Portali i forumit

është si të thuash prezantimi i parë i forumit dhe ketu gjenden temat me të klikuara ose më të rejat.
Makineritë e ndërtimit nxjerrin skelete njerëzish, zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës Zbulohet varr masiv i viktimave të diktaturës komuniste në Përmet. Një sipërfaqe gati 100 metra katrorë është zbuluar nga firma ndërtuese e cila merret me shtrimin e rrugës në lagjen e re të Përmetit. Firma ndërtuese ka informuar autoritetet policore dhe këto të fundit kanë rrethuar zonën në fjalë. Për kreun e shoqatës antikomuniste të të përndjekurve politikë Nebil Çika, ky vend ka shërbyer...
“Bukë mbi makina, gjumë në asfalt”! Heronjtë e vërtetë të luftës me flakët, nuk është ministri por zjarrëfikësit Zjarret që përfhshinë Shqipërinë, Greqin, Italinë dhe Turqinë u kthëen në një alarm pasi po digjeshin toka të mbjella pasuri e bujqve po ikte nga sytë. Pamjet që vinin nga jugu i Shqipërisë teksa zhdukeshin pemë kullota, madje dhe një burrë humbi jetën nga flakë. Por më e turpshmja nga e gjitha ishte se zjarret i prishën pushimet ministrit. Sot ai zjarrfikësi hero, Luan Kapaj...
Korrupsioni shtetëror shkatërrohet vetëm në këtë mënyrë, shqiptarët po presin… Korrupsioni i lartë shtetëror është një e keqe e madhe, në dhe për çdo vend ku ai kalon. Dhe ja pyetjet që ngrenë shqiptarët sot: Çfarë do të bëjë SPAK për reformën antikorrupsion në Shqipëri ? A është i vendosur SPAK t’i shpëtojë shqiptarët dhe Shqipërinë nga e keqja që i ka pllakosur në dekada? Kurrë mos e mendoni korrupsionin dhe grabitjen në sistem, që po sundon sot në Shqipëri, një fenomen të lehtë të...
I ftohti polar, Ministria e Shëndetësisë apel: Siguroni rezerva ushqimore dhe bombulat e gazit jashtë Nisur nga temperaturat e ulëta dhe i ftohti që po kërcënon vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë disa rekomandime për qytetarët në mënyrë që të kujdesen për shëndetin. MSH thotë se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore duke cilësuar se kategoritë më të rrezikuara mbeten foshnjet, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ajo...
Pse u besojmë aq shumë influencuesve, shitësve dhe politikanëve që gënjejnë? Nga Bahador Bahrami Shoqëria jonë drejtohet nga ndikimi shoqëror. Nga shitësi që dëshiron t’ju shesë një makinë, nga politikani që dëshiron votën tuaj, dhe nga influencuesi në Tiktok që dëshiron që ju ta“pëlqeni”, videot e tyre kanë një gjë të përbashkët:ata janë duke garuar për vëmendjen tuaj. Për shkencëtarët – në psikologji, politikë dhe shkenca kompjuterike – të kuptuarit se si u tërheqim vëmendjen njerëzve...
Pabarazia po e rrit polarizimin politik në mbarë botën Nga Alexandru Micu Sipas një studimi të ri, bota është më e ndarë politikisht sot se sa në çdo moment tjetër të 5 dekadave të fundit. Dhe kjo nuk ka të bëjë më vendin ku jetoni. Njerëzit në mbarë botën janë sot më fanatikë në pikëpamjet e tyre politike, më pak të hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme, dhe e identifikojnë veten më fort me lëvizjen politike me të cilën janë të lidhur. Hulumtimi i ri i udhëhequr nga studiuesit në...
