pasur një shikim elegant dhe joshës. . اdo rimel ka karakteristikat e veta i përcaktuar nga forma e furçës dhe nga pigmentet e formulës. Të gjitha këto elementë kontribuojnë për të krijuar efekte të ndryshme, dendësinë, gjatësinë, kur duam të kemi qerpikë të lakuar dhe voluminozë. اdo rimel ka një metodë aplikimi, rimeli me furçën e lakuar përdoret me një lëvizje zig zag, rimeli me krehër ka një metodë aplikimi rrotullues, nga rrënjët deri tek majat e qerpikëve. Estetët këshillojnë se duhet të përdorim këto metoda për të pasur një shikim marramendës. Gjithashtu ata këshillojnë nëse keni pak rrathë të zinj rreth syve, të...
Victoria Beckham solli në jetë korrikun e vitit të shkuar vajzën e saj Harper e vetëm pak muaj më vonë pozon me veshje intime dhe fiziku i saj duket i shkëlqyeshëm. 37-vjeçarja do të jetë në kopertinën e revistës "Numero" në Japoni, që do të dalë për publikun në muajin mars. Ajo pozon me të brendshme që nxjerrin në pah lëkurën e tonifikuar dhe fizikun e dobët. Vic ka rrëfyer edhe vizionin e të ardhmes së kompanisë së saj duke shpjeguar se është në kërkim të shitjeve me pakicë dhe mundësive për zhvillim të tregut virtual. "Unë e kam të vështirë të dal dhe të bëj pazar sepse nuk kam kohë. اdo gje e bëj online dhe besoj se kjo do të jetë pjesë e së ardhmes", thotë Victoria. Ajo ka sqaruar se pavarësisht zërave të ndryshëm, nuk ka...
Një tërmet madhor mund të godasë kryeqytetin e Japonisë, Tokion, shumë shpejt, ishte përfundimi i një studimi shkencor. Sipas grupit të ekspertëve, ka 75% mundësi që një tërmet me magnitudë më të fortë se shtatë sipas shkallës rihter, të godasë qytetin me 13 milionë banorë brenda katër viteve të ardhshme. Një vlerësim i tillë bie në kundërshtim me vlerësimet e qeverisë, që e vendos mundësinë e rrezikut në 70%, në 30 vitet në vazhdim. Ndonëse Japonia është vendi më i përgatitur në botë për t’u përballur me lëkundjet e tokës, një prej tërmeteve më të mëdha të historisë në janar 2011, i mori jetën më shumë se 20 mijë personave dhe krijoi një katastrofë bërthamore në Fukushima, pasi dallgë deri 20 metra të larta u formuan dhe...
Presidenti amerikan, Barack Obama vendosi të nisë me këngë fushatën e tij elektorale për rizgjedhjen në këtë post për një tjetër mandat. Presidenti zgjodhi vargjet e këngës “Let’s Stay Together” të Al Green” gjatë një takimi me mbështetësit e tij. Pasi i përshëndeti të pranishmit, Obama nisi të këndojë “I’m…so in love with you…”, menjëherë më pas, duke iu drejtuar një pjese të pranishmëve tha: “ata djemtë aty nuk besonin se do ta bëja këtë”. “Performanca” e shefit të Shtëpisë së Bardhë elektrizoi sallën dhe brohoritjet në mbështetje të tij. Por përvec këtij efekti, video që tregon Obama-n duke kënduar, po bën xhiron në internet dhe shpejt është shndërruar në një nga videot më të klikuara në Youtube. Kundërshtarët e Obama-s nxituan të...
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të zëdhënëses së tij, Erla Mëhilli, pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Ndrea Prendit dhe dy të jerëve. Berisha ka thënë se ka pezulluar Ndreun, duke e zëvendësuar atë më Artan Hoxhën. Por, Berisha ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama, duke thënë se ka bashkëpunuar me Edi Ramën. Berisha ka kërcënuar se ata do të marrin ndëshkimin e merituar. “Kryeministri, ndonëse ka denoncuar publikisht qëndrimin politik dhe bashkëpunimin direkt të kryeprokurores në skenarin e përmbysjes me dhunë të Qeverisë legjitime të vendit, ka besim të plotë në vlerësimin nga sistemi ynë i drejtësisë dhe gjykimin e rrethanave në të cilat, pas pesë orësh sulmi të dështuar ndaj kryeministrisë, mbetën katër...