BALLINA LAJME Feeddn Gostivar: Gruaja I Jep Dajak Burrit Në Kafene Dje rreth orës 16.30 S.A nga Gostivari ka den oncuar në pol icinë e Gostivarit se rreth orës 15:00 është su lmuar fiz ikisht me mjet të rëndë nga gruaja e tij S.S (59) poashtu nga Gostivari në një objekt hotelereik. Pol icia pastaj ka marrë në pyetje gruan nga Gostivari dhe po punon në zbardhjen e ras tit dhe pastaj do të ngritet p adi ad ekuate.https://news21post.com/
Publikuar 16:38 19 Dhjetor, 2021 Shpresojmë të mos na duhet t’i vaksinojmë njerëzit gjatë gjithë kohës, por duhet ta lëmë të hapur mundësinë që do t’ju kërkohet të bëjnë një vaksinë sezonale, edhe pse nuk jemi ende të sigurt, deklaroi për Sky TG24, Anthony Fauci, imunolog dhe këshilltar kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë. ”Duhet të presim dhe të shohim çfarë do të kërkohet në muajt në vijim”, tha ai. ”Mund të na duhet edhe një dozë e katërt, por shpresoj të mos ndodhë, pasi na duhet një...
BALLINA LAJME Feeddn Vlon Pro*Stitucioni Për Fundvit. Ja Sa Raste Janë Zbuluar LAJME December 19, 2021Admin Në 10 muajt e parë të këtij viti, gjithsej në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të shfrytëzimit të pro*stitucionit. Vi*ktima të kësaj vepre penale janë kryesisht minorenet. Ato shfrytëzoheshin sek*sualisht nga persona më të mëdhenj në moshë, duke i mashtruar dhe kundrejt shumave të ndryshme monetare. Referuar të dhënave statistikore nga Ministria e Brendshme, nga muaji Janar...
Si mund të mbahet një planet me 11 miliardë njerëz? Një ekuacion shumë kompleks Nga Massimo Livi Bacci Nëse bazohemi tek parashikimet e Kombeve të Bashkuara, me të cilat bien dakord shumica e ekspertëve, deri në vitin 2011 Toka mund të banohet nga gati 11 miliardë njerëz, ose 3 miliardë më shumë se 8 miliardët që banojnë aktualisht. Tre miliardë të tjerë në 79 vjet është një shifër mbresëlënëse. Por mos harroni se mjaftuan vetëm 36 vjet për t’i shtuar një shifër të ngjashme 5 miliardë...
Tre kërcënimet për rimëkëmbjen e ekonomisë globale “The Economist” Lajmet në prag të 2-vjetorit të pandemisë aktuale, mund të ishin më të mira sesa këto që po dëgjojmë aktualisht. Shfaqja e një varianti të ri të Covid-19, Omicron, ka nxitur një valë të madhe shitjesh në tregjet financiare, e nxitur me sa duket nga shqetësimi se një lloj i ri shumë i transmetueshëm i virusit, mund të frenojë rimëkëmbjen e ekonomive në mbarë botën. Megjithatë, edhe nëse Omicron do të rezultojë i...
Autoritetet saudite kanë kryer goditjen e tyre më të madhe ndonjëherë ndaj konkurrentëve të bukurisë së deveve që morën injeksione botoks dhe prekje të tjera artificiale, njoftoi të mërkurën Agjencia shtetërore Saudite e Shtypit, me mbi 40 deve të skualifikuara nga konkursi vjetor, shkruan AP. Festivali i popullarizuar i deveve të mbretit Abdulaziz të Arabisë Saudite, i cili filloi në fillim të këtij muaji, fton mbarështuesit e deveve më të bukura të konkurrojnë për të fituar çmimin rreth 66...
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ilaçi eksperimental i kompanisë Merck për COVID-19 është i efektshëm, por ata do të kërkojnë mendime nga ekspertë të jashtëm në lidhje me rreziqet e difekteve në lindje dhe probleme të tjera gjatë shtatzanisë. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) publikoi analizën e saj të ilaçit të ri, përpara një takimi publik javën e ardhshme, ku ekspertët akademikë dhe të tjerë do të japin vlerësimet pëpr sigurinë dhe efektivitetin e tij. Agjencia nuk...
Intervistë me Euronews Albania, Soreca: Ka ende punë me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit Bashkimi Evropian ishte një prej financuesve më të mëdhenj të rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit 2019. Në një interviste për gazetaren Elona Gjylmi, ambasadori Luigi Soreca tregon punën për mbledhjen e fondeve si dhe përjetimet e tij për 26 nëntorin. Zoti Ambasador faleminderit për intervistën. Do të fokusohemi te tërmeti, për të cilin Be ka pasur një rol shumë të...
Mesdheu: Udhëkryqi i qytetërimeve botërore Nga David Abulafia Deti Mesdhe përbën vetëm 0.8 për qind të sipërfaqes detare të Tokës. E megjithatë ai ka luajtur gjithnjë një rol të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Një nga arsyet e rëndësisë së tij, janë përmasat e vogla në krahasim me oqeanet. Në Mesdhe shtrihet hapësira që bashkon tre kontinente, Evropën, Azinë dhe Afrikën, historia e të cilave bazohet tek një ndërveprim i madh politik, tregtar dhe kulturor. Ajo ishte barriqendra e...
Vikingët zbritën në Amerikë 1000 vjet më parë, apo 471 vjet përpara Kristofor Kolombit, tregon një studim i ri. Eksploruesi me origjinë italiane është konsideruar me kohë si evropiani i parë që shkeli në Amerikë gjatë udhëtimit të tij në 1492. Por prova të reja kanë dalë në dritë së fundi, e ato dëshmojnë se vikingët e kishin paraprirë suksesin e Kolombit me disa shekuj. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh tregoi së fundi me fakte se evropianët kanë qenë aktivë në Amerikë që në vitin...
Në pamje të parë ngjarja në film ndjek një logjikë lineare, të ngjashme me serialë të mëparshëm si Hunger Games (Lojërat e urisë): disa njerëz të pashpresë janë përzgjedhur për të marrë pjesë në një lojë për kënaqësinë e pasanikëve. Seriali i Netflix-it që ka tejkaluar çdo rekord shikueshmërie, Squid Game (Loja e kallamarit), duket sikur ka kapur të papërgatitur kritikët e zakonshëm e të kudogjendur të kinematografisë. Ndryshe nga filmi korean i para ndonjë viti që fitoi çmimin Oscar...
Ilaçi i kompanisë Merck nuk është miratuar ende nga autoritetet shëndetësore në SHBA Britania e Madhe është vendi i parë në botë që ka miratuar pilulën anti-covid të zhvilluar nga kompania Merck në përpjekje për të luftuar Covid-19. Ky është trajtimi i parë antiviral për Covid-19 që miratohet dhe që po merr dritën jeshile përpara se autoritet shëndetësore në SHBA të thonë fjalën e fundit. Zyrtarët amerikanë do të takohen këtë muaj për të votuar nëse pilula anti-covid Merck duhet të...
Një përplasje e bursës amerikane dhe trazirat e përhapura sociale janë dy skenarët më të mundshëm në vitin 2022, ngjarje të rëndësishme që mund të prishin sigurinë botërore dhe të shpërbëjnë ekonomitë, ka parashikuar një raport i ri. Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Pekinit dhe një përplasje pronash në Kinë gjithashtu zënë vend të dukshëm në raportin “Risk Outlook 2022” të “Economist Intelligence Unit (EIU)’, ku të dyja konsiderohen ngjarje me probabilitet “të lartë”. Nga...
Të panjohurat e shoqërisë SVEA/ Si Shqipëria investoi mbi 62 milionë franga ari në 1925. Pas shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria do të vuante problematika serioze ekonomike e ndaj do të kishte diskutime të shumta lidhur me rrugën që duhej ndjekur për të arritur zhvillimin e vendit. Në këtë periudhë, në Shqipëri do të vinin studiues të huaj që do të analizonin potencialin ekonomik të vendit. Vendi kishte dalë nga perandoria osmane me një prapambetje të thellë. Në vend mungonin rrugët...
FACT CHECK / A munden vaksinat kundër Covid, të shkaktojnë pasoja afatgjata për trupin? Shumë njerëz shpesh mbeten të mëdyshur për marrjen e vaksinës kundër COVID-19, sepse kanë frikë nga ndërlikimet e mundshme afatgjata shëndetësore. Por a mund të ketë komplikime të tilla? Ja një kontroll i fakteve Deutsche Welle, duke iu referuar imunologëve dhe ekspertëve më të mirë gjermanë, u jep përgjigje pyetjeve: Reaksionet, efektet anësore dhe efektet afatgjata. Cilat janë dallimet? Po rastet e...