Dashuri të nisura në bankat e shkollave, në zyrat e punës, apo dhe në udhëtime të këndshme. Të kurorëzuara më pas me martesë dhe shumë shpejt, trashëgimtarët u kanë mbushur jetën me gëzim. Por me kalimin e viteve, duket se dashuria e tyre është venitur, pasioni është shuar dhe fëmijët nuk kanë mundur t'i mbajnë të lidhur. Martesa ka shkuar drejt fundit, derisa një ditë kanë trokitur në dyert e gjykatës për t'i dhënë fund. Bëhet fjalë për personazhe VIP të politikës, artit, kulturës apo muzikës. Personazhe që kanë hyrë në histori, që kanë vëmendjen e të gjithëve, por që kanë dhe anën e tyre të dobët. Ja kush janë VIP-at e divorcuar në vite, arsyet që i shtynë drejt një vendimi të tillë dhe jeta më pas… EVA ALIKAJ Të gjithë e...
Ish-shefi i FBI-s, ishte nga të parët që denoncuan dhe nuk ranë kurrë dakord me fenomenin e spërkatjeve kimike nga (qielli) sipër. “Po na vrasin dhe ky është plani i tyre”, deklaroi ai. Pak kohë më vonë ai vritet në mënyrë krejt të mistershme me arsenik! Po ju, akoma nuk i besoni vizave në qiell dhe zig-zaket e çuditshme të cilat “ATA” i kanë pagëzuar si shenja tymi të krijuara prej turbinave të avionëve??? Ted L. Guderson, ish shef i FBI-s, bënë një deklarim të fuqishëm që mund ta ndiqni në videon që vijon, në janar të viti 2011, ku i referohet spërkatjeve kimike nga qielli me avionë specialë. Ai deklaron hapur, se chemtrails ose siç edhe i quante ai: “Vendgroposja e Vdekjes”, siç edhe njihen më gjerë me ‘chemical-trails’ -Bishtat...
Tashmë që ka vendosur të qëndrojë përfundimisht në Tiranë, familja e ish-kryeministrit Fatos Nano, duket se po bën plane aftagjata për të ardhmen e tyre të sigurt financiarisht, duke shtuar bizneset në kryeqytet. Mësohet se Xhoana Nano sapo ka hapur në një ambjent ngjitur me ato ku ndodhet edhe agjencia e saj e udhëtimeve: një restorant super-luksoz, i cili ka mirëpritur emrat më të njohur të politikës dhe biznesit. Sigurisht klientët VIP janë ata që frekuentojnë më së shumti restorantin, i cili ka si specialitet prodhimet e detit. Burime të sigurta konfirmuan se ky është një biznes i ri i zonjës Nano, e cila ka vendosur të provojë një linjë tjetër fitimprurëse, ndryshe nga ajo e agjencive të udhëtimeve. Restoranti ndodhet në mjediset e...
Vendet në zhvillim, duke përfshirë dhe Shqipërinë duhet të përgatiten për një rënie ekonomike e influencuar kjo nga kriza e Eurozonës. Ky fakt konsttaohet në një raport të Bankës Botërore të publikuar një ditë më parë, ku parashikimet për rritjen ekonomike të vendit tonë në vitin 2012 janë 2% dhe për vitin 2013 janë 3.5%. Banka Botërore konstaton se Shqipëria i ka rezistuar der tani krizës, por ka ardhur momenti të përgatitet edhe për rënien. Rajoni thuhet në raport do të goditet edhe për shkak të dobësimit të lidhjeve me vendet e Bashkimit Europian, të cilat përballojnë më shumë se gjysëen e eksporteve të tij. Kështu pritet të pësojnë goditje ekspertët e vendeve si Rumania, Lituania, Letonia, por dhe Shqipëria, Maqedonia dhe...
Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri John L. Withers II, në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës shpreh shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Ambasadori Withers thotë se i duket se ajo nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore dhe se sistemi politik po dështon. Në intervistën e parë që kur përfundoi mandatin në Shqipëri, thuajse dy vjet më parë, zoti Withers vlerëson lart popullin shqiptar dhe dëshirën e tij për të ecur përpara. Por ai shton se sistemi politik po dështon dhe nuk është në gjendje të identifikojë atë që do publiku. Ambasador Withers mirëserdhët. Le të flasim pak për mendimet tuaja për Shqipërinë sot pothuajse dy vjet pasi ju jeni larguar… Unë e kujtoj vazhdimisht...

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top