Operacioni nga Europol/ Përdornin ‘Dark Web’, 150 arrestime për trafik droge Sipas njoftimit zyrtar, 65 persona u arrestuan në SHBA, 47 në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Holandë, 3 në Francë, 2 në Zvicër dhe një në Bullgari. SHBA– Finalizohet operacioni “DarkHunTOR”! Europol ka “goditur” një nga kompanitë më të mëdha në Dark Web që ka sjellë prangosjen e 150 personave në disa shtete të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, 65 persona u arrestuan në SHBA, 47 në Gjermani, 24 në Britani, 4 në...
Kriza energjetike e Evropës po i siguron Putinit epërsi mbi Perëndimin Nga David A.Andelman “CNN” Paralajmërimi nuk ishte aspak i fshehtë. Vladimir Chizhov, përfaqësuesi i linjës së ashpër të presidentit rus Vladimir Putin në Bashkimin Evropian, deklaroi kohët e fundit se nëse Evropa dëshiron të zgjidhë me shpejtësi çdo problem të ardhshëm me furnizimin e saj me gaz natyror, do të ndihmonte jo pak trajtimi i Rusinë si një “partnere”, dhe jo si një “kundërshtare”. Ai nuk është sinjali i...
Kriza e gazit i ka rrënjët shumë më të thella sesa Rusia Nga Mark Galeotti I ligu Vladimir Putin i është kthyer sërish trukevetë tij. Këtë herë jo duke përdorur si armë tifozë huliganë apo vaksinat kundër Covid-19, por gazin natyror. Nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, Xhek Salivan tek Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Uollas, politikanët janë vënë në radhë për të fajësuar Rusinë për krizën aktuale globale të gazit. Problemi është se kjo është jo vetëm një analizë e keqe, por...
Nuk jemi të destinuar që t’i nënshtrohemi superfuqisë së makinave, teknologjia nuk është tjetërsim, por zbulim i humanes, automatizimi na ka çliruar dhe do të vazhdojë të na çlirojë nga lodhja, pa na e hequr humanizmin tonë, që qëndron kryesisht në të qenin konsumator. Në librin e tij të fundit, “Documanità. Filosofia del mondo nuovo”, filozofi Maurizio Ferraris çmonton klishe të ndryshme që sidomos nga e majta rëndojnë mbi raportin midis njerëzve e teknologjisë dhe na fton që të shikojmë me...
Në një njoftim të shumëpritur, Pfizer deklaroi këtë të hënë se faza 2/3 e testeve laboratorike, tregoi që vaksinat e tyre kundër COVID-19 ishin të sigurta dhe kishin mundësinë të gjeneronin një sasi të ‘konsiderueshme’ antitrupash tek fëmijët e moshave 5-11 vjeç. Këto janë rezultatet e para që njoftohen për këtë grup moshë dhe për një vaksinë anti-COVID, por të dhënat nuk janë aprovuar ende nga ekspertët e fushës apo të publikohen plotësisht nga Pfizer. Përfaqësues të kësaj kompanie...
Sot Berisha e sjell Grenellin si aleat. Kjo vetëm sa tregon se Berisha dhe ndoshta edhe PD, nuk u morën me të vërtetën, u munduan ta shohin realitetin në interesin e tyre se sa ta kuptojnë atë. Ose e sjellin të tjetërsuar për ata që i dëgjojnë në Shqipëri. E vërteta është vetëm kundër tij. Nuk dihet a e beson vërtetë apo e thotë për të bindur të tjerët në pafajësinë e tij, por në takimin e Fierit, Berisha e detajoi historinë e shpalljes “non grata” nga Departamenti i Shtetit. Historia ka...
Të dhënat e FDSKSH-së dhe ato të bilanceve të kompanive shëndetësore tregojnë se gjatë vitit të pandemisë, shpenzimet e sektorit publik për shëndetësinë u rritën me vetëm 4%. Përkundrejt kësaj, shqiptarët shtuan shpenzimet për kujdes shëndetësor privat, duke paguar miliona euro vetëm për diagnostikime për COVID-19. Një punonjëse e fushatës shqiptare të vaksinimit duke administruar një flakon të vaksinës AstraZeneca në Tiranë më 13 mars 2021. Laboratorët që ofruan të parët analizat për...
Emigracioni në nivele të larta i njerëzve të arsimuar nga vendi do të varfërojë ekonominë dhe gjithashtu ndikon negativisht në rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit – thotë një studim i ekspertëve të INSTAT, Elma Çali dhe Sokrat Palushi, që nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të institucionit. Ekspertët vunë në dukje se Shqipëria, deri në vitin 2020, kishte përqindjen më të lartë në rajon të emigrimit të njerëzve të arsimuar dhe studentëve që jetojnë jashtë vendit. Sipas publikimit të...
10 ditë takime! Shtatori erdhi por pa “peshq të mëdhenj”, ç’fshihet pas bisedave të ambasadores Yuri Kim me “kokat” e drejtësisë, kujt po i vjen radha… Detajet për takimet i ka ndarë vetë ambasadorja Kim, e cila i kërkoi Krajës që SPAK të hetojë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar pavarësisht sa i pasur, i fuqishëm apo cilës parti mund të jetë një individ. Yuri Kim TIRANË– Shtatori pritej të kishte arrestime nga organet e reja të drejtësisë, por kur kanë kaluar më shumë se 20...
Ballkani është një nga rajonet më të çuditshme në Evropë. Niveli i tij i të ardhurave është shumë më i ulët, se sa niveli mesatar i të ardhurave të Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Ky është një fakt i mirënjohur, por ia vlen të analizohet në një qasje tjetër. PBB -ja mesatare për frymë në Evropën Perëndimore është rreth 40.000 dollarë. Të ardhurat e vendeve të Ballkanit shkojnë nga pak më shumë se 10.000 dollarë, në pak më shumë se 20.000 dollarë (pa përfshirë Greqinë). Pra hendeku midis...
Kjo është një pyetje e mirë, dhe që mua si Rabin më është bërë shpesh. Ja cila është përgjigja ime:Kurani deklaron se Allahu mund të na kishte bërë të gjithë ne monoteistë, pra një bashkësi të vetme fetare. Por nuk e bëri këtë për të testuar përkushtimin tonë ndaj fesë, që i është dhënë secilit prej nesh nga Zoti. “Sikur të donte Allahu, do t’ju bënte një popull të vetëm, por plani i Zotit është t’ju provojë në atë që ju ka dhënë pra të konkurroni në të gjitha virtytet si në një garë...
Digital Jobs Albania” është një nismë e re e Bankës Botërore që synon të ndihmojë gratë në Shqipëri të zgjerojnë aksesin ndaj mundësive për punësimi online dhe të vendosin lidhje me ekonominë globale. Nisma do të ofrojë një kurs trajnimi intensiv 3-mujor për aftësitë digjitale për vajzat dhe gratë e moshës 16-35 vjeç, duke i pajisur ato me njohuritë e duhura, që u mundëson akses në punësimin online si profesioniste të lira për dizajn grafik, krijim faqesh në internet dhe marketing digjital...
Roli që u luajt historikisht nga ‘Ndrangheta tani po kalon në duart e organizatave të tjera dhe, në dhjetë vitet e fundit, grupet shqiptare janë rritur më shumë se kurrë. ITALI– Mediat italiane i kanë dedikuar një tjetër artikull krimit të organizuar në Shqipëri, për të cilin shkruan se po kthehet në një konkurent të fortë edhe për klanin Italian ‘Ndrangheta. Europa Today shkruan se tregu për të cilin shqiptarët konkurrojnë është mjaft fitimprurës duke marrë parasysh se konsumi i pluhurit...
Rreziku për pastrim parash në vendin tonë është rritur në vitin 2021. Indeksi i Bazelit i publikuar këto ditë tregon se mes 110 vendeve Shqipëria renditet e 72-ta me një nivel pikësh prej 5.72. Rreziku rezulton se është rritur teksa një vit më parë ishte e 44-ta me një nivel pikësh prej 5.69. Në një publikim më të zgjeruar të po këtij Indeksi por këtë herë në analizë merren 203 shtete (juridiksione), për profilin të Shqipërisë nënvizohet se pikëzimi më negativ që nxjerr rezultanten finale...
Nga dozat e kanabisit që zëvendësojnë bërthamat e ullinjve e shollën e atleteve, tek telefonat celularë në tubin e një porte futbolli. Këto janë disa nga përpjekjet e “çmendura” për të futur sende të jashtëligjshme brenda burgjeve në vend. A2 CNN sjell video të disa prej tentativave të dështuara për shkak të pikasjes nga kontrollet policore. Futja e drogës, apo sendeve të palejuara në qelitë e burgut, përpos sfidimit së ligjit kërkon imagjinatë. Në një palë atlete, që i janë dërguar nga...
Mendimet tona kanë fuqi I flasim vetes çdo ditë për pengesat dhe rrethanat që nuk na lejojnë të ndryshojmë, por nuk i flasim vetes se si bëhet më mirë, të jemi të dedikuar dhe të mos ndalemi në pengesa. A duhet ta provoj përsëri? Koha do kalojë që do kalojë. Gjithçka lidhet me mendimet që kalojmë çdo ditë në mendjen tonë. Të fokusohemi dhe të mendojmë më shumë për sukses, të përfshihemi në zgjidhje, kjo do bëhet e përhershme nëse kontrollojmë fokusin tonë dhe në situata për zgjidhje do jemi...
Një studim që kombinoi të dhënat shëndetësore të 6.2 milion pacientëve nuk zbuloi asnjë efekt shëndetësor serioze që mund të lidhej me vaksinat 2 vaksinat mRNA që përdoren kundër Covid-19. Studimi i botuar në revistën shkencore “JAMA” raportoi gjetjet e para gjithëpërfshirëse të Bazës së të Dhënave të Sigurisë së Vaksinave (VSD), e cila studion të dhënat e 12 milion njerëzve në 5 rajone “Kaiser Permanente” së bashku me Health Partners në Minneapolis, Klinikën Marshfilld në Uiskonsin dhe...
Gjyqi Nuremberg 2.0 është në përgatitje, me një proces gjyqësor të mbështetur nga mijëra avokatë dhe profesionistë mjekësorë në të gjithë botën, të udhëhequr nga avokati amerikano-gjerman Reiner Fuellmich, i cili po ndjek penalisht ata që janë përgjegjës për skandalin Covid-19 të manipuluar nga Forumi i Davos. Në këtë aspekt, vlen të kujtohet se Reiner Fuellmich është avokati që arriti të dënojë gjigantin e automjeteve Volkswagen në rastin e konvertuesve katalitikë të manipuluar, si dhe të...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit. Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma...
Nga Fraser Myers Imagjinoni sikur pas bombardimit japonez mbi Pearl Harbor, një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve të besonin se qeveria e tyre kishte qenë në një farë mënyre bashkëfajtore në atë sulm. Imagjinoni sikur ata të besonin se zyrtarët e qeverisë apo presidenti Ruzvelt,nuk bënë qëllimisht asgjë për ta parandaluar atë sulm ajror, apo më keq akoma, se ata vranë qëllimisht mijëra amerikanë për qëllimet e tyre të errëta. E megjithatë, kur ndodhi 11 Shtatori – një sulm edhe më...
Ish–kryeministri britanik Tony Blair: Grupet terroriste mund të krijojnë armë biologjike Islami radikal vazhdon të jetë një kërcënim i rendit të parë të sigurisë, kështu deklaroni sh-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. Ai u bëri thirrje udhëheqësve nga e gjithë bota që të mblidhen së bashku për të zhvilluar një strategji të përbashkët për të luftuar këtë rrezik serioz për shoqëritë e tyre. Talebanët erdhën në pushtet në Afganistan muajin e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara...
Në vitin 1905, Albert Ajnshtajni tregoi përmes Teorisë së tij të Relativitetit se hapësira është e lidhur ngushtësisht me kohën nëpërmjet kufirit kozmik të shpejtësisë së dritës. Kështu sipas kësaj teorie ne jetojmë në një Univers me 4 dimensione të hapësirë-kohës. Por në përditshmëri, ne e mendojmë Universin në 3 dimensione të hapësirës (veri-jug, lindje-perëndim, lart-poshtë) dhe një dimension të kohës (e kaluara-e ardhmja). Ndërkohë, një dimension i pestë do të ishte një dimension shtesë...
Top